Hektor12
Locus omnem
Normaliteti në adoleshencë
Adoleshenca është një fazë zhvillimi që mbulon afërsisht periudhën nga 11 deri në 22 vjeç. Fjala pubertet përdoret shpesh për të vënë në dukje manifestimet fizike të zhvillimit seksual.
Adoleshenca mund të konsiderohet si një tentativë përshtatjeje psikologjike të fazës së pubertetit, për shembull përshtatja e gjendjeve emocionale të brendshme me manifestimet e jashtme me të cilat një vajzë e re duhet të përballohet.
Për të dy sekset fillimi i pubertetit është i karakterizuar nga ndryshime fizike që influencojnë të gjitha aspektet e sjelljes vetjake, interesat, sjelljet sociale dhe kualitetin e jetës sentimentale të adoleshentëve. Fundi i adoleshencës është më i vështirë për tu përcaktuar, sepse varet më shumë nga sjelljet psikologjike e sociologjike se nga ndryshimet fizike e biologjike.
Adoleshenca është shpesh e ndarë në tre faza: “adoleshenca e parë”, “adoleshenca e mesme”, “adoleshenca e vonë”. “Adoleshenca e parë” përfshin moshat nga 10 deri në 14 vjeç, njëkohësisht afrimit me një grup bashkmoshatarësh. “Adoleshenca e mesme”, që përfshin moshat nga 15-18 vjeç, i referohet periudhës së ndarjes psikologjike nga figurat prindërore dhe kërkimit të mardhënieve sociale e sentimentale jashtë familjes, mes bashkmoshatarëve. Është e karakterizuar nga një tension i fortë drejt përcaktimit të identitetit seksual dhe mënyrave të fillon me pubertetin dhe mbaron me ngadalësimin e ritjes fizike, që shpesh i bashkangjitet tendencës të largimit nga familja dhe mardhënieve me shoqërinë “e zgjeruar”.
“Adoleshnca e vonë”, që shkon nga 19 deri në 22 vjeç (sipas disa autorësh deri në 25) është periudha finale e zhvillimit dhe e konsolidimit të identitetit, në të cilën familja, miqtë dhe vetvetja, me degëzimet e saj komplekse psikologjike, sentimentale, seksuale, sociale, të sjelljes, të prirjeve fillojnë të gjejnë një ekujlibër harmonik.
Fundi i kësaj faze është i vështirë për tu cilësuar (veçanërisht në shoqëritë dhe në kulturat më të përparuara). Adoleshentët kanë një perceptim të ndryshëm nga ai që kishin kur ishin fëmijë, dhe kjo diferencë i ngatërron dhe i ç’orienton ata të cilët u gjenden pranë. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për ndryshimet e tyre fizike të cilat shpesh nuk i pëlqejnë. E kuptojnë që ndihen dhe sillen në mënyrë të çuditshme, por nuk arrijnë të kuptojnë nga se vjen gjithë kjo. Kuptojnë që sentimentet e tyre për prindërit kanë ndryshuar dhe shpesh kjo i nervozon. Gjithçka tregon që konfuzioni i brendshëm dhe shqetësimi që ndjejnë është për ta një eksperiencë shumë konkrete. Kjo do ti çojë të ndërmarin veprime që ndryshojnë nga personi në person, edhe pse djemtë në krahasim me vajzat manifestojnë një sjellje konfliktuale nëpërmjet veprimeve, dhe jo nëpërmjet reflektimit dhe ekspozimit me fjalë të problemit. Në këtë mënyrë ankthi adoleshencial duket me konkret, dhe kjo reflekton se në çmënyrë adoleshentët e shohin veten.
Ndryshimet fiziologjike dhe hormonale gjatë pubertetit, me transformime të dukshme dhe me pak të dukshme të trupit, çojnë në shqetësime të ekujlibrit ndjesor. Adoleshentët provojnë të gjejnë familjaritet me trupin e tyre që ka ndryshuar dhe ka fituar një mënyrë të re funksionimi; duhet të fillojnë të pranojnë që tani kanë një trup që funksionon si ai i të rriturve. Të gjitha këto ndryshime fizike influencojne shumë përshtypjen që adolescenti ka për vetveten.
