Nvidia braktis prodhimin e chipseteve nForce

Është konfirmuar zyrtarisht se Nvidia nuk do të prodhojë më chipsetet e sajë nForce për platformat e Intel dhe AMD.

Pas përplasjeve ligjore me Intel, Nvidia ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të prodhojë më chipsete që mbështesin platformat e procesorëve për desktop nga Intel dhe AMD, vetëm me një përjashtim; platformën Ion, ndërtuar për Intel Atom, e cila mbështetet mga partnerë si HP dhe Dell.
Gjithashtu është komentuar se kompania “nuk do të prodhojë më logjikë mbështetëse për platformën e AMD për shkak të shitjeve jo të kënaqshme të sajë”.
Është një sjellje tipike e përfaqësisë së Nvidi-as që shpesh të përpiqet të mbulojë diellin me shoshë, por e vërteta është se Intel dhe AMD kanë perfeksionuar kaq shumë prodhimin e chipseteve të tyre, sa nForce kohët e fundit, kanë qënë larg, si nga performanca, ashtu dhe nga besueshmëria krahasuar me vetë logjikën e prodhuar nga AMD dhe Intel.
Janë larg vitet 2001-2004, kur nForce 2, 3 dhe 4 bënin ligjin në të dyja platformat kryesore të CPU-ve. Kompania ka patur një tkurrje të pandalshme të integrimit të chipseteve të sajë, e thelluar sidomos pas serisë së chipseteve X4x e X5x të Intel dhe 7xx të AMD, që kanw performuar ndjeshëm më mirw se konkurenca e Nvidia-s vitet e fundit, e cila ndër të tjera, është dëmtuar nga probleme besueshmërie dhe histori bordesh problematike.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1436. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1436