Re: Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale
Kastriot prite prite Skenderbene ....
<ul style="list-style-type: disc">[*]Besimtare nga Lindja e Mesme falen ne xhamite shqiptare
Dita e premte, apo sic i thonë e xhuma, nuk pati asnjë falje të vecantë për policët e vrarë. Në xhaminë kryesore në qendër të Tiranës, hoxha dhe besimtarë të tjerë pushojnë të lodhur nga vapa, mbi divanët karakteristikë. Plaku i vjetër thotë se nuk kanë marrë asnjë udhëzim nga Komuniteti Musliman për të bërë këtë falje. Edhe kjo e premte, nga ora 13:00 e drekës e në vazhdim do të ketë ritet e përhershme të përcaktuara për këtë ditë. Një besimtar që pret zbathur në hyrje të xhamisë nuk di të ketë ndonjë falje për policët që janë vrarë në krye të detyrës brenda një periudhe të shkurtër kohore. Xhamia qëndrore e Tiranës ka mbledhur një ditë besimtarët për tu falur për njerëzit që humbën jetën me rrëzimin e kullave binjake në SHBA. Kurse falja për punonjësit e rendit, nuk duket të jetë akoma në program. Një falje për gjithë besimtarët mund të vlente për t'i sensibilizuar cfare po ndodh me ata që rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë e të tjerëve. Pse jo për t'i mbajtur këta edhe larg krimit dhe armëve. Po kështu edhe në xhaminë në rrugën e Kavajës askush nuk do të falet për policët. Besimtarët janë të gjithë duke kryer ritin e abdesit dhe presin fillimin e faljes ne oren 12:30. Do të kryhen të njëjtat rituale si cdo të premte.
Ata qe i falen allahut ne xhami shqiptare
Ndoshta iu ka qëlluar të shihni edhe ju disa burra me mjekër shumë të gjatë dhe bluza të holla që shkojnë deri në gju. I gjen cdo të premte në mesditë në rrugën e Kavajës duke nxituar për në xhami. Janë të gjithë të huaj. Besimtarët e tjerë thonë se ata jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Një grua nga Kruma e Hasit, tani banuese në lagjen Laprakë të Tiranës me librin e faljeve në dorë ngjitet nëpër shkallë për në katin e tretë se ka shkuar vonë për faljen. "Një pallat të madh në Laprakë e kanë ndërtuar këta që vijnë në xhami". Ajo thotë se janë nga Arabia Saudite, Turqia, Irani etj. Gruaja tregon se ata falen si gjithë të tjerët por nuk bëjnë propogandë. "Nuk i lë imami se e ka ai në përgjegjësi" shpjegon besimtarja.
Të huajt janë të shumtë në numër. Vijnë cdo të premte për të ndjekur besimin e tyre edhe në Shqipëri. Kurse meshkujt nuk dinë shumë për këta besimtarë që vijnë nga shtete të tjera. Madje njëri prej tyre pretendon se janë shqiptarë por flasin gjuhë të huaj. Ndërsa një tjetër thotë se këta janë të punësuar në shtetin tonë dhe nuk ka gjë të keqe nëse vijnë e falen në një xhami shqiptare. "Janë nga Arabia Saudite, nga Turqia, Pakistani, Irani, ka nga shumë shtete". Një besimtar 26 vjecar thotë se ata janë të punësuar nëpër shoqata të huaja, nëpër banka, në ndërtim, madje janë edhe drejtues firmash.
Pak e nga pak fillon e mblidhet një grumbull i madh njerëzish, dikush për të dhënë shpjegime e dikush për tu sqaruar me kë ndan vendin e faljes. Origjina e të ardhurve vazhdon të shëtisë nga një vend në tjetrin por askush nuk di gjë me siguri. "Kanë ardhur nga Afganistani" thotë një djalë i vogël, por vështrimi i egër i më të mëdhenjve e detyron të heshtë e madje të largohet fshehtas. Të tjerët ngrejnë supet, dikush bën edhe se nuk e ka dëgjuar. "Këtu ata falen si gjithë të tjerët" vazhdon të tregojë 26 vjecari. Ai tregon se besimtarët e huaj janë të përpiktë. Vijnë, kryejnë ritualet si gjithë të tjerët dhe largohen kur mbaron falja. Një djalë tjetër i ri thotë se rrallë kanë komunikuar me ta dhe kanë bërë biseda teologjike, vetëm për fenë e tyre. Dialogu i shkurtër ndihmohet nga përkthyes por shumë prej tyre kanë mësuar edhe shqip. Disa minuta para se të fillojë falja ata filojnë e vijnë të gjithë. Ndonjë ka mjekër të gjatë deri në kraharor dhe rroba krejt të bardha, që një besimtar thotë se janë shumë të përshtatshme për temperaturat e larta në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Të ndjekur nga vështrimet kurioze të të tjerëve, që janë ulur me kohë në hyrje të sallës, ata fillojnë të heqin këpucët dhe zbresin në katin e poshtëm për tu larë përpara faljes.
Rituali fillon si gjithmonë me heqjen e këpucëve dhe më pas zbresin një kat më poshtë për tu larë përpara se të falen. Ky është riti i abdesit, i detyruar për të gjithë. Kurse nëse do të mbash mjekër apo jo varet nga dëshira e besimtarit. Një djalë i ri, besimtar prej gjashtë vjetësh, thotë se as rrobat dhe as mjekra nuk janë të detyruara. Ka nga ata që duan t’i ngjajnë në pamje profetit të tyre.Një tjetër, 26 vjecar, i cili ka studiuar në një shkollë teologjike në Arabinë Saudite, tregon se mjekra ka një kuptim. "Ne e mbajmë sepse është një gjë që femrave nuk u del"
Hikmet, një 40 vjecar turk, thotë se ka katër vjet në Shqipëri që kur firma e tij e ëmbëlsirave filloi të sillte prodhimet e saj edhe në Shqipëri. "Kur vij këtu cliroj shpirtin dhe gjithcka më ecën mbarë, biznesi, familja të gjitha". Me shqipen e tij jo shumë të qartë shpjegon se ka besuar që kur ishte 8 vjec dhe në xhami vijnë familjarisht. Gruaja dhe vajza hyjnë në anën tjetër të oborrit, në hapësirën e caktuar vetëm për besimtaret femra. Hikmeti thotë se në xhami vijnë edhe shumë të huaj të tjerë por ai nuk i njeh dhe as nuk ka folur ndonjëherë me ta. "Vijnë dhe ikin më shpejt se ne".[/list]
Marre nga "Zeri i Popullit"