Njohjet e Kosoves prioritet i Qeverisë Berisha 2

Njohjet e Kosoves prioritet i Qeverisë Berisha 2

Ilir-Meta.jpg
Mardhëniet politike, ekonomike, tregtare kulturore dhe në të gjitha fushat tjera mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë shumë më intensive gjatë katër viteve të ardhshme, e një rol të madhë në këtë drejtim padyshim se ka rruga e re që bashkon shqiptarët, ka thënë sot zëvendëskryeministri i ardhëshëm dhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta duke folur për Radio Dukagjinin.

Meta ka theksuar se ndër prioritetet kryesore të ministrisë që ai do të udhëheqë është shtimi i numrit të njohjeve të Kosovës.

Avancimi për njohjen ndërkombëtare për shtetin e ri të Kosovës do të jetë një prioritet i vecant dhe shumë i rëndësishëm i shtetit, qeverisë dhe diplomacisë shqiptare dhe për këtë pa asnjë diskutim që do të forcojmë bashkëpunimin jo vetëm me shtetin e Kosovës por në radhë të parë edhe me partnerët më të mëdhenjë që kanë marrë atë vendim historik të deritanishëm për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si SHBA dhe disa nga partenrët kryesor evropia.

Duke mos përmendur ndonjë datë se kur Kosova mund të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shefi i ardhëshëm i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta ka potencuar se Shqipërija do të bëjë cështë e mundur që Kosova të jetë anëtare e mekanizmave më të rëndësishëm ndërkombëtar.

Unë besoj dhe do të kontribuojë që kjo gjë të ndodhi sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që Kosova të mos mungojë në asnjë institucion të rëndësishëm vendimarrës botëror.

Meta ka theksuar se është në dijeni të zhvillimeve të fundit rreth protokolleve por ai ka potencuar se pa marre parasysh fërkimet , procesi do të ec para.

Të jeni të sigurt se asnjë ditë nuk kam munguar në Prishtinë ka deklaruar Ilir Meta në fund të bisedes dhënë Radio Dukagjinit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22139

Top