Nxitja e Urrejtjes fetare - Veper e denueshme penale
PRECEDENTI I PARE PENAL MIDIS FEVE
Hetim për librin anti-islamik
Denoncimi ndaj "Nacional-islamizmit shqiptar"
--------------------------------------------------------------------------------
Gazmend Janku
TIRANE
Pas 13 vjetëve demokraci organi i akuzës për herë të parë ka marrë në dorë hetimin e një dosjeje që ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes midis feve. Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë të ditur për Gazetën se në bazë të një kallëzimi penal të një shtetasi, ky organ ka regjistruar procedimin penal me objekt hetimi "nxitjen e urrejtjes midis feve". Sipas kallëzimit të bërë, kallëzuesi (identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur) është ndikuar për të njoftuar organin e akuzës, pasi kishte lexuar librin e Kastriot Myftarajt, "Nacional-islamizmi shqiptar". Për momentin organi i akuzës ka në dorë vetëm një paragraf të këtij libri ku, sipas burimeve, autori i librit ka folur me përçmim dhe e ka poshtëruar kryesisht fenë islame. Por sipas të njëjtave burimeve tendenca përçmimi në paragrafët e librit ka edhe midis besimtarëve katolikë dhe atyre të krishterë. Gazeta arriti të sigurojë disa paragrafë nga libri i Myftarajt (i shkruar në stilin geg), ku feja islame cilësohet si një poshtëruese. "Që islami është fe e poshtnimit njerëzor kjo kuptohet nga fakti që ajo ka adaptu për ritin e faljes ranien përmbys, ritin tradicional që shpreh nanshtrimin dhe poshtnimin e njeriut para sundimtarit absolut që ka në dorë pushtetin fetar (kreu VI fq 102)". Ndërsa për sa u përket katolikëve dhe të krishterëve, Myftaraj në librin e tij prek popullaritetin e këtyre dy besimeve në vitin 1054, duke u dhënë prioritet katolikëve. Ndërkohë burime nga organi i akuzës kanë bërë të ditur se hetimet në lidhje me këtë kallëzim penal janë në fazat e para të tij. Për momentin hetuesit nuk kanë ngritur ndonjë akuzë ndaj autorit të librit, ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse Myftaraj është marrë ndonjëherë në pyetje në lidhje me këtë dosje. Ndërsa për sa i përket fillimit të një procedimi të tillë penal (i pari i këtij lloji në Shqipëri), burimet janë shprehur se "nxitja e urrejtjes midis feve" është një vepër penale që bie në kundërshtim me interesat e shtetit shqiptar për bashkëjetesë në paqe midis feve dhe si e tillë kjo vepër është penalisht e dënueshme. Gjithsesi do të jenë hetimet e organit të akuzës ato që do të përcaktojë nëse në paragrafët e librit "Nacional-islamizmi shqiptar" ka vërtet shprehje apo fjalë që nxisin urrejtjen midis feve në vend. Vetëm pas një konkludimi të tillë mund të përcaktohet edhe përgjegjësia apo motivi i autorit të librit.
Si lindi ideja e "Nacional-islamizmit shqiptar"
Sipas hyrjes së librit, autorit Myftaraj i lindi ideja për një libër të tillë pas një shëtitjeje që ka pasur me një gazetar amerikan nëpër libraritë e kryeqytetit. Fakti që kolegut të tij amerikan i kishte bërë përshtypje se në librari nuk gjendeshin libra analitikë për politikanët bashkëkohorë shqiptarë, si dhe mungesa e polemikave për shtypin, e ka shtyrë Myftarajn për të shkruar "Nacional-islamizmin shqiptar". Një tjetër shtysë e Myftarajt për të shkruar këtë libër ka qenë edhe fakti se libra të tillë analitikë për politikanët shqiptarë (duke pasur parasysh komplikueshmërinë e politkës shqiptare) mungojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup, ku mendimin e analitikëve mund ta marrësh vetëm nëpër kafenera, ku ata shpenzojnë kohën dhe honoraret e shkrimeve nëpër gazeta, që pas tri ditësh i kanë harruar edhe vetë e jo më publiku.
PARGRAFE NGA LIBRI
(Në stilin geg)
- "Që islami është fe e poshtnimit njerëzor kjo kuptohet nga fakti që ajo ka adaptu për ritin e faljes ranien përmbys, ritin tradicional që shpreh nanshtrimin dhe poshtnimin e njeriut para sundimtarit absolut që ka në dorë pushtetin fetar (kreu VI fq 102)".
- "Duhet të ditë se historikisht ka pasë nji strategji toskë (të kordinume me fqinjët greko-serbë) për përçamjen e Gegnisë, strategji kjo e cilla asht aktive ma tepër se kurrherë në kohën e jonë" (Kreu VI fq 96)
- Fakti që lufta në Shqipni në vitin 1997 u mbyll shpejt prej Të Mëdhajve sepse ishte e parakohshme, nuk do të thotë se ajo nuk do të hapet kur të vijë koha. Përfundimi i luftës në Makedoni ngre pyetjen se cilla do të jetë lufta e rradhës. Skema belike veriperëndimi-juglindje nxjerr në rradhë të parë Shqipnin londineze ku ka jo nji por dy mina të pashpërthyeme; konflikti greo-shqiptar për Vorio-Epirin dhe konflikti toskë-gegë (kreu XIV fq 241)
Marre nga BW.
Kastriot