Nora Istrefi, fotot e reja dhe planet e vjeshtës
Këngëtarja Nora Istrefi ka disa muaj që në treg ka hedhur videoklipin e këngës Vetëm mua. Klipi është realizuar nga shtëpia filmike kosovare Entermedia dhe tash më transmetohet me të madhe nëpër ekranet televizive. Kënga është ritmike duke iu përshtatur stinës së nxehtë, por është cilësuar dhe si një ndër këngët më të pëlqyera verore. Kënga është verore me një tekst të lezetshëm, por edhe spoti është punuar në këtë frymë, ka dinamikë, ka atmosferë verore, është shprehur këngëtarja Istrefi. Por, ky nuk ishte angazhimi i vetëm i Norës gjatë kësaj periudhe. Ajo ishte e nominuar në festivalin Top Fest 6 për kategorinë Best Female me këngën Keq u pafshim, të punuar nga Aida, Armendi dhe Darko Dimitrov, ku tregonte se ndihej shumë e kënaqur që sërish ishte pjesë e këtij festivali. Më pëlqen të konkuroj në këtë festival, pasi është për të rinj, ka thënë Nora, e cila edhe dy herë të tjera ka marrë pjesë në të dhe në të dyja herët është kthyer me çmime. Kjo ka qenë edhe një arsye më shumë për të hyrë sërish në këtë garë.

Por për dallim nga dy herët e kaluara ku ka marrë pjesë me këngë ritmike, këtë herë Nora kishte zgjedhur një baladë. Megjithatë, për të nuk kanë rëndësi edhe aq shumë çmimet, sa fakti që kënga të pëlqehet dhe të përkrahet nga publiku. Përkushtimi i Norës ndaj muzikës do të jetë edhe më i madh, pasi ajo ka kryer tashmë studimet për dizajn, duke iu dedikuar tërësisht muzikës. Angazhimet e radhës tashmë janë koncertet jashtë vendit në perëndim, ku shkuarje-ardhjet i janë bërë udhëtime të zakonshme në jetën e saj të përditshme. Duke folur për të ardhmen profesionale të saj, ajo ka thënë se gjithçka do të lidhet me artin, para së gjithash me dizajnin. E ardhmja ime do të jetë arti, gjithçka që ka të bëjë me artin, pasi këtu e gjej mirë veten.

Dizajni do të jetë fusha ime e ardhshme, mbase edhe piktura e aktrimi, por kurrsesi shkenca e politika, është shprehur ajo. Por, përkundër asaj që e argëton publikun shqiptar, Nora vazhdon të jetë një frekuentuese e rregullt e jetës së natës në Prishtinë dhe pothuajse gjithmonë shihet e shoqëruar nga motra e saj, Nita Istrefi. Motrat kanë një ngjashmëri të madhe saqë publiku vështirë ti dallojë. Edhe pse Nora është e fejuar me Robertin ajo nuk e ka lënë aspak pas dore argëtimin me shoqërinë, pjesë e së cilës bëhet edhe motra e saj. Tash e sa kohë fejesa e saj është përfolur shumë nëpër media. Nora dhe Roberti janë një çift më se i konsoliduar dhe i bashkuar, ku preferojnë të shkojnë kudo së bashku, qoftë edhe për angazhime pune, por qoftë dhe për argëtim.

Çifti i njohur i muzikës duket se i janë dorëzuar argëtimit pa kushte në një nga pub-et e Prishtinës dhe janë bërë gjithmonë e më të nxehtë, pa e kuptuar se ndoshta ata nuk ishin të vetëm, por me një publik që shikonte, por që të dy duket se besojnë në filozofinë Jetoje momentin ashtu siç e ndjen. Në anën tjetër këngëtarja është mjaft e angazhuar gjatë kësaj vere, si në Kosovë, Ulqin e Durrës. Ndërkaq për pushime mendon të shkojë nga fundi i këtij muaji dhe sigurisht bashkë me të fejuarin e saj. Duke qenë njëra ndër këngëtaret më të vlerësuara nga publiku dhe më të dashura,ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa herë që paraqitet me ndonjë projekt të ri muzikor. Ndërsa, sa i përket personalitetit dhe vetive të saj, ajo ka folur duke zbuluar se është person që edhe verës ndjen të ftohtë, kështu që gjithmonë mban pizhame veshur.
E gjendur në një emision televiziv seksi këngëtarja ka treguar se në vegjëli ka pasur idol këngëtaren Mihrije Braha. Por, këtë gjë ajo e ka thënë me ironi, pasi këngëtarja e vërtetë që ajo ka dashur shumë dhe është rritur me këngët e saj ka qenë Adelina Ismaili. Unë si fëmijë e kam dashur Mihrije Brahën – ironizon duke e nxjerrë gjuhën po bëj shaka, sepse e kam dashur Adelinën, pasi ka qenë shumë interesante, ka vlerësuar ajo. Pasi ka përfunduar studimet, Nora dëshiron të prezantohet me një revy mode, por duke mos saktësuar kohën se kur do ta bëjë këtë gjë për shkak të angazhimeve të shumta muzikore, por nuk përjashtoi edhe krijimin e një linje mode profesionale pasi dizejnimi është edhe profesioni i saj i vërtetë. Këto komente Nora i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në emisionin Një moto për foto. Pasi që të gjej kohë, Nora dëshiron të vazhdojë studimet master për dizajnin e modës pikërisht në Milano të Italisë.

Ajo së fundi pas këngë Keq u pafshim nuk ka hedhur në treg ndonjë projekt të ri muzikor, pasi dëshiron që të fillojë xhirimet e këngëve të reja menjëherë pasi të kthehet nga pushimi, e mbushur me shumë energji, Nora ka realizuar një set të ri me fotografi profesionale nga dora e fotografit të njohur kosovar Bashkim Hasanit. Për kënaqësinë e lexuesve ne ju sjellim disa foto të reja të Norës por edhe foto nga atmosfera e krijuar në ahengun e organizuar për nder të fejesës së saj me Robert Berishën.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22378. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22378