Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

kastriot

Primus registratum
Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

Autori i librit Kastriot Myftaraj akuzohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare

Prokuroria sekuestron librin "Nacional Islamizmi Shqiptar"

TIRANË- Prokuroria sekuestron librin “Nacional Islamizmi shqiptar” dhe verifikon paragrafet e tij ku nxitet urrejtja ndërmjet feve. Prokuroria ka sekuestruar disa ditë më parë librin në fjalë dhe ka konstatuar se në të ndodheshin paragrafë ku nxitej urrejtja ndërmjet fesë myslimane dhe katolike. Libri i shkruar nga Kastriot Myftaraj ka në përmbajtjen e tij shprehje dhe fraza që në vetvete përbëjnë vepra penale. Momentalisht organi i akuzës është duke kryer verifikime të tjera mbi këtë libër për të parë nëse ekzistojnë apo jo paragrafë të tjerë të ndaluar. Deri tani për autorin nuk është marrë asnjë masë por shumë shpejt ndaj tij do të fillojë një procedim penal. Ky fakt është pohuar nga drejtuesit e organit të akuzës së kryeqytetit. Sipas tyre, është konstatuar se në libër nxitet urrejtja ndërmjet feve dhe kjo është një vepër penale. Nga verifikimi ka rezultuar se në librin “Nacional Islamizmi Shqiptar” ndodhen tre paragrafë që nxisin urrejtjen ndaj feve. “Që islami është fe e poshtnimit kjo kuptohet edhe nga fakti që në ritin e faljes ka adaptu rënien pëmbys”. Është një nga tre paragrafët që ndodhen në libër. Sipas hetuesve, ky paragraf fyen haptazi fenë myslimane dhe nxit urrejtjen e njerëzve ndaj saj. Ndërkohë në libër ndodhen edhe dy paragrafë të tjerë, më të rëndë se sa i larpërmenduri, që nxisin thellë urrejtjen për fenë myslimane. I gjithë libri është shkruar në gegërisht edhe kryesisht përbëhet nga mendime të vetë autorit për fenë myslimane dhe mënyrën se si ajo ka ndikuar në jetën shoqërore në Shqipëri. Kastriot Myftaraj akuzon myslimanizmin si pengesën e vetme që ka Shqipëria për t’u integruan në Europë si dhe për të ecur përpara. Libri është kundërshtuar edhe nga kritikë të ndryshëm pasi është i pabazuar në realitet. Ai më shumë ngjan si shfryrje e një mllefi nga ana e autorit karshi fesë myslimane. Disa nga këto shqetësime të kritikëve dhe specialistëve të ndryshëm i janë referuar edhe organit të akuzës së kryeqytetit. Momentalisht ndaj autorit të librit nuk është marrë asnjë masë parandaluese. “Për këta tre paragrafë, Kastriot Myftaraj do të mbajë përgjegjësi penale. Shteti shqiptar nuk mund të lejojë nxitjen e urrejtjes ndërmjet feve”,- thanë burimet e Prokurorisë së rrethit Tiranë. Kallëzimi në lidhje me këtë libër është bërë nga një shtetas i thjeshtë, emri i të cilit nuk mund të bëhet i njohur për publikun për arsye sigurie. Ky person rastësisht kishte gjetur një kopje të këtij libri fetar. Teksa po e lexonte ai kishte vënë re një paragraf tepër të dyshimtë në të cilin nxitej urrejtja ndërmjet muslimanëve dhe katolikëve. Në paragrafin e lartpërmendur përdoreshin shprehje që nxisin besimtarët e feve respektive për t’i bërë keq njëri- tjetrit.

Ened Janina

Marre nga Shekulli

Kastriot


Ps: Nuk e njohin kete Albinosin e Albforumit ata te Prokurorise se perndryshe do te ishin llahtarisur fare!! <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

Albinos

Primus registratum
Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

<span style="font-style: italic">jo debate personale ketu</span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

<span style="font-style: italic">jo debate personale ketu</span>
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

Nese ne Shqiperi, sistemi gjyqesor ecen sipas Kushtetutes, Kastriot Myftaraj nuk duhet te ishte burgosur kurre. Libri i tij nuk eshte i denueshem nga ligji. Nuk kuptoj me c'baza funksionon gjykata ne kete rast.

