Nvidia ka falsifikuar Fermin

Duket se këtë rradhë Nvidia ka kapërcyer çdo pritshmëri, dhe në konferencën e prezantimit të serisë së re të procesorëve grafikë GT300, ka paraqitur një produkt që nuk egziston.

Beteja midis Ati dhe Nvitia është bërë më e ashpër kohët e fundit, me të parën që ka lëshuar sfidën nëpërmjet serisë HD5000 dhe kompanisë së dytë, e cila pritet të përgjigjet. Presioni është i madh dhe në këto raste, ndodh që një kompani në vështirësi dhe mbrapa me programin të bëjë hile të vogla.Një herë Intel ka demostruar një Pentium 4 të ftohur me azot të lëngët, po ashtu AMD u kujdes mirë para dy vitesh që në prezantimin e parë, quad cori i tyre të hapte vetëm task manager në Windows, sepse çdo gjë tjetër do ta bënte të paqëndrueshëm, por ajo që duket se nVidia ka bërë në konferencën e fundit për prezantimin e bordeve grafike me emrin e koduar ‘Fermi’, i kalon të gjitha, sepse produkti i fundit paraqitur NUK egziston aspak.

Pasi e raportuam pak ditë më parë këtë lajm në PC World, shumë faqe web kanë paraqitur dyshimet e tyre mbi produktin, i cili në të vërtetë, duket se nuk egziston. Bordi grafik i paraqitur nga nVidia duket se është thjeshtë një montim pjesësh, dhe ky i kryer mjaft keq.

Në rradhë të parë, nënvizohet se pllaka e pasme, e cila zakonisht mbahet e salduar me kallajin e kunjave të bordit dhe me vida të posacme në fundin e sajë, është kapur me vida të tjeshta druri, si asnjë produkt real nuk është kapur ndonjëherë. Për më tepër, dalja e ajrit është e mbyllyr.

Duket se ky montim është bërë kaq në momentin e fundit, sa asgjë në këtë kartë grafike, e cila pa dyshim nuk mund të punojë, nuk është në vendin e sajë; daljet e pllakës së pasme gjithashtu nuk janë lidhur me gjurmët koresponduese të bordit grafik, sepse në to ka vetëm bulëza kallaji dhe asnjë gjurmë të fijeve, gjithashtu, hyrja e jashtme plastike e ushqimit në fundin e kartës është rreth 1 cm më majtas gjurmëve ku dihej të ishte salduar dhe natyrisht, në to nuk ka asnjë fije teli. Ajo që i bëri këto shumë të dukshme, është se kjo sajesë, duket e kryer me ngjitës dhe vida nga një person jo shumë kompetent për produktin.

Por fiaskoja për Nvidian nuk mbaron këtu; nëse vërtetë nuk kanë një produkt gati në këtë moment, do të thotë se nuk e kanë patur as më parë, dhe imazhet e çipit të fotografuar të GT300 e konfirmojnë këtë. Një përkthim i shpejtë i kodit të stampuar mbi heatspreader-in metalik, tregon një silikon në fazë A1 të prodhuar prej pak javësh, dhe jo që në pranverë si është raportuar më parë.

Për të lënë mënjanë pjesën për të qeshur, dukët vërtetë se Nvidia nuk ka akoma një prototip karte, më pak se dy muaj përpara lançimit të supozuar të produktit (fundi i këtij viti) dhe me të gjitha gjasat, kjo nuk do të ndodhi përpara tremujorit të parë të vitit 2010.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1323. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1323