Ndryshimet konjiktive shërbejnë për tu dhënë adoleshentëve një ndjenjë më të fortë autonomie. Nuk u duhet me të kërkojnë shpjegime nga të tjerët, dhe janë në gjendje të krijojnë përgjigje të sofistikuara dhe të vlerësojnë vetë situatat. Adoleshentët studiojnë më qartësisht si botën e tyre të brendshme e paraqitjen e jashtme ashtu edhe botën reale, duke arritur të kuptojnë kompleksitetin e saj. Në krahasim me fëmijët, adoleshentët shikojnë dhe pranojnë ambiguitetin dhe pavendosmërinë. Gjatë kësaj periudhe, djemtë dhe vajzat duhet të shkëputen nga prindërit dhe të shikojnë rreth e rrotull sepse këtë kërkojnë edhe ndryshimet themelore që duhet të kalojnë gjatë adoleshencës. Duhet të arrijnë që të krijojnë besim në sensacionet, mendimet dhe veprimet e tyre dhe duke bazuar në këto ndryshime të brendshme do të fillojnë krijojnë autonominë. Pa besimin në këto aftësi, adoleshentëve do u duhet përherë të bazohen në gjykimet, mendimet dhe aftësitë e të tjereve. Të rinjtë për tu bërë të ndërgjegjshëm për opinionet personale kanë nevojë për këtë përiudhë intensive “auto-orientimi” që fillon me fazën e parë të adoleshencës dhe vazhdon në fazën e mesme për të përfunduar në fazën e fundit.
Ndryshimet psikologjike, megjithëse më pak evidente dhe më të vështira për tu kuptuar se ato fizike, janë të shoqëruara me vështirësi të ndryshme. Adoleshenca shpesh është përshkruar si një periudhë tranzicioni e detyrueshme që çon nga fëmijëria në moshën madhore, nga te qënit bij, në të bërit prindër.
Është një periudhë e karakterizuar nga një vetëdije e fortë. Adoleshentët në fazën e parë marrin më shumë njohje me vetveten, duke u nisur nga ndryshimet fizike. Adoleshentët në fazën e mesme, bëjnë eksperiencat e tyre personale nëpërmjet bashkveprimit me moshatarët që krahasojnë vetveten me të tjerët që gjenden në të njëjtën fazë shqetësimesh. Në fazën e fundit adoleshentët përqëndrohen në “purifikimin” e eksperiencave të tyre për të arritur në diçka të veçantë dhe të vërtetë. Mënyra kur dhe si adolesentët piqen përbën një faktor të rëndësishëm në zgjedhjen e shkokëve të tyre. Për ketë motiv djemtë dhe vajzat që piqen më shpejt zënë shoqëri me lehtësisht, ndërsa ata që piqen më ngadalë shpesh mbahen mënjanë.
Mardhëniet me moshatarët e të njëjtit seks janë shumë të rëndësishme në fazën e parë të adoleshencës. Duke qënë se adoleshentët eksperimentojnë shumë ndryshime, ata më të rinjtë se këta duan të dinë se edhe miqtë e tyre kanë kaluar emocione dhe ndjenja të tilla. Ndërkohë që nevoja esenciale për djemtë gjatë fazës së parë të adoleshencës konsiston në përshtatjen me ndryshimet e mëdha fizike që influencojnë mardhëniet e tij familiare dhe sociale, gjatë adoleshencës së mesme, nevoja kryesore është ajo e të ndjerit i lidhur fort me bashkmoshatarët, në shkollë dhe në ambientet sociale që u përkasin. Kemi të bëjmë me një kalim evident nga bota familjare në botën e bashkmoshatarëve. Shoqëritë më të ngushta mbeten të rëndësishme, por gradualisht triumfon llogjika e grupit që manifestohet në shumë mënyra si për shembull dëgjimi i të njëjtit lloj muzike, veshja me të njëjta roba, marrja me të njëjtat aktivitete sportive ose sociale. Gjatë adoleshencës së mesme djemtë jetojnë intensisht të tashmen. Duan te mësojnë kush dhe çfarë janë, kush është i njëjtë më ta dhe kush do të rri me ta dhe duan ta dinë mennjëherë. “Besimet” e kësaj moshe mund të shprehen me termin “njih vetveten”. “Adoleshentët e mesëm” ecin në rrugën e shoqërisë me qëllimin e qartë që të tjerët ti njohin sa më shumë që të jëtë e mundur në situata të ndryshme sociale. Kërkojnë të familjarizohen me botën e tyre të brendshme duke ëndërruar me sy sapur, duke shkruar ditare, poesi e tregime. Shpesh kjo periudhë korrespondon me një rritje të kreativitetit.
