Nobeli, merite, popularitet...

Aki

Paint It Black
Kur vjen ne mendje fjala Oscar te gjithe imagjinojne nje artist me nje talent gjigand qe ka arritur deri ne ate pike te fitoje ose te niminohet per dicka te tille...edhe pse ka njerez qe mendojne te kunderten. Akoma nje arritje me e madhe konsiderohet Nobel, te marresh Nobel...ehh mund te vdesesh lirshem pasi ke arritur kulmin e vleresimit, nga qe Nobel di te vleresoje shkencen, paqen, artin, letersine dhe......Bob Dylan. Per here te pare qe ndodh nje ...'poet' qe shkruan tekste kengesh pa ndonje liber qe do shtoje perfitimin e indusitrise botuese letrare (i ka ca libra me piktura e fotografi) dhe kjo nxiti reagime te ndryshme neper bote. Tani te fokusi i qellimit te temes, si mendoni e meritoi Bob Dylan Nobel-in e tij per letersine, apo mooo te poshtrit duhet t'ia japin Kadarese e mos tallen kot fare :p

 

Alephh

Valoris scriptorum
Një botë që i jep Bob Dylanit, Nobelin e letrave, është bota që zgjedh Trumpin për president
6:51 - 14/10/2016 Aktualitet, Bota 0

obama-heq-unazen-para-se-te-tako.jpg

Nga Tim Stanley – The Guardian/Bob Dylanit iu dha çmimi Nobel në Letërsi. Pse jo?! Për sa kohë Komitetet Nobel i jep çmimin e paqes Henry Kissinger, atëherë mund t’i japë një çmim në letërsi edhe një njeriu që nuk ka shkruar ndonjëherë letërsi.

Nuk është çështje shijeje. Bob Dylan është një artist i madh, ndoshta më i madhi. Por çmimi Nobel është konceptuar të jepet jo në bazë të asaj që i pëlqen publikut, pasi nëse do ishte kështu atëherë Doris Lessing nuk do ta kishte fituar kurrë. Çmimi Nobel është konceptuar të jepet në bazë aftësisë së ndërthurur me idealizmin. Dylan i ka të dyja këto, por vepra e tij është shumë larg asaj të fituesve të kaluar të Nobelit si Yeats, Gide, O’Neill, Solzhenitsyn etj. Shkalla e krijimtarisë dhe rëndësia e tematikave të tyre, i tejkalon tekstet e Dylanit. Ai është një yll i zbehtë që i bie një kitare, ndërsa ata janë diej rreth të cilëve ne rrotullohemi.

Nëse Komiteti kërkonte t’ia jepte çmimin një amerikani, atëherë mund të kishte zgjedhur Don DeLillo, Philip Roth apo pse jo, Thomas Pynchon. Nuk kishte pse të bënte këtë zgjedhje. Atëherë pse e bëri? Për nostalgji? Për politikë? Për të kënaqur turmën? Apo për t’ia dhënë dikujt, që do të zhdukte reputacionin e Komitetit për snobizëm intelektual, reputacion ky që ekziston vetëm mes atyre të çinteresuar për letërsinë. Nëse popullariteti i çmimit ishte qëllimi, atëherë pse nuk ia dhanë Leonard Cohen apo Paul McCartney? Pse nuk zgjodhën Debbie Harry, për të cilin mendohet se ka shpikur rapin? Për më tepër, pse të popullarizohet një çmim që nuk përcaktohet, por vendoset në bazë të arritjeve të dukshme të fituesit? Po flasim për Çmimin Nobel në Letërsi, jo për Sweden’s Got Talent.

Epo ja ku jemi pra, kur flasim për aspektin kulturor. Veçantia është zhdukur, diskriminimi është një fjalë e ndyrë, barazia politike, sociale dhe emocioni ekzistojnë ende. Por asgjë nuk ka rëndësi, për sa kohë diçka shet. Kushdo që po feston vdekjen e cilësisë, kushdo që imagjinon se eliminimi i elitizmit të çon pashmangshmërisht në drejtësi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm për atë që dëshiron. Një kulturë që i jep Bob Dylanit një çmim në letërsi është një kulturë që zgjedh Donald Trump për president. Kjo është një kulturë e painteresuar tek kualiteti dhe e shqetësuar vetëm tek nevojat për të kënaqur emocionet momentale. Është lënë pas dore si nga krahu Majtë ashtu edhe nga krahu Djathtë. Është bërë shumë e vështirë për të përdorur arsyen, pasi arsyeja është diskriminuese. Nevojitet mendim dhe përpjekje, jo vetëm për ta përdorur, por për ta kuptuar atë. Është shumë më e lehtë të ndjekësh instinktin sot. Ka ndryshim të madh midis thënieve “Dylan, sepse më pëlqen” nga “Trump, sepse unë ndjehem si ai.” E gjitha kjo vjen nga pakultura.

Më quani konservator po të doni, snobist apo elitist. Nuk më bëhet vonë! Kultura është dukshëm më e varfër se ajo e disa dekadave më parë dhe kjo ka një ndikim në politikë. Çdo vit, standardet duket se po bien dhe ajo që dikur konsiderohej absurde, sot duket mjaft normale. Dhe ajo që është e shkëlqyer, për fat të keq është harruar. Se ku do shkojë e gjitha kjo, unë nuk e di. Ndoshta Çmimi Nobel në vitin 2025 do t’i shkojë Donald Trumpit, për postimet e tij në Twitter.
 

gurax

Pan ignoramus
Mua ne fakt nuk eshte se kam ndonje gje pro apo kunder Bob Dylan.
Por kam nje si ndjenje qe s'di si ta pershkruaj, dicka ndermjet keqardhjes dhe zhgenjimit, per cmimin Nobel per letersine. Dhe hijen e nje frike te zbehte se ndoshta cmimin Nobel per Fizike mund ta fitoje edhe Michio Kaku.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m'u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t'i shaja!? Ata s'kishin atdhe...
Ma shanë atdheun, në gjuhën time.

Faik Konica
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Malli i Shqiperise
Nga: Ismail Kadare

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
 
Top