Re: Nostalgji
- NOSTALGJI DHE MUZIKE -
- Mjafton pak, nganjehere shume pak, rastesisht nje kenge dhe brenda rizgjon kujtime qe behen te papermbajtura dhe je i detyruar t'u dorezohesh, te leshohesh ne valen e tyre te rrembyer edhe pse ndoshta i frikesuar se nje dite si kjo mund te mbytesh. Por pastaj i thua vetes se ajo dite eshte nje e ardhme dhe nuk i dihet... ndersa e kaluara te ben te rijetosh momente edhe pse te turbullta por te gjithmone te bukura nostalgjie. Reminishence...qe e zgjon nga letargjia pikerisht kenga THE SOUND OF SILENCE, (SIMON E GARFUNKEL) E ndersa e degjoj, mendoj se ato ishin kohe te tjera, kur diçka mund te fillonte qofte edhe si nje bast, si nje shaka, nje veshtrim, ose nje gjest. Sepse ka nje moshe kur mungon pikerisht koha per te gjykuar. Ndaj nganjehere... ç'them... shpesh here, dashuria... keputej si nje gjethe vjeshte...eshte e pamundur te shpetoj nga keto fjale qe perbenin vargjet e kenges qe shkruajta per Ate, Z, duke "vjedhur" melodine... The sound...E ndersa e kendonim ne Ksamil, buze detit, nen qiellin e mbushur me yje, nostalgjia ndryshonte fytyrat tona dhe syte e vajzave flisnin me shume se gjithçka. Atehere nuk e mendoja se kjo kenge do te kendohej edhe per shume kohe nga djem e vajza...edhe pse... Z... iku, iku si nje ender...
Dhe duhej te kalonte kohe per te kuptuar qe nje femer mund te hyje ne boten e mashkullit, kur te doje, ndersa nje mashkull per te hyre ne shpirtin e femres, duhet me pare te trokase ne zemren e saj.
Perse dashurojme kur ajo na shkakton dhimbje? Sa here ia kam bere kete pyetje vetes dhe gjithmone nuk arrij te gjej nje pergjigje qe te me binde perfundimisht me mendimin ngushellues se kemi nevoje per dhimbjen. Ndoshta duhej shkruajtur fjala ndoshta...ndoshta kemi...por kjo eshte nostalgjia, ere qe rreh shpirtin per te rizgjuar dhimbjen. Ere qe e xhvesh shpirtin nga tragjizmi per te lene nudo nje thelb, fare, te vogel, qe mbillet brenda shpirtit dhe hedh rrenje per te rritur pemen e kujtimeve dhe frutet e saj qe i keputim sa here kemi nevoje. Sepse nostalgjia eshte magjia e kohes, qe i shndron gjerat tragjike ne domosdoshmeri. Edhe atehere kur ka ndarje. Dhe kur shoku im i femijerise Gj K do ta perjetonte kete ndarje, duke shkruajtur strofen e pare te nje kenge qe do te lindete pikerisht nga dhimbja e ndarjes...
Kerkova zemer qe te gjeja/
qe di te dashuroje.
Por gjeta zemer te genjeshter/
qe di te tradhetoje...
Ajo ishte R, nje vajze qe kur te shikonte duhej t'i shmangeshe veshtrimit, per te mos u mbytur ne kalterine e syve te saj. R, me buze sensuale, qe kur fliste ishte e pamundur te mos e shikoje pikerisht aty...R qe i dha fund dashurise se saj per nje futbollist.
Une nuk qava siç beri shoku im per mua, vite me pare. Jo, dhimbjen e tij e shpreha duke i bashkangjitur nje strofe tjeter:
...Kerkova buska (buze) qe te gjeja/
te pa puthura asnjehere/
por gjeta buska te genjeshterta/
te puthura shume here...
E keshtu duke u shtuar strofat dhe kur K e A bene muziken, me nje kitare, doli ajo kenge aq e bukur edhe e trishtuar njeheresh qe do te kendohej dikur.
Nganjehere koha te duket sikur ben ca shaka qe jane me zarar, sepse te sjellin perpara thuajse te njejten gje. Nje shi tetori, nje ombrelle te kuqe dhe nen te dy veta...
E kini menduar se ç'eshte dashuria?
Oh, lerini te gjitha citatet, poezite, lereni gjithçka sa kini lexuar dhe shikoni rreth vetes...dashuria eshte ajo dite çfardo e jetes, kur e kupton qe je dy...Dhe mund te ndodhe qofte edhe nen nje ombrelle diçka e tille:
Nuk eshte romantike/
por dashuria nen ombrelle,
eshte shume e bukur,
se qeshin zemrat,
kur qan natyra,
dhe syte e vajzes,
kerkojne nje te puthur...
Zot, perse duhej t'i shkruaja keto vargje dikur?! Per ti kujtuar sot si nje torture...
Dhe shiu bie/
dhe kurre ai s'pushon...
Mjaft, tani! Me ka pelqyer gjithmone shiu sepse shpelan kujtimet, ndersa era e nostalgjise, kjo shtrige qe torturon i sjell edhe atehere kur nuk do. Ndodh si ne ender, vrapon por nuk largohesh dot nga ndjekesi...