“Adoleshentët e mesëm” i vënë shumë rëndësi situatave dhe personave të jashtëm nga familja. Janë shumë të vëtdijshëm për çka kanë lënë pas. Shumë autorë kanë folur për fenomenin e keqardhjes që është karakteristike e periudhës së “adoleshencës së mesme”. Si pasojë e ndarjes nga prindërit, “adoleshentët e mesëm” mbeten të mbyllur në një fazë izolimi dhe vetmie. Kjo sepse karakteristikat e gjendjes shpirtërore, në këtë fazë, shpesh rizgjojnë proçesin e keqardhjes. Shpeshherë kanë nevojë që të stabilizojnë me prindërit mardhënie të reja, te cilat tu përgjigjen ndryshimeve dhe raporteve të reja me të tjerët. Raportet e reja, që kërkojnë në këtë përiudhë, janë ato me bashkmoshatarët si meshkuj dhe femra.
Fillojnë të shoqërohen me moshatarët e të njëjtit seks, për tu hapur më pas drejt grupeve mikse shoqërie. Ndërkohë kërkojnë edhe të rritur që nuk janë prindërit e tyre, për të zbuluar karakteristikat me të cilat të mund të indentifikohen; psh. Kanë më tepër vëmendje te mësuesit, te trajnerët dhe miqtë e prindërve të tyre. Prindërit, nganjherë pranojnë me vështirësi këtë admirim për të rriturit, ndërkohë që bëhen objektiv kritikash dhe Konsiderate të ulët nga ana e fëmijëve. Nga kjo ndodh që “adoleshentët e mesëm” shpesh distancohen nga prindërit dhe në të njëjtën kohë admirojnë të rritur të tjerë. Në këtë fazë, shumë adoleshentë bien në dashur. Për ata një nga burimet më të rëndësishme të mirqënies është ëndërrimi me sy hapur i një mardhënieje dashurore me një nga objektet e reja të dëshirës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një person të njohur në shkollë, apo të një ylli të muzikës ose të kinematografisë. Shikimi i idhujve te tyre, nga posterat e ngjitur nëpër muret e dhomave të tyre, u jep atyre një sens afërsie dhe sigurie (duke ndryshuar humbjen njëkohëse të vëmëndjes nga ana e prindërve) Mbas fazës së dashurimit, të kesh një të dashur bëhet e rëndësishme si nga ana sociale ashtu edhe nga ajo personale. Statusi social relacionohet shpesh me faktit e të pasurit një mardhënie fikse, që përfshin eksperiencat seksuale.
Vetëm në adoleshencën e avancuar, të pasurit një të dashur, rrjedh nga dëshira për një intimitet më të madh siç është njohja më e thellë. “Adoleshentët e mesëm” kanë më familjaritet me trupin e tyre, ndjenjat, senset dhe ëndërrat. Pranojnë më lehtë ndryshimet që ndodhin në proçesin e tyre mendor dhe janë më shumë të vetëdijshëm për impulset e tyre seksuale dhe të pjesëve të trupit të tyre. Kanë më familiaritet me jetën sociale, të cilën e përdorin më mirë, dhe janë më të pavarur nga prindërit. Përgjithësisht ndihen më të sigurtë për veten dhe më të zotë. Hyjnë në periudhën e “adoleshencës së vonë” të përgatitur për këtë proçes konsolidimi të sigurisë së tyre dhe kanë një kontakt më të ngushtë me atë që mund ti rezervojë e ardhmja.
