Obama uron Karzain pas shpalljes president: Luftoni korrupsionin
Presidenti amerikan Barack Obama i ka thënë presidentit afgan, Hamid Karzai, se qeveri e tij e re duhet të bëjë përmirësime.
Gjatë një telefonate urimi me rastin e rizgjedhjes së zotit Karzai në postin e presidentit të Afganistanit, zoti Obama u shpreh se këto përmirësime do të mateshin me vepra, jo me fjalë.
Më pas presidenti Obama iu tha gazetarëve në Uashington se presidenti Karzai e kishte siguruar se e kuptonte rëndësinë e këtij momenti. Afganët e zakonshëm duan dy gjera mbi të gjitha. Siguri dhe vende pune. Të dyja varen në një pjesë të madhe nga vazhdimi i mbështetjes së huaj.

Por si do të reagojë opinioni publik amerikan ndaj këtyre zgjedhjeve të turbullta? Po vetë Uashingtoni?
Gjeja më e sjellshme që mund të thoshte presidenti Obama për zgjedhjet ishte … “Si të them, kaotike!” – Jo ajo retorikë e fortë pranuese ndaj rezultatit të zgjedhjeve afgane.
Sa të bashkuar janë amerikanët dhe presidenti Hamid Karzai?

BBC bisedoi me Daniel Markey në institutin studimor Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme në Uashington, i cili sapo është kthyer nga Afganistani.

BBC: Si mundet që këto zgjedhje të mos sillnin një rezultat më të pranueshëm për administratën Obama?

Daniel Markey: Është e vështirë të imagjinosh se si mund të prodhonte strategjia politike amerikane dhe angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare në Afganistan gjatë nëntë muajve të fundit një rezultat kaq shumë të kushtueshëm dhe kaq pak legjitim të zgjedhjeve, që edhe e armiqësuan Hamid Karzain dhe e bënë më dyshues ndaj Shteteve të Bashkuara, edhe e lanë atë përsëri në atë pozicion.

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka mundur të mbajë me vete një numër karakteresh që Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare do të kishin dashur të largoheshin, ndërsa tani janë kthyer me të gjitha forcat. Pra, përgjigja e shkurtër është jo, është e vështirë të imagjinosh se si ky proces mund të sillte një rezultat më të keq se kaq.

BBC: Dhe a mund ta vini ju gishtin në njërin nga gabimet që janë bërë. A është, për shembull, një ide e mirë për të këmbëngulur në vendosjen e një demokracie të tipit perëndimor në Afganistan?
Daniel Markey: Ajo që mund të them është se Administrata Obama që herët shprehu shqetësimin e vet dhe nuk e fshehu dëshirën për të parë daljen e alternativave të tjera ndaj Karzait. Mendoj se ky nuk ishte një llogaritje e mirë. Mendoj se ata e nënvleftësuan atë si lojtar politik, si fuqi, dhe mbivlefrësuan mundësinë se do të dilnin alternativa të tjera të besueshme.

Ne kemi parë shpalosjen e këtij procesi dhe vendosjen e një pyke midis Uashingtonit dhe Karzait, dhe kjo nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e sjelljes së tij. Nuk ka pasur kritikë konstruktive, ka pasur vetëm kritika dhe vetmbrojtje nga ana e tij.

BBC: Le të flasim pak për mbështetjen e publikut, që është një faktor kyç. Nëse do të dërgohen më shumë trupa amerikane për të mbështetur këtë qeveri, tani do të ketë një problem në besimin ndaj kësaj qeverie, ndaj këtij partneri afgan..
Daniel Markey: Kjo mund të jetë humbja më e rëndësishme nga procesi zgjedhor afgan. Nuk është vetëm se afganët mund të jenë të zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve, është edhe se pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare dhe sigurisht publiku amerikan, që ka me të vërtetë pikëpyetje të mëdha lidhur me atë se çfarë projekti ka për atë vend.

Dhe nëse ky projekt nuk është mbështetja e një partneri të besueshëm e demokratik përballë talibanëve, atëherë çfarë po bëjmë atje, pse po marrim një anë në atë që duket se është një luftë civile shumë kaotike dhe e shëmtuar. Këto nuk janë saktësisht mendimet e mija, por shumë amerikanë do të fillojnë të shohin hijet e Vietnamit dhe përvoja të tjera të dështuara në aplikimin e fuqisë amerikane kur nuk kemi një partner të mirë për të bashkëpunuar.

BBC: Pra ekziston paraleli me Vietnamin, siç u shprehët ju, përfshirja me një partner që është gjithnjë e më i papëlqyeshëm. A shihni ju një paralel të vërtetë me Vietnamin?
Daniel Markey: Unë shoh disa paralele, por nuk do t’u vija shumë rëndësi. Shqetësimi që kam unë është se ne duhet të pranojmë se Karzai nuk ka qenë asnjëherë partneri ideal, se asnjë udhëheqës afgan nuk do të kishte qenë ideal në këtë proces dhe se ka një numër ndryshimesh që duhen bërë në strukturën politike afgane që mund të imponohen edhe gjatë kohës që në pushtet është Karzai. Pra, ndryshimet në mënyrën se si punon qeveria afgane, mund ta bëjnë atë një qeveri më të aftë.

