Obama kërkon të lirohet San Suu Kyi

Obama kërkon të lirohet San Suu Kyi

Barack-Obama-226x300.jpg

Foto: AP

Presidenti Barack Obama i ka kërkuar personalisht kryeministrit të Birmanisë, gjeneralit Thein Sein, që të lirojë udhëheqësen e opozitës, Aung San Suu Kyi.

Ai e përcolli këtë mesazh gjatë një takimi në Singapor me udhëheqësit e dhjetë vendeve që bëjnë pjesë në organizatën e Azisë Juglindore.

Njoftimin e dha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.

“Presidenti, siç e dini po zhvillonte një takim të programuar me udhëheqësit e dhjetë vendeve të Aseanit.”

“Në këtë takim ai e ngriti sërish kërkesën e lirimit të udhëheqëses së opozitës në Birmani, Aung san Su Kyi, ashtu siç pat deklaruar edhe në Japoni.”

“Pra ai e ngriti këtë çështje drejtpërdrejtë, para qeverisë së Birmanisë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit që u zhvillua të djelën në Singapor, bëhet thirrje që zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Birmani javën e ardhshme, të jenë të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, por nuk përmendet lirimi i udhëheqës së opozitës në Birmani.

Nga Singapori, zoti Obama ka mbërritur në Shangai në kuadrin e turneut të tij aziatik.

Disa qarqe në Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si një kërcënim gjithnjë e më të madh për Amerikën.

Ndërsa vetë presidenti Obama e ka përshkruar Kinën si partnere jetike dhe si konkurrente.

Presidentit Obama i duhet bashkëpunimi i Kinës për të trajtuar shumë prej çështjeve më të rëndësishme në axhendën e tij, si riaktivizimi i ekonomisë globale, marrja e masave për të përballuar ndryshimet e klimës, mospërhapja e armëve bërthamore e deri te roli i mundshëm i Kinës në përmirësimin e situatës në Afganistan.

Disa kanë shprehur shqetësim se zoti Obama nuk po e ngre zërin sa duhet për çështje të tilla si Tibeti apo të drejtat e njeriut, pasi Kina ka potencialin ta ndihmojë Amerikën t’i përmbushë objektivat e mësipërme.

BBC

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23807

Top