Ndërkohë që “adoleshentët e mesëm” janë të përqendruar përparësisht në botën e tyre, që shpesh është e kundërvënë me atë të të rriturve, të rinjtë e “adoleshencës së vonë” fillojnë të shohin vetveten si individë dhe shpesh janë të prirur të mendojnë mbi çfarë janë dhe çfarë duan të jenë. Kapaciteti i tyre për të shikuar realitetin me preçizion është më i zhvilluar dhe më pak i shqetësuar nga pyetje me natyrë psikologjike. Konflikti me prindërit zbutet, duke fituar një pavarësi më të madhe për të vepruar bashkë me një rritje të stabilitetit emotiv dhe një besimi më të madh tek të tjerët dhe tek vetvetja. Relacionet me moshatarët mbeten të rëndësishme dhe zënë një vend gjithashtu të rëndësishëm bashkë me interesat orientuese drejt të ardhmes. Kalimi normal nëpërmjet adoleshencës sjell një sasi shqetësimesh në ndjenjat e brendshme dhe në sjelljet kundrejt të tjerëve.
Edhe në rrethanat më të favorshme kjo periudhë tranzicioni është e mbushur me stres. Ështe gjithashtu e vërtetë që pjesa më e madhe e të rinjve e kalon pa pasoja të dëmshme. Në fakt me një mbështetjë të përshtatshme nga familja, nga shkolla dhe komuniteti ata bëhen të rritur të kompletuar dhe të mirë inkuardruar, të sigurtë për veten, të aftë për të përballuar stresin dhe për tu lidhur me të tjerët. Sidoqoftë disa të rinj, për shkak të situatave familiare e sociale, nuk janë në gjendje të përballojnë gjithë sfidat adoleshenciale me sukses dhe mund të kenë probleme emocionale dhe sjelljeje që, nëse nuk kurohen sic duhet, mund të krijojnë me kalimin e kohës pasoja të dëmshmë për mirqënien dhe për shëndetin e tyre mendor.
Shëndeti mendor, ashtu si shëndeti fizik, është i rëndësishëm në cdo hap të jetës. Të gjitha aspektet e jetës sonë janë të influencuara nga shëndeti ynë mendor. Ai përfshin gjithashtu si të përballojmë stresin, si të ndërtojmë mardhënie me pesonat e tjerë dhe si të marrim vendime. Ka të bëje me mënyrën tonë të të mënduarit, të ndjenjave, të sjelljeve dhe të përballimit të situatave të jetës. Ka të bëjë gjithashtu edhe me mënyrën në të cilën shohim vetveten, jetën tonë dhe personat që bëjnë pjesë në të; se si ne vlerësojmë mundësitë tona dhe bëjmë zgjedhjet tona. Shumë persona eksperimentojnë probleme të shëndetit mendor gjatë disa periudhave të jetës së tyre. Ashtu si edhe të rriturit, adoleshentët mund të kënë probleme të shëndetit mendor që ndërhyjnë me mënyrën e tyre të të menduarit, të sjelljes dhe të të vepruarit. Këto probleme godasin 1 cdo 5 të rinj të çfarëdolloj moshe dhe përfshijnë një vetvlersim të ulët, ankth, depresion dhe ç’rregullime të ndryshme të sjelljes. Nëse nuk kurohen, problemet e shëndetit mendor mund të çojnë në dështimin shkollor, konflikte familiare, abuzim drogash, dhunë dhe deri në vetvrasje. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit dhe të afërmit të njohin këto probleme dhe të ndihmojnë adoleshentin.