Nuk duhet të harrojmë rrëzimin e Ceausescut

Demetrio Scutari

Primus registratum
Nuk duhet të harrojmë rrëzimin e Ceausescut

Pikërisht para pesëmbedhjetë vitesh, u rrëzua dhe u pushkatua në Rumani si e meritonte Nicolae Ceausescu, njëri ndër diktatorët më gjakatarë të historisë, i cili në ditët e revolucionit kundër atij vrau 60.000 persona të pafajshëm...

Diktatorët si Ceausescu i përkasin mbeturisë së historisë...
 

ados

Primus registratum
Re: Nuk duhet të harrojmë rrëzimin e Ceausescut

Drejte ajo qe thua, s'duhet harruar ai. Revolucioni i romanise i hapi rrugen si ne gjithe bllokun e lindjes , ashtu edhe ne shqiperi,levizjes kunder rregjimit komunist.Ishte e hidhur, qe levizja romune perfundoi ne gjakderdhje midis seguritas dhe popullit te mbeshtetur nga ushtria. Diktatoret e bejne historine sot.!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk duhet të harrojmë rrëzimin e Ceausescut

Kemi pasur Hoxhen qe ka vrare me teper per fryme popullsie.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Nuk duhet të harrojmë rrëzimin e Ceausescut

Tani, saper saktesi historike:
1. Causescu u vra me 25 dhjetor, 1989, disa ore pas largimit nga Bukureshti me helikopter.
2. Sipas mediave perendimore ne Rumani pati 60 000 te vrare, kjo ishe thjesh nje propagande per te treguar se sa sakrifica bejne njerzit per te shembur nje sistem! Shifer zyrtare per numrin e te vrareve nuk ka, por ajo realja eshte shume here me e vogel se sa 60 000.
3. Ados, rrugen e revolucioneve ne Europen lindore e hapi perestrojka dhe e konkludoi renia e Murit te Berlinit! Cfare vazhdoi me pas ishin rrjedhoje e ketij te fundit!
4. Fatkeqsisht, Ana Blue, ke te drejte!
 
Top