O.J. Simpson pranon fenë islame nga burgu

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
088899fb33d1945742b2faac0f81363e.jpg


O.J. Simpson raportohet se është duke ndërruar religjion, ai po e pranon fenë islame.
Ylli i futbollit amerikan, i cili ka ndërtuar edhe karrierë si aktor, është i burgosur në Nevada që nga viti 2008 për shkak të akuzave të kidnapimit dhe një vjedhje në lidhje me një rast që ndodhi në hotel-kazinonë Palace Station në Las Vegas.


Pasi ankesa e tij për rishikim të gjykimit është hedhur poshtë dhe pasi në qershor të vitit 2013 u informua se do të shërbejë edhe katër vite të tjera, Simpson ka pranuar religjionin në tentim për ta ndryshuar jetën e tij.


“O.J. vërtet ka menduar se do të ishte i suksesshëm në tentim për një gjykim të ri dhe mase edhe të lëshohet nga burgu. Por tash ai nuk është në gjendje të fitojë lirim me kusht deri në fund të vitit 2017, që e ka zemëruar atë”, ka thënë burimi për National Enquirer.


67-vjeçari ka mësuar për fenë islame falë miqësisë me kampionin e boksit, Mike Tyson, i cili kishte qenë i burgosur në fillim të viteve 1990-ta dhe është një mysliman i devotshëm.


Simpson, i cili më herët është akuzuar edhe për pjesëmarrje në vrasjen e ish-gruas së tij dhe një miku të saj, thuhet se tashmë po e lexon Kuranin, edhe pse nuk kishte agjëruar gjatë muajit të shenjtë të ramazanit.
 

scadarsko

Locus omnem
Te nderrosh fene, e njejte si te nderrosh partine.....pffff propagande hesapi vetem per terheq vemendje opinionit publik nje i burgosur.... Preferoj nje njeri te behet ateist, se sa ngA islam n Kristian apo budist,cirilank apo jehud.gjyren e gjakut a mundet ta nderroj?
 
Top