Obama, ne krye te njerezve te pushtetshem sipas Forbes

Obama, ne krye te njerezve te pushtetshem sipas Forbes

Lideret boteror dhe ata te industrise udheheqin renditjen e 10 te pareve, qe bazohet ne nje numer personash qe me nje fare personaliteti mund te ndikojne edhe pertej sferes se vet te ndikimit. Presidenti amerikan Barack Obama mund ti shtoje nje mirenjohje tjeter listes se gjate te vleresimeve. Tashme, ai figuron si njeriu me potent ne bote, ne nje renditje te revistes Forbes. Obama, popullariteti i te cilit ne atdhe dhe jashte tij duket se ka rigjalleruar imazhin e SHBA, udheheq nje liste njerezish me influence ne bote, aty ku shfaqen edhe kreu i Al Kaedes, Bin Laden (vendi i 37-te) dhe drejtuesja amerikane e talk show Oprah Winfrey (e 45-a).
Ne perpilimin e kesaj renditjeje te pazakonte, Forbes ka deklaruar se ka ngushtuar zjedhjen ne 67 persona, pasi eshte nje numer i bazuar ne konceptin qe mund te reduktoje nje populate prej 6.7 miliard banoresh ne ata qe kane rendesi nder 100 milione njerez. Objektivi qe i kemi vene vetes ne stilimin e kesaj renditjeje eshte te zbulojme fuqine me shume sesa te bejme homazh. Por edhe te tregojme me kalimin e kohes sesa e lehte eshte te humbesh dhe sa e veshtire eshte te perfitosh, thote revista.
Lideret boteror dhe ata te industrise udheheqin renditjen e 10 te pareve, qe sipas Forbes bazohet ne nje numer personash qe me personalitet mund te ndikojne edhe pertej sferes se vet te ndikimit, pa harruar edhe kontrollin qe kane te risite financiare dhe mbi aktivitetin e ushtruar nga pushteti i tyre.
Ja se cilat jane dhjete vendet e para:
1. Barack Obama (president i SHBA)
2. Hu Jintao (president i Kines)
3. Vladimir Putin (kryeministri rus)
4. Ben Bernanke (drejtor i Federal Reserve)
5. Sergey Brin e Larry Page (themelues te Google)
6. Carlos Slim (administrator i meksikanes Telmex)
7. Rupert Murdoh (president i News Corp)
8. Michael T. Duke (Administrator i dyqaneve Wal-Mart)
9. Abdullah bin Abdul Aziz (mbret i Arabise Saudite)
10. Bill Gates (themelues i Microsoft dhe bashkedrejtues i Bill & Melinda Gates Foundation)
/reuters/</p>
N05YwxrpP5Q

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26471. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26471
 
Top