Kushtetuta e Shqiperise

Neni 10

1. Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare.
2. <span style="font-weight: bold">Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike.</span>

Neni 18

1. Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.
2. Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, <span style="font-weight: bold">bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore.</span>

Neni 22

1. <span style="font-weight: bold">Liria e shprehjes eshte e garantuar.</span>
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

www.korrieri.com, 1 Dhjetor, 2003.

Nje idiotizem fetar dhe nje idiotizem penal.
Nga Bashkim Shehu/

Para do kohe, u vu ne levizje procedura e ndalimit te librit &quot;Nacional-islamizmi shqiptar&quot; dhe e hapjes se ceshtjes penale ndaj autorit, i akuzuar si nxites i urrejtjes fetare nepermjet pohimit se feja islame qenka poshteruese per njeriun, sikurse u dukerka ne te renet permbys te besimtareve. Mendoj se ky veprim i organeve te drejtesise eshte po aq idiot sa dhe thenia e atij libri. Sqaroj se fjalen &quot;idiot&quot; po e perdor jo ne kuptimin fyes, &quot;budalla&quot; ose &quot;hajvan&quot; pak a shume, porse ne kuptimin etimologjik te greqishtes se lashte, qe do te mund te perkthehej, pak a shume, &quot;njeri mendjembyllur&quot;. Eshte sinonime edhe me &quot;ignoramus&quot;, fjale e latinishtes qe ka hyre ne anglishte nepermjet emrit te personazhit te nje juristi ne nje pjese teatrore homonime te shekullit XVII. Po i shqyrtoj keto dy idiotizma njeri pas tjetrit.

Nga thenia e censuruar sic e citojne gazetat, ngjan se autori i librit e vecon fene islame nga fete e tjera ne aspektin e poshterimit te dinjitetit njerezor. Nderkaq, ne menyre analoge feja e krishtere ka gjunjezimin. Mirepo autori yne mund te pretendoje se gjunjezimi nuk eshte poshterues, perderisa djaloshi i dashuruar (normalisht, duke perjashtuar homoseksualitetin) bie me gjunje romantikisht para vajzes qe dashuron. Pra, Zoti i te krishtereve qenka Zot i dashurise. E ai i myslimaneve? A nuk biem permbys, shtrire fare madje, tek bejme dicka pa te cilen dashuria s'mund te jete e plote, pa njecike seks, pra? Se paku keshtu ndodh ne nje nga pozicionet klasike, shtrire te dashuruarit rrafsh, dystuar mire, me te vetmin ndryshim nga riti islamik se nuk shtrihen para njeri-tjetrit, porse permbi njeri-tjetrin. Megjithate, mund te kete edhe seks pa dashuri, do te pretendonte me njefare te drejte autori yne, denigruesi i islamit. Sidoqofte, verehet se ne dashurine romantike vetem mashkulli bie me gjunje (me perjashtim, ndoshta, te lesbianeve), sikurse edhe ne pozicionin klasik eshte mashkulli ai qe bie &quot;barkas-shtrihu&quot; persiper nje femre. Dhe eshte interesante se, ne kundershtim me te shembellyerit e dashurise (perjashto, normalisht, gay-t dhe lesbianet), edhe feja islame, edhe ajo e krishtere e perfytyrojne si mashkull Perendine, para te cilit bien permbys apo me gjunje perkatesisht - para nje mashkulli teper te moshuar e mjekerbardhe (edhe ketu, gerontofilia e skajshme perjashtohet, e denueshme nepermjet konsensusit nderfetar si perversion po aq sa edhe homoseksualiteti). Vertet, autori yne mund te ngulmoje ne te tijen, duke u gjegjur se feja e krishtere eshte mbrujtur fort nga elementi femeror, fale adhurimit te Virgjereshes Shen Meri (ndonese jo tek protestantet). Vecse perpara Saj, sipas rregullit te dashurise, vetem Shpirtit te Shenjte, qe e mbarsi, mund t'i lejohej te binte me gjunje. Me ane tjeter, autori yne do te na derrmonte me argumentin se konvertimi nga i krishtere ne mysliman, perkatesisht kalimi perfundimtar nga pozicioni romantik i gjunjezimit ne pozicionin e herepashershem realist apo materialist shtrire permbys, shpie sadokudo ne bjerrje te spiritualitetit.

