Nryshimi ndermjet mashkullit e femres dhe anasjell

milanisti2

Primus registratum
Nryshimi ndermjet mashkullit e femres dhe anasjell

Tregoni mendimet tuaja mbi dallimet dhe te perbashketat e dy sekseve. Pa kaluar ne ofendime, diskriminime per seksin tjeter dhe pa bere rolin e viktimes. permbajuni vetem temes.

Mendimi im: E perbashketa se te dy japin maksimumin per te arritur dicka qe deshirojne ne jete.
dallimi eshte se meshkujt jane ne te shumtem e rasteve me te shperblyer per punen e tyre.
 

gangsterja

Primus registratum
Meshkujt:te dhunshem,agresive,kane pushtet,kane iniciativen per te kontrolluar femrat,jane te interesuar per seks,jane te forte,ka nga ato meshkuj qe jane drogaxhinj dhe alkooliste te papare.Ka nga ato meshkuj qe jane vrases,por dhe nga ato narkomane.Merren me pune te pista....

Femrat;te qeta,te buta,kane ndjenja,jane te nenshtruara,jane me te interesuara per tu arsimuara,bejne punet e shtepise,rrisin femijet,nuk e kane mendjen per sex,femrat luajne rol te rendesishem ne shoqerine.Shume femra vuajne nga dhuna,dhe nga diskriminimi,mirepo jane te pakta ato femra qe kane te drejte per te shkuar ne pune.......

E perbashketa;te dy ia arrijne qellimit nese duan te realizojne enderrat e tyre,dhe shpesh here keto gjini vuajne shume ne jete......
 

Sweety el

Locus omnem
Era e trupit

Era e trupit të meshkujve është shumë më ngacmuese sesa e femrave

Agresiviteti

Meshkujt janë më agresivë, apo më të prirur për të përdorur fuqinë fizike. Burim i kësaj është hormoni i testosteronit. Ndërkaq, femrat kundër këtij faktori luftojnë dhe kundërvihen me fjalë

Sporti

Në aspektin sportiv, meshkujt janë më të shpejtë sesa femrat, ndërkaq femrat janë më të durueshme se meshkujt

Gjaku

Të meshkujt ka 4.5 litra gjak, te femrat 3.6 litra. Tensioni i meshkujve është më i lartë se i femrave 140/88, te femrat 130/88

AIDS

Nga katër të sëmurë me AIDS vetëm një është femër, ndërsa tre meshkuj

Noti

Shkaku i posedimit të shtresës dhjamore nën lëkurë i bëjnë ato notuese më të shkathëta se meshkujt

Krizat

Të femrat sindromat gjatë menopauzës zakonisht shfaqen me temperaturë, pagjumësi, shtim në peshë, djersitje gjatë natës dhe tharje të vaginës, ndërsa te meshkujt gjatë fazës së andropozës, nuk ndodh pothuajse asnjë ndryshim i dukshëm

Nxehtësia e trupit

Nxehtësia e trupit te meshkujt është më e madhe se sa te femrat, ndërsa sasia e ujit që mbulon trupin e mashkullit është 60-70%, tek femrat uji bën pjesë 50-60%

Organet gjenitale

Organet gjenitale te meshkujt gjenden jashtë dhe janë më të ekspozuara ndaj lëndimeve, ndërsa te femrat organet janë të fshehura dhe janë më të mbrojtura

Skeleti

Krahët, duart dhe këmbët te meshkujt janë më të gjatë. Eshtrat i ka më të rënda dhe ndien më shumë dhembje. Ndërkaq, eshtrat e ijëve te femrat janë më të gjëra

Telat e zërit

Të femrat, telat e zërit janë më të shkurtër dhe për këtë zërin e kanë më të hollë e të mprehtë

Organet e ndijimit

Shqisat e dëgjimit dhe nuhatjes te femrat janë më të forta sesa te meshkujt. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit. Për sa i përket syrit, mashkulli është më i saktë në ndarjen e detajeve sesa femra

Harxhimi i energjisë

Mashkulli në kushte pasive harxhon 39.5 kalori, femrat 37 kalori. Nevojat ditore të mashkullit për kalori janë 2700, për femrat 2000

Yndyra

Yndyra te meshkujt gjendet pothuajse përgjysmë sa gjendet te femrat. Të femrat yndyra gjenden rreth 3.5 kg më shumë se te meshkujt. Yndyra tek meshkujt grumbullohet në bark, ndërsa te femrat ajo mblidhet në kofshë e bark etj.

Sëmundjet

Meshkujt gjatë jetës sëmuren rreth 40 ditë më shumë se femrat

Flokët

Flokët e femrës janë më të shpeshta dhe më të forta se të meshkujve. Rrënja e flokëve te femrat është më e thellë, 2 milimetra dhe për këtë ato bien më ngadalë se te meshkujt

Lëkura

Meshkujt kanë 1.8 metra katrorë lëkurë, ndërsa femrat 1.6 metra katrorë. Lëkura e femrave është më e hollë dhe më e thatë dhe për këtë arsye është më e ndjeshme

Masturbimi

Rreth 92% e meshkujve masturbohen, ndërsa femrat rreth 62%

Ushqimi

Për sa i përket peshës së njëjtë të meshkujve dhe femrave, meshkujt kanë më shumë nevojë për ushqim, sepse metabolizmi i meshkujve punon më shpejt

Vajtimi

Femrat qajnë më shumë se meshkujt, 5 herë, zakonisht ndërmjet orës 19:00-22:00

Rrahjet e zemrës

Zemra e meshkujve është më e madhe se e femrave, por dhe rrahjet i ka më të vogla, në minutë zemra e mashkullit rreh 72 herë, ndërkaq zemra e femrave rreh 80 herë në minutë

Plakja

Meshkujt mplaken më shpejt se femrat. Një femër 55-vjeçare posedon 90% të fuqisë së trupit së saj, kurse meshkujt 70%. Sistemi i qarkullimit të gjakut te një mashkull 35-vjeçar është e njëjtë me një femër 50-vjeçare. Pika e dobët te femrat është lëkura, e cila është më e hollë. Femrat faktin dhe procesin e plakjes e pranojnë shumë më lehtë se meshkujt

Puberteti

Faza e pubertetit te meshkujt sillet në moshën 10-15, ndërsa te femrat 9-14

Jetëgjatësia

Meshkujt jetojnë mesatarisht 71.5, femrat 78 vjet

Përmasat e trupit

Një mashkull mesatarisht është i gjatë 175 cm dhe 73.5 kg, dimensioni i gjoksit 98.5, beli 80.4 cm. Të femrat mesatarja është: gjatësia 160 cm dhe 61.2 kg, gjoksi 90.1, beli 74.3 cm

"Molla e Adamit"

"Molla e Adamit" është karakteristikë vetëm te meshkujt

Frymëmarrja

Meshkujt në minutë marrin rreth 16 herë frymë, femrat marrin rreth 20-22 herë në minutë. Ndërkaq, sasia e thithjes së oksigjenit në ditë, e të dy gjinive është e njëjtë, 12000 litra oksigjen
 
Top