Nuk ftohet stoli i Flamurtarit, vjen Magani!
Menjëherë pas dorëheqjes së trajnerit Memushi, drejtuesit vlonjatë kanë zgjedhur zëvendësuesin e tij, një tjetër i dorëhequr

Gugash Magani do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit, pas dorëheqjes së Memushit pas humbjes me Teutën. Dorëheqja është pranuar nga drejtuesit e Flamurtarit. Menjëherë nuk kanë humbur kohë drejtuesit e ekipit vlonjat dhe vëmendja është drejtuar drejt ish-trajnerit të Shkumbinit në sezonin e kaluar, por dhe në dy javët e para të sezonit të ri, Gugash Magani.

Ftesë e cila duket se është pranuar menjëherë dhe me shumë kënaqësi nga Magani, i cili pritet të mbërrijë në Vlorë dhe të diskutojë detajet e kontratës së tij. Magani njihet mirë në opinionin sportiv si lojtar që ka luajtur për vite me radhë me ekipin e Shkumbinit, madje në karrierën e tij si futbollist ka luajtur për një sezon edhe me ekipin e Partizanit.

Në karrierën e tij si trajner, Magani njihet për suksesin e arritur sezonin e kaluar me Shkumbinin, ekip që nën drejtimin e tij arriti në vend të katërt në Superligë, por edhe deri në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, në të cilën u eliminua pikërisht nga ekipi i Flamurtarit.

Konfirmimi ka ardhur nga sekretari i Flamurtarit, Geri Çipi, i cili ka saktësuar se Magani është kontaktuar nga drejtues të ekipit pas dorëheqjes së dhënë nga Memushi dhe është pritur mjaft mirë nga ky i fundit për të qenë pjesë e ekipit vlonjat. Magani pritet të sjellë diçka të re në ekip, ku ajo që është më e rëndësishme është rikthimi i rezultateve pozitive në ekipin vlonjat, duke nisur nga java e ardhshme.

“Kemi menduar një zgjedhje sa më të mirë, duke marrë për të drejtuar ekipin pikërisht Maganin. Me ish-trajnerin e Shkumbinit kemi ende disa detaje për të diskutuar dhe më pas do të bëhet prezantimi i tij përpara ekipit, por parimisht gjithçka është zgjidhur dhe mund të themi që Magani do të drejtojë Flamurtarin.

Mendojmë se kemi bërë një zgjidhje shumë të mirë, duke afruar një njeri që e njeh mirë futbollin shqiptar dhe natyrisht do të sjellë diçka ndryshe në ekip, duke nisur nga java e ardhshme, ku ne do të luajmë në transfertë në Ersekë. Memushin e falënderojmë për atë çfarë ka dhënë për Flamurtarin, trajner që i dha Kupën e Shqipërisë ekipit vlonjat sezonin e kaluar dhe natyrisht ka bërë një punë shumë të mirë në drejtim të ekipit.

Pas rezultateve negative, trajneri është ai që e pëson dhe Memushi vendosi të japë dorëheqjen, të cilën drejtuesit e ekipit vlonjat e pranuan jo pa keqardhje për atë çfarë dha në drejtim të Flamurtarit. Tashmë nis një kapitull i ri, pasi kështu e ka futbolli dhe synojmë që me ardhjen e Gugash Maganit në drejtim të Flamurtarit të hapim një kapitull të ri për ekipin vlonjat,” – ka thënë sekretari i Flamurtarit, Geri Çipi.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22684. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22684