Nvidia nis konferencën 2009 GPU

Nvidia nis konferencën 2009 GPU

Nvidia.jpg

NVidia ka nisur konferencën e saj tre ditore GPU në San Jose, Kaliforni. Shefi ekzekutiv Jen-Hsun Huang, pritet të marrë fjalën dhe të ofrojë disa detaje në lidhje me GPU-në enigmatike GT300.

Çipi (me emrin e koduar Fermi) do të duhej të jetë gati për lansim në fund të vitit 2009. Ky GPU gjithashtu do të koncentrohet në llogaritje paralele dhe do të ketë bit elemente në çip të përshtatura për këtë detyrë thuhet në artikullin e publikuar në Fudzilla. Çipi përkrah memorie GDDR5, ka miliarda transistorë dhe do të duhej të jetë më i madh dhe më i shpejtë se Radeon HD 5870. Natyrisht, çipi përkrah DirectX 11 dhe Open GL 3.1.

Sigurisht Nvidia është duke u përballur me presion të theksuar për tiu kundërpërgjigjur avancimeve të ATI-së në tregun DirectX 11. Siç kemi raportuar më parë, AMD së fundi ka shpalosur serinë e GPU-ve Radeon HD 5800, e cila përkrah teknologji Eyefinity, OpenCL dhe DirectCompute 11.

Debutimi i 5800-it pati shtyrë Rick Bergman të deklarojë se kompania e tij ishte një lider i padiskutueshëm në tregun e grafikës.

Por sa do të qëndrojë ATI, lider i padiskutueshëm? Megjithëse përgjigja nuk është ende e sigurt, një gjë dihet se Nvidia do të bëjë të pamundurën për të sfiduar 5800-in e AMD-së.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1182. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1182

Top