Nvidia Fermi do të ofrohet edhe për Mac e Windows

Nvidia Fermi do të ofrohet edhe për Mac e Windows

dddddd.jpg

Çipi i ri nga Nvidia, Fermi është duke u etiketuar si një çip për superkompjuterë por Nvidia nuk dëshiron tju bëjë të harroni se ky produkt është i dedikuar edhe për Snow Leopard të Apple dhe Windows 7 të Microsoft.

Çipi Fermi ishte shpalosur me shumë entuziazëm gjatë ditës së mërkurë si një produkt i së ardhmes së superkompjuterëve për Laboratorin Nacional të Oak Ridge. Sipas Bill Dally, shef shkencor pranë Nvidia, i cili mori fjalën në një konferencë me analistë gjatë të enjtes, Fermi gjithashtu do të jetë një pajisje e shkëlqyer përshpejtuese në Snow Leopard dhe Windows 7, e gjithashtu do të mund të shfrytëzohet si çip jashtëzakonisht i fuqishëm për lojëra.

Njësia grafike llogaritëse (GPU), që përmban 512 bërthama llogaritëse, do të përkrah edhe DirectX11, një teknologji për shpejtim të softuerit të caktuar multimedial në Windows 7, dhe gjithashtu përkrahë edhe teknologji analog OpenCL, në Snow Leopard.

Shumë prej veçorive të reja të çipit mund të përshpejtojnë aplikacione kyçe të konsumatorëve. Edhe Snow Leopard edhe Windows 7 mundësojnë përdorimin e GPU-së si një bashkë-procesor për të përshpejtuar aplikacione të dorës së tretë tha Dally. Me një GPU diskrete (standalone) ata mund të arrijnë performanca shumë të mira në këto aplikacione tha ai.

Dally ofroi shembuj të titujve konsumues siç është Creative Suite nga Adobe, vReveal nga Motion DSP (për arnim të fotografive) dhe Badaboom (për krijim të videove për iPod).
Dhe duke pasur parasysh faktin e të qenit Nvidia, lojërat janë një cak i madh në treg. Fermi gjithashtu shton vlera tek lojëra duke bërë saktësisht të njëjtin lloj të simulimeve shkencore që ne përdorim për të parashikuar klimën dhe për të kuptuar gjenet e gjërat e tjera deklaroi Dally. Një shembull i shkëlqyer është se pakoja juaj PhysX që faktikisht bënë simulime fizike në lojëra, do të mundësojë që lojërat të duken më reale.

Ai g gjithashtu shpejtoi pse çipi është etiketuar qëllimshëm si një çip për superkompjuterë dhe jo për argëtim. Dally gjithashtu shpjegoi sesi Fermi mund të shfrytëzohet më pak për çipa të rangut më të ulët, duke mundësuar përdorim në segmentet e lojërave dhe të konsumatorëve. Ne nuk e kemi fjalën për çipa tjerë në këtë moment, por mund të imagjinoni se mund të zvogëlojmë pjesët duke ofruar më pak se 512 bërthama dhe duke ofruar më pak se veçori sesa që ofrojnë këto bërthama, për shembull precizitet të dyfishtë në një shkallë më të ulët tha ai.
.Të gjitha produktet Fermi, duke përfshirë çipat për lojëra dhe për qendra punuese profesionale, do të shpalosen shumë afër njëra-tjetrës. Çipat pritet të paraqiten gjatë muajve të ardhshëm.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1287. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1287

Top