Nxënësit blejnë notat në SHBA

Nxënësit blejnë notat në SHBA

Nxënësit-300x213.jpg
Në një shkollë në SHBA ka vendosur që tu lejojë nxënësve të saj që të mund ti blejnë notat më të mira.

Nxënësit e kësaj shkolle mund ti blejnë plus 10 pikë për dy provime me shkrim duke paguar një shumë të caktuar parash në fondin e shkollës.

Shkolla Rosewood në Goldsboro, në Karolinën Veriore, ka ardhur deri te kjo ide për ta mbushur arkën e fondit të shkollës.

Duke e mbrojtur këtë vendim kontrovers, drejtoresha e shkollës, Susie Shepherd ka thënë se ndryshimi i një ose dy notave nuk ndikon në suksesin e tërësishëm te nxënësit të caktuar.

Është gabim të mendohet që një notë mund të ndryshojë përshtypjen e përgjithshme për një nxënës, respektivisht për rezultatin që ka arritur ai gjatë gjithë vitit, ka thënë ajo.

Zyrtarët e arsimit ndërkaq, nuk mendojnë njësoj, dhe kanë thënë se shitja e notës është shembull i keq për fëmijët.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1000. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1000

Top