alinos
Forumium maestatis
Re: Nuk gjen dot paqen duke evituar jeten!
E pashe se ishte ndezur ne mendime te nderlikuara. Gjeta rasen e mire, prandaj i bera edhe pyetje tjeter mbi Zotin:
-Fort mire per ju! Po kete Zotin e gjithesise, e njerezise - desha te them - si e kuptoni ju? - e pyeta.
Ai u vrenjt dhe pastaj me zemerim me tha:
-Te thashe se s'eshte nevoja te dish besimin tim: beso ate qe do e ashtu si do. Megjithate me qene se do te dish dicka per Zotin e njerezise po te pergjigjem: Une dridhem dhe me ze tmerri te parafytyroj Zotin ne mes te Parajsit te rrethuar me lumturi te pakufizuar, kur vuajne keq po ne ate kohe krijesat e tij ne kete Bote. Po! Une nuk mund te parafytyroj kurrsesi nje fuqi te tille! I japin pra kuptim te shtrember fuqise se mbinatyrshme!
Per veten time Zoti i gjithesise as qe fal dhe as qe do, edhe as qe eshte shtrire nder fijet e lumturise se pakufizuar, sikurse po e shtremberon bota, por vetem meshiron. Pra, nuk eshte diktator, tiran, vrases e fales, d.m.th. nuk eshte njeri, por eshte meshironjes, eshte fuqi e mbinatyrshme, eshte Zot!
Zoti duhet te jete simboli i urtesise, i miresise, i virtytit pa asnje njolle te perkundert. Emri i tij, kur zihet me goje, duhet te ngushelloje te urtuarit e te mjeruarit, duhet t'u ngjalle shpresat te humburve, duhet t'i ngope lakmitaret.
Ai pra vuan me krijesat e tij, se me ata e per ata eshte krijuar. Por... mos me nga me tutje: s'eshte nevoja as te dish dhe as te them... -Keto me tha dhe sikur e mbylli biseden. Por une nuk e lashe; me leje i bera edhe disa pyetje te shkurtra me pergjigje lakonike:
-C'eshte jeta per ty? - e pyeta.
-Flluska sapuni? - m'u pergjigj.
-Po vdekja?
-Shperblimi i jetes!
-C'eshte bota?
-Nje pike helm ne hapesire!
-C'eshte me e pakuptuar ne Bote?
-Vdekja.
-Cila eshte kafsha me e eger?
-Njeriu!
-Po me e bute?
-Ajo qe s'ka lindur!
-Cili njeri ju duket me i poshter?
-Ai qe ndryshon veten me nje emer te huaj edhe ai qe punon aq mizorisht saqe nuk kujton as vdekjen!
-C'eshte budallalleku?
-Te duash nje gje qe s'e ke dhe te kujtosh se je ai qe s'je!
-Po puna me e mencme?
-Ta gezosh te tanishmen!
-C'eshte me e aferme?
-Vdekja!
-Po me e larget?
-Zemra ime me tenden dhe fillimi e fundi i Hicit!
-Cfare eshte e pavdekur?
-Hapesira!
-Cfare eshte me e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shemtuar?
-Semundja!
-Me e hidhur?
-Jeta!
-Me e embel?
-Hici!
-C'gje eshte me e madhe?
-Libri i Botes!
-Po me e rende?
-Fjala!
-Me e pamundur? - Ketu u mendua pak, sikur donte te shlodhej. Me shikoi nje cope here ne fytyre si me habi e pastaj, duke m'i shtrenguar te dy duart, me tha me butesi:
-Edhe ne te pyetur duhet mjeshteri! Cfare pyete tani?
-Cfare gje ju duket tani dhe do t'ju dukej edhe mbas disa mije vjeteve - sikur te jetonit- si e pamundur?
-Ta ndryshosh veten dhe formen; d.m.th. jam une e te behem ti; dhe jam njeri edhe te behem pellumb!
-Kur shperblehet njeriu?
-Kur e kujton veten te lumtur!
-Cfare gje ju duket me e merzitur?
-Cdo send eshte me i merzitur se njeri-tjetri!
-Cfare gje ju duket me e veshtire?
-Te jesh njeri!
-Po me e lehte?
-Te krijosh krijese njerezore?
-Cili eshte ngushellimi i te pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, - i thash per se dyti.
-Vdekja!- m'u pergjigj serioz.
-Po c'permban jeta e njeriut?
-Vetem dyshime! - Keto tha dhe heshti. E pashe se u lodh; kishte nevoje per qetesi, i mora doren duke e quajtur si nje at te vertete, dhe e pershendeta, duke e quajtur si rreze te domosdoshme drite per diturine edhe u largova nga dhoma i bindur ne vetvete se kisha perfituar dicka nga biseda e tij, dhe ... isha qetesuar: Ngushellimi i te vobektit eshte edhe ngushellimi im: e ardhmja e fundit!
...marre nga nje leter e perdorur si kaush farash luledielli...