Nuk desha te lendoj ndjenjat e sinqerta te besimtareve duke blasfemuar. U perpoqa vetem te coja deri ne fund logjiken e autorit te librit te ndaluar dhe, paralelisht, gjithe duke ndjekur idiotizmin e tij ne menyre logjike, i mbyllur ne mendjen time- se vetem me ane te imitacionit mund t'i kuptojme njerezit mendjembyllur- te dialogoja duke perfytyruar argumentet e kunderta. Ne kete debat brenda mendjes sime, ngadhnjeu idioti i librit. Domosdo, perderisa ndoqa logjiken e tij. Dhe deshiroj te theksoj - perkunder kesaj logjike idiote, dhe duke perifrazuar Klod Levi-Strosin, sipas te cilit barbare jane vetem ata qe besojne ne ekzistencen e barbareve- se asnje fe nuk e poshteron dinjitetin njerezor, dhe se poshteruese per njeriun eshte stigmatizimi i Tjetrit te pergjithesuar, thjesht ngaqe eshte ndryshe.

Idiotizmi i dyte, ai me karakter penal, ngjan te jete me serioz. Ne asnje demokraci te perparuar nuk denohet shprehja e qendrimeve dhe opinioneve anti- fetare, madje as edhe anti- klerikale, deri te talljet me simbolet dhe me institucionet e me vete Papen. Ne Shqiperi, ku nen diktaturen komuniste propaganda fetare konsiderohej krim kunder shtetit dhe kleri martirizohej burgjeve ose nen plumbat e skuadres se pushkatimit, nuk duhet te mburremi se garantohet liria e ndergjegjes nese tani eshte opinioni anti- fetar ai qe vihet nen goditje penale.

Mund te thuhet se nuk kemi te bejme ne rastin konkret thjesht me pikepamje ateiste, te cilat, sikurse ne asnje demokraci, as shteti shqiptar nuk i ndeshkon, porse eshte fjala per denigrimin e nje feje te caktuar, e kjo qenka me keq se po t'i shash te gjitha fete, aq me teper qe behet nga pozitat e nje feje tjeter, gje qe sjell urrejtje fetare, e prandaj demton interesat e kombit. Kjo perligjje do te mund te qendronte vetem po te ishte autori i librit te ndaluar nje perfaqesues i larte i ndonje komuniteti fetar. Ai perfaqeson vetem veten. Dhe urrejtja qe mund te zgjoje tek besimtaret e ndershem, por jo te marrosur nga fanatizmi, nuk ka pse te jete urrejtje ndaj ndokujt tjeter pervecse atij vete. Por ketu nuk hyn ligji. Dhe ka pasur ne Shqiperi mjaft akuza publike ndaj te krishtereve si te tille ne emer te islamit, por jo nga autoritetet e fese myslimane- d.m.th., raste te peraferta me kete te librit te ndaluar, e ligji nuk ka vepruar, dhe me mire keshtu, sado te shemtuara ne egersine e tyre edhe ato shprehje opinioni.

Shtrohet pyetja, perse ndodh tani nje interpretim kaq idiot i ligjit? Mos valle ngaqe myslimanet, apo me sakte njerezit me prejardhje myslimane, perbejne shumicen ne Shqiperi? Mua me duket se eshte dicka tjeter, perderisa ne Shqiperine plurale nuk ka kurrefare hegjemonie myslimane, as politike, as edhe kulturore. Me duket se eshte presioni i nje pakice fondamentaliste apo haxhiqamiliste, te ngushte, po teper agresive, se ciles i pelqen te paraqitet si viktime ngaqe nuk ka nje hegjemoni e tille, e pushteti gjyqsor thjesht genjen veten se po i qeteson. Sipas reflekseve te kushtezuara te nje tradite te shendoshe kombetare, pushteti gjyqsor nenshtrohet - me gjunje ose duke rene permbys - ndaj atyre qe me shume bertasin e hakerrohen.

Bashkim Shehu

P.S. Shpresoj se per kete shkrim nuk do te kem pasoja penale.
 

tea2003

Primus registratum
Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale

Shqiptaret historikisht kane qene popull pagan, prandaj s'ka dhe fatmiresisht s'ka per te pasur ndonjehere konflikte te thella per shkak te besimit.Ata hipokrite qe perpiqen t'i hedhin vaj zjarrit e kane kot.
 
Top