Nuk punohet as sot te Kroi i Vitakut

Nuk punohet as sot te Kroi i Vitakut

kroi_i_vitakut.jpg
Karabinierët italianë, që janë pjesë e policisë së EULEX-it, nuk lejuan shqiptarët e Kroit të Vitakut, të shtunën, të shkojnë të punojnë në pronat e tyre.</p>


Disa prej banorëve shqiptarë po qëndrojnë para kordonit të policisë së Eulexit, ndërkaq rreth 200 metra më larg janë disa serbë që po qëndrojnë te pronat e shqiptarëve.</p>


Por, për dallim nga ditët e mëhershme, këtu nuk ka asnjë pjestarë të Policisë të Kosovës, as të stacionit të veriut e as të jugut.
Ndërkaq, në shtëpitë që ndodhen në hyrje të lagjes së Kroit të Vitakut, po punojnë serbët por edhe shqiptarët.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21863
 
Top