No man's land

Danae

Primus registratum
Re: No man's land

no man's land...
no woman's land...
ne vesh akoma me tingullon nje akuze "ju vajzat" e ka dite qe ec dhe mbart me vete si kermill peshen e eger te fjaleve,te akuzave ndaj delikateses femerore,ndaj enderres,apo ndaj gjithckaje tjeter qe mund t'i vishet bukurise se shpirtit femeror.
me kujtohet manjola me cajupin:
burrat nen hije
rrine e kuvendojne
pika qe s'u bie
se nga grate rrojne.

no man's land
no woman's land
toke e eger,njerez te eger ballkani ngrate.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: No man's land

Nuk e kam paguar taksën e votuesit për gjashtë vjet. Më futën në burg një herë për një natë për këtë arsye; dhe, ndërsa shikoja muret e gurta, dy-tre këmbë të trasha (një këmbë rreth 30 cm), derën prej druri e hekuri, një këmbë të trashë, dhe rrjetën e hekurt që kufizonte dritën, dhe nuk mund të mos tronditesha nga budallallëku i këtij institucioni, i cili më trajtonte sikur të isha një copë mishi me kocka, që për t’u mbyllur brenda. Përsiatja se ishin menduar gjatë që kishin vendosur se ky ishte vendi më i mirë në të cilin mund të më futnin, dhe se nuk kishin menduar asnjëherë se si të shfrytëzonin shërbimet e mia në mënyrë tjetër. Vura re se, nëse ekzistonte një mur guri midis meje dhe bashkëqytetarëve të mi, ekzistonte edhe një tjetër më i vështirë për t’u kapërcyer apo shembur, para se të mund të ishin aq të lirë sa ç’isha unë. Për as edhe një moment nuk ndihesha i burgosur, dhe muret më ngjanin si një harxhim i kotë gurësh dhe llaçi. Ndjehesha sikur unë isha i vetmi mes bashkëqytetarëve të mi, që kisha paguar taksën. Ata thjesht nuk dinin si të më trajtonin, por silleshin si të ishin të paedukuar. Në çdo kërcënim dhe në çdo kompliment kishte një gabim trashanik; sepse ata mendonin se dëshira ime më e madhe ishte të qëndroja nga ana tjetër e murit të gurtë. Nuk mund të mos buzëqeshja tek shihja se sa me zell e mbyllën derën përballë meditimeve të mia, që i ndoqën ata përsëri papushim dhe pa pengesë, dhe ato ishin vërtetë gjithëçka që ishte e rrezikshme. Duke qenë se nuk arrinin dot tek unë, ata vendosën të dënonin trupin tim; njëlloj si fëmijët, që kur nuk i bëjnë dot gjë personin ndaj të cilit kanë inat, keqtrajtojnë qenin e tij. Pashë se Shteti ishte gjysëm i zgjuar, që ishte i turpshëm si një grua e vetmuar me lugët e saj të argjendta, dhe se nuk mund të dallonte miqtë e vet nga armiqtë, dhe kështu humba gjithë respektin që kisha për të, dhe e mëshirova.

Thoreau
 

alinos

Forumium maestatis
Re: No man's land

Take someone who doesn't keep score,
who's not looking to be richer, or afraid of losing,
who has not the slightest interest even
is his own personality: he's free.


Rumi
 

Princesha

Primus registratum
Re: No man's land

...mu me prek kjo ndjenje sa her qe e shoh veten para detit (jo para cdo deti, ndoshta sepse qe ne femijeri eshte bere pjese e nenkoshiences time deti qe un kam frekuentuar gjithmon), sidomos kur eshte krejt i qetë, nga ora 7.30 - 8 e mengjesit, kur askush s'ka arritur ta trazoje, ulur ne breg duke humb veten komplet ne ate pafundesi. Sidomos kur aty ku sheh bashkimin e detit me qiellin s'ka asnje kontrast ngjyrash, njetrajtshmeria te ben akoma me shume te ndjehesh se nuk ke arritur ne nje toke tjeter...
 
Top