No country for little kids

  • Thread starter Anxhela Çikopano
  • Data e fillimit
A

Anxhela Çikopano

Guest
Bir Selman i nënës ç'të të qaj më parë!
Të të qaj manjakët, që familjet edhe pse i dinë i fshehin a i dëbojnë nga shtëpitë, pa menduar hiç më tutje, thua se në këtë vend nuk ka një shtet ku të denoncosh...
Të të qaj shtetin që nuk ka ekzistuar kurrë, derisa liron të tillë mostra me gjoba, pa ia ndjerë hiç...
Të të qaj prokurorin e paaftë, që nuk sheh dot më tutje se kapaku i dosjes...
Të të qaj sistemin arsimor, që na prodhon kësi të paaftësh...
Të të qaj korrupsionin, që vë e heq gjithë ditën nga këta, veç të mbajë votat e privilegjet...
Të të qaj ata që kërkojnë dënim me vdekje, thua se kjo do u shpëtojë kokën, duke harruar se po ata palo gjykatës e prokurorë, nesër do u vrasin fëmijët e pafajshëm...
Apo të të qaj gazetarët jazëk që tallin trapin me jetën e fëmijëve, më keq nga manjakët e ndyrë të këtij vendi?
Po kam edhe shëndetësi për të të qarë, edhe ushqim, edhe pisllik, edhe nepotizëm, edhe administratë, edhe propagandë, edhe dembellëk, edhe zemërvogëlsi, edhe dritëshkurtësi, edhe dashakeqësi, edhe llogje pazari, edhe kafene plot, edhe militantizëm masiv, edhe zi të sigurt buke me hyrje pa standarde në BE... a ju mjaftojnë kaq për të kuptuar që këtu nuk rriten fëmijë?
Kam ditë që e kafshoj gjuhën, jam e neveritur gjer aty sa më është lidhur gjuha, po fshihem pas kufjeve duke dëgjuar libra, po i kaloj njoftimet e Facebook me shpejtësi marramendëse, nuk dua të ndalem se kam frikë se shoh makutërinë e Anila Bashës me shokë e shoqe, marrinë e Saliut me miq, fjalëmëdhatë pa pikë shprese të Edit të purpurt (se nuk po i zë fare në gojë këta zabërhanet periferikë, që po lehin më keq se të mëdhenjtë), kur në mendje më rreh si çekan veç një titull i përditësuar i Cormac McCarthy, për këtë tokë ku të drejtën e fjalës e kanë dhe do ta kenë përherë (dhe me përherë kam parasysh këto 300 mijë vitet e ardhshme) vetëm huliganët dhe halabakët:
NO COUNTRY FOR LITTLE KIDS!!!!

Blogun dhe aktivitetet e Tiranës mund t'i ndiqni edhe tek TiranaXXL http://tiranaxxl.com/

Continue reading...
 
Top