Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH

Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH

Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH

Ministri Genc Pollo refuzon t'i takoje

16 shtator, 2006

Nxënësit e shkollave profesionale ekonomike, të cilët pretendojnë të jenë diskriminuar gjatë llogaritjes së pikëve të tyre në Fakultetin Ekonomik, protestuan sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duke kërkuar rillogaritje të këtyre pikëve.

Të mbështetur nga Lëvizja MJAFT!, ata mbanin në duar parrulla ku akuzonin dikasterin e arsimit për papërgjegjshmëri dhe për diskriminim, ndërsa kërkuan drejtësi dhe zbatim të Guidës së Maturës Shtetërore, që është shpërndarë zyrtarisht që në muajin mars të këtij viti.

Gjatë kohës që protestonin ata kërkuan të takoheshin me ministrin Genc Pollo, i cili në një moment u shfaq në një nga dritaret në katin e dytë të Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që refuzoi të takohej me nxënësit që protestonin poshtë zyrës së tij.

Besjan Pesha, aktivist i Lëvizjes MJAFT!, duke shpjeguar arsyet pse kjo lëvizje mbështet nxënësit protestues, tha për median se “Nëse këta nxënës nuk do të trajtohen sic u takon, atëherë Matura Shtetërore do të jetë një dështim i plotë”.

Në shkurt të këtij viti, MASH shpërndau në të gjitha fakultetet një udhëzim zyrtar në bazë të të cilit do të bëhej e gjithë përllogaritja e pikëve për secilin kandidat për student. Një muaj më vonë, në mars, e njëjta ministri shpërndau edhe guidën e Maturës Shtetërore ku konfirmohej udhëzimi i dhënë në shkurt.

Në udhëzim sqarohej se koeficienti i pikëve për nxënësit e shkollave profesionale ekonomike do të llogaritej me 1.4, ndërsa për ata të shkollave të mesme të përgjithshme do të ishte 1.3. Mirëpo, ndodhi krejtësisht e kundërta: nxënësit të cilët kanë studiuar 5 vjet rresht në shkolla ekonomike, u diskriminuan publikisht”. “Ky është një trajtim i bazuar në një logjikë krejtësisht të dëmshme populiste”, tha Pesha.

Por ndonëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës e pranoi se ka gabuar, vendosi që të mos rillogarisë pikët në Fakultetin Ekonomik, duke arsyetuar se shkollat e mesme me karakter të përgjithshëm kanë më shumë nxënës se ato me karakter profesional.

Nxënësit dhe prindërit e dënuar nga ky vendim arsyetpjnë se një gabim i tillë ndikon direkt në të ardhmen e brezit të ri. Ata i kërkuan një ditë më parë ministrit Genc Pollo t’u kërkojë të falur për këtë papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence, të vendosë që përllogaritja e pikëve të tyre të bëhet sipas udhëzimit të muajit mars, ose në të kundërt të vendosë që ata të trajtohen me të njëjtin koeficient vlerësimi në të gjitha fakultetet e tjera.

Ndërkohë lëvizja MJAFT! njofton se ditën e hënë do të zhvillojë një tjetër protestë para Ministrisë së Arsimti dhe Shkencës, në orën 12.00 dhe fton në këtë protestë të gjithë nxënësit që mendojnë se duhen rillogaritur pikët e Ekonomikut.

ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!
 

MLK

Primus registratum
Re: Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH

Turp i vertete dhe papergjegjshmeri nga ana e ministrise se arsimit!
Rregullat e lojes vendosen ne fillim te sezonit e nuk mund te nderrohen gjate vitit!
Imagjinoni qe gjate nje ndeshje futbolli FIFA te vendosi te nderroje rregullat ne mes te ndeshjes?!
 

MALINA

Primus registratum
Re: Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH

PLAS SHERRI /pf/images/graemlins/angel.gif))) SI ME FLAMURTARI-TEUTA
 
Top