Re: Nuk gjen dot paqen duke evituar jeten!
Vizita ne Sussex, atje ku Wolf ndejti kur ishte semure, te ben te mendosh.
Ajo vdiq ne uje, dhe ngjalli emocione, qe mesa pash ne kete teme i provojne njerez qe ne anglisht quhen 'disturbed'. Enderronte Londren si burim energjie, frymezimi e jete, edhe pse Londra ishte ajo qe e kishte shkaterruar. Por sic tha dhe vete, preferonte pak dite ne Londer sesa nje jete ne Richmond.
Mendoj se kontrastet jane te te gjithe.
Thash se doja te tretesah ujerave te thella e te pafundme, dhe ende dua, por kur mendoj per veten dhe per ate qe eshte me mire, duke treguar se si vertetohet qe nje njeri ka jetuar dhe jo vegjetuar, arrij ne konkluzionin se vdekja me e mire do ishte ne shtrat rrethuar nga bijte e bijve te mi. Dashuria ne syte e tyre do e bente vdekjen me te embel se kurre, per vete faktin se ata do ishin prova e gjalle se jeta nuk jetohet vetem, dhe se arritjet personale mendore nuk mbushin dot boshllekun qe krijohet kur vet-izolohesh nen pretekstin se te tjeret nuk jane te nje niveli me ty (jo detyrimisht i larte niveli, ne fakt shume njerez vet-izolohen se mendojne se jane te papershtatshem per kotesine e mediokritetin qe mbulon thjeshtesine e te jetuarit te mases) dhe ne kerkim te se perkryeres dhe arritjes se saj, shpesh kthejne koken prapa duke deshiruar ne caste deliri thjeshtesine qe mendojne se nuk mund ta kene me. Edhe nje shprehje popullore thote: Budallai eshte me i lumtur.
Une per vete e ve ne dyshim kete. Mendoj se njerezit e ditur edhe pse dine shume dhe e perdorin ate per qellimi fitimi a suksesi, ose dhe thjesht per veten e tyre, apo per ambjente me te 'denja', jane me budallenjte e rradhes dhe per kete me te palumturit ne bote. Pse? Sepse dijen e akumuluar dhe inteligjencen e falur nga natyra, nuk dine ta perdorin per te qene te lumtur. Ne kete menyre ata deshperohen per mungesat e padrejtesite e kesaj bote, duke harruar te mirat dhe gezimet, te quajtura vogelsirat ne nje teme te forumit, qe fare mire mund te mbushnin me lumturi, ose me mire me thene caste lumturie kete kokrrize kohe qe ju eshte dhuruar me aq bujari: jeten.