Nuk kemi çfarë të humbasim, por pikët na duhen!

Nuk kemi çfarë të humbasim, por pikët na duhen!

Sonte në stadiumin “Rasunda” në Solna, sfida e fundit eleminatore, përballje prestigji dhe force

E fundit!

Presidenti Duka: “Unë e di që kjo ndeshje nuk ka lidhje me Suedinë. Edhe lojtarët e dinë dhe unë shpresoj që ne të reflektojmë. Pres një ndeshje shumë më të mirë sot. Trajneri? Do të jetë me ne edhe në edicionin e ardhshëm, të eleminatoreve të Evropianit..”

Luhet sonte në mbrëmje në stadiumin “Rasunda” të Solnës, ndeshja e fundit eleminatore e skuadrës kombëtare shqiptare, kundër Suedisë. Takimi që ka shumë rëndësi për skuadrën shqiptare, në lidhje me pozicionimin e saj në vazot e ardhshme, të shortit të eleminatoreve të Evropianit.

Jashtë fushës së saj Shqipëria është një skuadër që nuk fiton pothuaj kurrë. Barazimet zyrtare janë gjithashtu më pikatore. Në 43 vite të futbollit ndërkombëtar zyrtar numërojmë vetëm 3 fitore jashtë fushës.

Pritet një atmosferë shumë e zjarrtë edhe me mbështetësit e zjarrtë shqiptarë në stadiumin suedez. Shqiptarët e Kosovës, që jetojnë me shumicë në këto vende nordike (Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë) mezi po e presin ditën e ndeshjes, për të shpalosur krenarinë e të qenit shqiptar. Kjo gjë duket qartë në forumet e mediave suedeze, që flasin për ndeshjen e nesërme, Suedi-Shqipëri.

Ndërkaq, suedezët nuk mendojnë rezultat tjetër veç fitores. Dy ditë më parë Henrik Larson është shprehur se suedezët duhet të presin ndonjë mrekulli të Maltës, që do të thotë se fitorja me Shqipërinë as që duhet të diskutohet. Presidenti i FSHF-së, Duka për këtë ndeshje citon: “Na duhen pikë dhe një lojë e mirë. Për shumë arsye.

Unë e di që kjo ndeshje nuk ka lidhje me Suedinë. Edhe lojtarët e dinë dhe unë shpresoj që ne të reflektojmë. Pres një ndeshje shumë më të mirë sot. Suedia me probleme?

Ata dhe me probleme janë më të fortë se ne. Ne duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë. Trajneri? Do të jetë me ne edhe edicionin e ardhshëm, të eleminatoreve të Evropianit”. Skuadra tashmë është gati në një kohë që stafi ka bërë gjithçka që të mos ketë dëmtim tjetër. Dhe surpriza quhet Bulku. Ai do të jetë.

Pas humbjes tashmë të njohur të Lalës një tjetër dëmtim do të ishte fatal për mesfushën. Kjo, pasi mund të ndikonte direkt në disa çrregullime taktike aspak të këndshme për trajnerin Kuzhe duke nisur që me Canën, por që Bulku është dhe asgjë nuk çbalancohet.

Kuqezinjtë kanë mundësi që sot të përmirësojnë bilancin me Suedezët, që janë superiorë në përballjet direkte. Kuqezinjtë janë ndeshur 4 herë me Suedinë, duke marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Takimi i parë daton në vitin 5 nëntor të vitit 1988 në eliminatoret e botërorit.

Suedia do të fitonte brenda në “Qemal Stafa” me rezultatin e ngushtë 2-1. Në takimin e kthimit në Suedi vendasit do të korrnin një fitore më të lehtë (3-1). Dhe 15 vjet më vonë përballja e radhës: Në miqësoren e 18 shkurtit 2004, Shqipëria e Brigelit do të shënonte fitoren e parë me nordikët në “Qemal Stafa”.

Ndërsa një vit më parë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2010, Shqipëria do të barazonte 0-0 në “Qemal Stafa”. Në katër përballjet mes tyre Shqipëria ka shënuar 4 dhe ka pësuar 6 gola.

Dallku nuk ka frikë as Ibrën, askënd

Armend Dallku paralajmeron Suedinë se do të pësojë të njëjtin fat si Danimarka, e cila barazoi 1:1 në Tiranë dhe rrezikoi kualifikimin direkt në Botërorin 2010. “Edhe pse kanë fare pak shanse për t’u kualifikuar të dytët në grup dhe të shpresojnë kualifikimin në Kupën e Botës nëpërmjet ndeshjeve ‘play-off’, suedezëve u nevojitet fitorja përballë Shqipërisë.

Megjithatë, ne luajmë të qetë dhe nuk jemi të ngarkuar psikologjikisht: do të jemi të qetë, ashtu si në takimin ku barazuam në Tiranë me Danimarkën. Shpresoj që të përsërisim atë paraqitje dhe të tregojmë vlerat tona. Synimi ynë është të marrim rezultat pozitiv, sepse në këtë mënyrë do të ishim më të motivuar për eliminatoret e ardhshme”, deklaroi Dallku.

“Ibrahimoviç? Nuk ka asnjë dyshim që ai është një futbollist me emër në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ai nuk është paraqitur në nivele të larta me përfaqësuesen, për të cilën luan dhe kjo bën që mos të përqendrohemi vetëm tek ai.

Në ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve, ku barazuam me Suedinë në fushën tonë, të gjithë e panë se kundërshtarët e kishin të vështirë të depërtonin në mbrojtjen tonë. Nuk besoj që rreziku kryesor do të vijë nga këmbët e Ibrahimoviç.

Nëse luajmë mirë në mesfushë dhe tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje, nuk do të kemi probleme”. Dallku shpreson se me rrugën e nisur, më në fund kuqezinjtë do të realizojnë ëndrrën për kualifikimin në një aktivitet të rëndësishëm.

“Dëshira është shumë e madhe, shtoi ai. Shpresoj, mendoj dhe besoj se një ditë, që do të jetë e afërt, ëndrra jonë do të bëhet realitet. Realizimi i kësaj ambicieje kërkon shumë punë dhe një organizim sa më të mirë, ndërkohë që edhe lojtarët e rinj duhet të përshtaten dhe të kthehen në elementë të rëndësishëm për Kombëtaren”, – përfundon ai.(Shekulli)

nbm67FdnFrs

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24050. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24050

Top