Re: Nostalgji
i miss it toooo /pf/images/graemlins/smile.gif
Komshija Gruaja sapo ishte larguar per nje vizite nje-mujore ne Europe, ate mbasdite kur banuesja e re e apartamentit perballe trokiti ne dere duke shprehur deshiren per t’u njohur me mua. I habitur, buzeqesh, dhe i zgjas doren e e ftoj brenda kete vajze qe, per nga paraqitja, s’te jepte me shume se te 18-at. Me sa duket, duhet te kishte vene re emrin tim, K. Bajraktari, mbi dere, perderisa mu drejtua ne shqip. “Nuk mund te qendroj gjate,” me tha, me nje shqipe theksi i se ciles kishte filluar te calonte. I shpreha habine time per faktin qe gjendeshim ne te njejtin kat e flisnim te njejten gjuhe. "Well," ma preu, "kjo gje s’eshte aspak cudi kur jeton ne Brooklyn a ne Bronx." I bindur qe kishte te drejte e ftoj brenda per nje drink. Ajo e pranoi embelsisht kete dhe me hap te ndrojtur por te vendosur u drejtua drejt dhomes se pritjes. Fytyra e saj prej adoleshenteje, fundi i saj I kaltert veref, kembet e saj te hijshme brenda tij me futen thelle ne mendime e per nje moment shtanga. Kishte shume kohe qe brenda apartamentit tim s’kishte hyre nje vajze e panjohur. Dhjete vjete martese, dhjete vjete monotonie, me kishin bere te humb sensin e aventures qe ne ate moment mu duk sikur e ri-gjeta ndersa veshtroja hapsiren ndermejt kembeve te saj. “Dicka nuk shkon,” mendova, perderisa syte e mendjes m'u perqendruan tek kembet e saj. “Kaq I lodhur duhet te jem nga kjo martese?,” pyeta veten, “apo eshte thjesht se ajo ka kembe te bukura qe zor se s’do t’i deshiroje te t’mberthenin te terin!? Duhet te jete kjo e fundit,” konkludova. I bej shenje me dore qe te ulet ne divan, por ne vend te saj ajo drejtohet per nga raftet e mija te librave. “Oh, c’bukuri,” me tha duke mu drejtuar, ndersa kalonte gishterinjte e saj neper librat e mij, sikur te mund ta ndjenin epshin e saj per to. Fillova t’i tregoj sesi historia dhe letersia kishin qene gjithnje subjektet e mija te preferuara dhe per t’u mburrur ca me shume me njohurite e mija historike e letrare i them se kisha lexuar gjithcka qe shihte ne rafte. E kenaqur nga kjo, e me syte e gishtave ne kerkim te dickaje qe ende s’e kishte gjetur, me ne fund thirri: “Ah, Baudelarie, Rimbaud, Verlaine, Eluard…lexomeni dicka.” I bindur perseri prej vullnetit te saj qe s’me behej ta kundershtoja, terheq nga rafti te preferuarin tim, Baudelaire, dhe I hap “Lulet” e tij aty ku desha:
Que diras-tu ce soir, pauvre âme,
Que diras-tu mon cœur, cœur autrefoir flétri,
A la très-belle, à la très-bonne, à la très-chère,
Dont le regard divin t’a soudain refleuri?
--Nous mettrons notre orgueil à chanter ses louanges:
Rien ne vaut la douceur de son autorité;
Sa chair spirituelle a le parfum des Anges,
Et son œil nous revêt d’un habit de clarté.
Que ce soit dans la nuit et dans la solitude,
Que ce soit dans la rue et dans la multitude,
Son fantôme dans l’air danse comme un flambeau.
Parfois il parle et dit: ‘Je suis belle, et j’ordonne
Que pour l’amour de moi vous n’aimez que le Beau;
Je suis l’Ange gardien, la Muse et la Madone!’
Kthej faqet me nje zhdervjelltesi te papare per te mos humbur sensin e magjise qe kjo poeme gjithnje krijonte tek une, dhe vazhdoj nje tjeter nga mesi:
Ainsi je voudrais, une nuit,
Quand l’heure des voluptés sonne,
Vers les trésors de ta personne,
Comme un lâche, ramper sans bruit,
Pour châtier ta chair joyeuse,
Pour meurtrir ton sein pardonné,
Et faire à ton flanc étonné
Une blessure large et creuse,
Et, vertigineuse douceur!
A travers ces lévres nouvelles,
Plus éclatantes et plus belles,
T’infuser mon venin, ma sœur!
I hedh syte e e veshtroj ne forme pyetse se c’mendonte per poezite, por fytyra e saj tashme flake e kuqe, buzeqeshja e zhdukur dhe syte e saja qe evitonin te mijte, ma bene te qarte qe disi e diku e kisha ngacmuar me zgjedhjen time. “Poezi te bukura," me tha, "dhe ju lexokeni shume bukur ne frengjisht,por une duhet te largohem ‘cause I’ve got things to do. And I don’t feel like listening to my mom’s howls and wails when my room’s a mess.” “Mire, ik,” i them, “por mos harro te vish prape; dera ime do te jete e hapur per ty gjithe kohes.” Me nje buzeshqeshje te sforcuar pohon me koke dhe del jashte si e hutuar pa ma dhene doren e saj te bardhe e te bute qe po te mos ia kisha kapur vete s’do ta kisha marre vesh kurre qe ato ishin te djersitura. Me pelqeu ky fakt, dhe si mistrec qe po tregohesha ndaj saj buzeqesha nder vete ndersa I ktheva kurrizin deres.
xh.a.
(vijon)
Greta
Registered User
Posts: 70
(1/14/01 7:14:00 pm)
Reply Kur vijon?????? Xhuliana mezi po pres ta lexoj vazhdimin,te lutem vazhdoje.
Thanks