Nuk donte shoqëri me pedofilë, masakrohet i dënuari shqiptar

Nuk donte shoqëri me pedofilë, masakrohet i dënuari shqiptar

E kanë masakruar në grushta dhe i kanë thyer në kokë sende të forta. Pas një ndërhyrje kirurgjikale, është tranferuar në Burgun e Pratos në Toskana. Ngjarja sipas mediave italiane i ka ndodhur Naim Stafës, një të dënuari shqiptar me burgim të përjetshëm, nga ata që në historinë e krimit italianë kanë hyrë si “il cattivo dei cattivi” (ndër më të këqinjtë).
Stafa është dhunuar nga një grup i madh të dënuarish në të njëjtën kohë. Sipas autoriteteve të burgut rrahja masive ka ardhur pasi shqiptari kundërshtonte në vijimësi shoqërinë me të dënuarit e seksionit të tij, duke u thënë që nuk i pranonte si miq.
Seksioni i sigurisë së lartë ku ruhej i dënuarri shqiptar, në burgun e Veronas, banohej nga llumi i të dënuarve të drejtësisë italiane, të gjithë pedofilë dhe përdhunues.
“Stafa nuk donte të qëndronte me ta dhe i gjykonte vazhdimisht, në grindje me zë të lartë. U bë viktimë e tyre” – thotë në raportimin e vet agjensia italiane Leggo (leggo.it)</p>


Naim Stafa 35 vjeç është dënuar për vrasjen e kushërinjve Pellicardi në Gorgo të Montikanos. Vrasja direkte është kryer nga Artur Lleshi 33 vjeç dhe nga një person i dytë që është arratisur nga vendngjarja dhe është edhe sot e kësaj dite i paarrestuar.
Naim Stafa u gjykua dhe u dënua si porositës i vrasjes, pasi u vërtetuan bisedat telefonike të tij me vrasësin edhe gjatë momentit kur vrasësi Lleshi ndodhej në vilën e masakrës.
Në procesin e zhvilluar 1 vit e gjysëm më parë Stafa dhe Lleshi u dënuan me burgim t ëpërjetshëm. Lleshi vrau veten në burg disa muaj më pas, ndërsa Stafa u mbajt në burgun e Venecias e më pas në atë të Veronës ku edhe u dhunua.(Shekulli)</p>
Lf-4wrHyUcQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23057. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23057
 
Top