Nuk do ta...

atman

Forumium maestatis
Nuk do ta...

...kuptoja...
...veten time në një botë sterile. I rrethuar nga moralistë të të gjitha ngjyrave që çirren, bëjnë be e rrufe për nderin; do të më dukej vetja shtijak. Urrej një botë që afron një zgjidhje të vetme; pastrimin, sepse më kujtojnë kimikatet e reklamave që duhen përdorur për të larë frutat e ndërkohë do të më duhet të fshij nga kujtesa ata fëmijë që shpesh kokrën e frutit e pastronin pas bluzës dhe faqen e kuqe të mollës e ndriçonin pasi e kishin pështyrë...më mirë vrajen e mëkatit.

... njihja...
...veten time midis rradhëve të besimtarëve duke dëgjuar predikimin e klerikut, sepse urrej të kërcej nga belaja.

...shikoja...
...veten që luan këmbëzbathur mbi një fushë me argjil të ngjeshur nga shputët, sepse kur të shënoja gol do të më duhej të përqafoja veten.

Por... dëshiroj ta gjej veten time diku në një lëndinë sëbashku me fëmijë të tjerë dhe pastaj një “lojë për të venë në lojë”, kush mbledh më shumë bar duke e shkulur me dorë ... deri më dhjetë, gati, një, dy... dhjetë, ndal! Ai që ka bërë gjoja s’ka asnjë fije bari në dorë dhe krenar që ua hodhi të tjerëve thotë: Dale ta shikoj...oh, kaq lesh ka mamaja tënde në pi... do të vazhdonte kështu derisa Tiku i Veselit do të gjente mënyrën për t’i dhënë fund njëherë e mirë...lozim, lozim, kush mbledh...ëhë...dale...kaq lesh ka...ndërsa mamaja tënde e ka të rrojtur...ha ha ha. Hare!

Ta gjeja veten diku në varreza duke shprishur një tufë me lule, një këtu, dy aty, një tjetër më tej e kështu...i pushtuar nga trishtimi sepse ndërkohë që unë kam munguar ata janë shtuar dhe atëhere duke buzëqeshur të kujtohem se në këtë botë vijmë thjesht për të luajtur symbyllazi me Vdekjen që vjen e na gjen kudo që fshihemi:
hapa dollapa/ kush është mbrapa...ptu! ptu! ptu!
 

gangsterja

Primus registratum
Do te doja qe te isha e rrethuar me njerez qe do te me kuptonin
me persona qe nuk do te me meshironin
Te jetoja ne nje bot te qet
kur gjithkush ta thoshte dicka te vertet
Te mos rrija si nje fantazme qe endet per te kerkuar shpetim
si dhe te isha ashtu sic enderroj
jo keshtu sic shpresoj
Me mire e vdekur dhe e din se dikushi te qan
sesa te te genjeje duke te te tehne se te ka xhan.
 
Top