Largimi i disa individëve të caktuar që janë akuzuar për korrupsion, do të ndihmonte, dhe ndoshta një gjest i madh politik i ndonjë lloji, diçka si një konferencë ndërkombëtare apo diçka tjetër, në përpjekje për të ndryshuar momentin politik, për të filluar diçka të re në Afganistan siç po bëjmë gjetkë. Kjo do të ishte diçka që mund të ndryshonte rrjedhën e gjerave në këtë fazë. Por mendohej se zgjedhjet do të kishin bërë shumë nga këto gjera, prandaj është kaq shumë zhgënjyese që ato nuk e kanë bërë një gjë të tillë. (bbc)

Karzai shpallet president

UPDATE – Komisioni i Zgjedhjeve në Afganistan ka njoftuar anulimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale pas tërheqjes së kandidatit të vetëm të opozitës, Abdullah Abdullah.
Në një konferencë shtypi në Kabul, një zëdhënës i komisionit shpalli president fituesin e raundit të parë, Hamid Karzai.

Njoftimi u bë pas intensifikimit të presionit të komunitetit ndërkombëtar për anulimin e raundit të dytë.

Abdullah Abdullah u tërhoq të dielën nga raundi i dytë i planifikuar për të dielën, duke thënë se i frikësohej manipulimeve të cilat u shënuan në raundin e parë.

Një korrespondent i BBC-së në Kabul thotë se njoftimi i komisionit afgan të zgjedhjeve se nuk do të kishte raund të dytë, ishte i pritshëm.

Presion

Pas vendimit të Dr. Abdullahut për t’u tërhequr, mbi organizatërët e zgjedhjeve është ushtruar persion në rritje për t’i braktisur planet për raundin e dytë të votimit me mbetjen në garë vetëm të presidentit aktual, Hamid Karzai.

Tani komisioni e ka shpallur atë fitues, dhe i ka dhënë një mandat të dytë pesëvjeçar në post.

Duke i paraprirë vendimit, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, tha se shpresonte se procesi zgjedhor do të përmbyllej me kohë dhe sipas ligjit.

Privatisht, OKB, qeveritë amerikane, britanike e qeveri të tjera, kishin dhënë një mesazh të qartë: Ato nuk ishin të gatshme që të rrezikonin jetët e trupave dhe punonjësve të tyre për të siguruar një raund të dytë zgjedhjesh, rezultati i të cilave dihej.

Por synimi i mbajtjes së raundit të dytë ishte që t’i rikthehej një lloj besueshmërie procesit zgjedhor, pas problemeve të manipulimit në raundin e parë.

Korrespondenti i BBC-së thotë se megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ky vendim i përmbush të gjitha kriteret për të qenë legjitim.

KABUL – Shefi i OKB-së Ban Ki-Moon u nis për një vizitë të pa paralajmëruar sot në Afganistan, ndërsa presioni i zgjedhjeve rritet pas tërheqjes nga gara të rivalit të vetëm te Presidentit Hamid Karzai.

Tërheqja e ish-ministri i jashtëm Abdullah ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e qeverisë së ardhshme, e cila me siguri do të udhëhiqet nga Karzai.

Ban Ki-Moon do të takohen me dy politikanët Karzai dhe Abdullahu, për të diskutuar zhvillimin e punes, thuhet sot në një deklaratë të OKB.

Sipas njoftimit, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Abdullah dhe presidentin Karzai për t’i siguruar ata dhe popullin afgan për mbështetjen e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara në drejtim të zhvillimit të vendit dhe vazhdimin e ndihmave humanitare të OKB-së.

Zyrtarët perëndimorë në Kabul nuk pranojnë të konfirmojë nëse dorëheqja e Abdullah ishte pjesë e diskutimeve private me Karzain, por hedhin dyshime të forta mbi besueshmërinë e qeverisë së Karzait.

Afganistan, Abdullah tërhiqet nga raundi i dytë i zgjedhjeve

Rivali kryesor i presidentit Hamid Karzai, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane, njoftoi në Kabul se po tërhiqej.

“Unë nuk do të marr pjesë në zgjedhje,” u tha Dr Abdullah mbështetësve të tij.

Ai tha se kërkesat e tij për të siguruar zgjedhje pa mashtrime, nuk ishin realizuar.

Megjithatë zoti Abdullah nuk bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve që zhvillohen ditën e shtunë.

Zoti Karzai hodhi poshtë kërkesën e rivalit të tij për heqjen e zyrtarëve që drejtuan raundin e parë të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i presidentit Karzai, Waheed Omar tha se tërheqja “ishte për të ardhur keq”, por zgjedhjet duhet të zhvilloheshin siç ishin planifikuar.

Situatë e nderë

vendimi i zotit Abdullah për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale e ka çuar në kaos procesin.

Kushtetuta e Afganistanit nuk e mbulon një situatë të tillë ku ndodhet tani vendi, që po përgatit një raund të dytë zgjedhjesh me vetëm një kandidat në garë, presidentin Hamid Karzai.

Disa nga mbështetësit e tij kanë thënë ai do të marrë pjesë në zgjedhje, por vetë zoti Karzai nuk ka folur ende.

Në fakt vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një raund të dytë që u nxit nga diplomatët e huaj.

Në shumë raste shumë nga të njëjtët diplomatë që e nxitën presidentin Karzai të pranonte raundin e dytë tani dëshirojnë t’i japin fund procesit.

Një opsion është që Gjykata e Lartë e Afganistanit mund të marrë një vendim, – në mungesë të udhëzimit nga kushtetuta për këto raste,- dhe ta shpallë fitues presidentin Karzai.

Ky do të jetë një fund shumë i pakënaqshëm për zgjedhjet e dyta presidenciale në vend që prej rënies së talebanëve.

Nga ana e komunitetit ndërkombëtar kundërshtohet ashpër që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Kjo do të thotë që mijëra trupa britanike, amerikane dhe të vendeve të tjera të vënë përsëri jetën në rrezik bashkë me kolegët e tyre afganë dhe qindra punonjës të OKB-së.

Vetëm disa ditë më parë pesë punonjës të OKB-së u vranë gjatë një sulmi në Kabul.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25424. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25424