Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa

Adonis

Primus registratum
Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa

Më pak kohë dhe më pak shpenzime, për procedurat e njohjes së diplomave të huaja. Tani, një studenti që ka mbaruar jashtë do t’i duhet të presë shumë më pak, deri në konvertimin e diplomës. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit, edhe pagesa, nga 100 mijë lekë (të vjetra) që shkon aktualisht, është propozuar të gjysmohet, duke mbërritur në 50 mijë. “Lehtësim i procedurave për shtetasit tanë të diplomuar jashtë; vlerësim i saktë i kualifikimit të kryer jashtë dhe shqyrtim i hollësishëm për diplomat e falsifikuara”. Këto janë tri elementët, mbi të cilat po punon aktualisht Zyra e Njohjes së Diplomave në MASH.

Afati

Rritje e stafit për njohjen e diplomave dhe përgjysmim i hallkave të procedimit, janë dy masat e para që janë marrë për lehtësimin e barrës për aplikantët. Aktualisht është zbatuar afati 3 mujor për njohjen e diplomave, por sipas reformës së fundit, realizuar nga ministria, do të pritet më pak. “Për rastet rutinë do të ketë një kohë më të shkurtër përpunimi. Afati 3-mujor, do të jetë kryesisht për rastet problemore”,- thekson Zyra e Shtypit pranë ministrisë. Ndërsa, sipas specialistëve, mësohet se pas strukturimit të plotë të Njësisë për Njohjen e Diplomave dhe plotësimit të rrjetit të nevojshëm të komunikimit, do të përgjysmohet afati i deritanishëm. “Paralelisht, kjo do të shoqërohet edhe me një ulje të tarifës, për ta kthyer plotësisht në një shërbim publik rutinë”,- theksojnë specialistët.

Jo përkthim të programit

Procedura e re, përveç avantazheve në kohë, çliron mbi gjysmën e aplikantëve nga detyrimi për të paraqitur programin e lëndëve, të përkthyer e noterizuar. “Përveç mundimit dhe kohës, kjo redukton edhe një kosto të lartë financiare; koston e përkthimit dhe noterimit të afro 20 faqeve”,- mësohet nga specialistët. Ndërkaq, në vëmendje është edhe komunikimi me aplikantët e mundshëm, duke ofruar informacionin e nevojshëm nëpërmjet faqes së internetit të ministrisë, për të shmangur vonesat dhe problemet që sjell mungesa e informacionit. Së shpejti do të publikohen njoftime në intervale të shkurtra, së bashku me mundësinë për aplikimin on-line të të interesuarve, me zyrën përkatëse. “Të gjithë aplikantët që plotësojnë aplikimin konform kërkesave, kanë avantazhin e përpunimit të shpejtë”,- thotë zëdhënësja, duke kujtuar se informacionet gjendet në dritaren për Arsimin e Lartë.

Verifikimi

Për pjesën investigative, janë përcaktuar rregulla më të qarta dhe kanale verifikimi më të plota.

“Konkretisht, procedura e re ofron zgjidhje, edhe për ato raste që deri tani kanë qenë të bllokuara (si p.sh., kur diplomat nuk ishin të legalizuara, ose nuk arrihej komunikim me universitetin)”,- theksojnë specialistët, duke sqaruar se për këtë qëllim mundësohen rrugë alternative, që përdorin mjetet e sotme moderne të komunikimit, përfshi edhe verifikimin në faqen e internetit të universiteteve. Kjo, sipas tyre, ka sjellë avantazhe si për përfitim në kohë, edhe për garanci më të mëdha. “MASH po ndërton në këtë drejtim infrastrukturën e nevojshme, për informacion dhe korrespondencë më të shpejtë dhe më të garantuar, që shumë shpejt do të japë rezultate”,- thekson Zyra e Shtypit.

Dokumentet që duhen:

1. Formati i aplikimit

2. Fotokopja e noteruar e diplomës

3. Fotokopje e noteruar e listës së notave

4. Suplement i Diplomës (nëse disponohet; jo i detyrueshëm)

5. Fotokopje e pasaportës dhe certifikatë origjinale lindje

6. Programi

7. Mandatpagesa


marre nga shekulli

NUK E DI SI TE REAGOSH NGA NJE LAJM I TILLE- TE GEZOHESH, TE QASH APO TE QESHESH.

PERSONALISH ME VJEN KEQ PER ATO STUDENT SHQIPTARE QE JANE DIPLOMUAR JASHT DHE JANE TE DETYRUAR PER NJE ARSYE O TJETER QE TE KTHEHEN NE SHQIPERI DHE DUAN APO SDUAN DUHET TE DJEKIN NJE PROCEDURE TE TILLE

KUR DO TA KUPTOJNE KETO IDJOTA QE NE PERENDIM ESHTE OBLIGIMI I PUNEMARRSIT TE VERTETOJE QUALIFIKIMIN E DIPLOMES SE PUNTORIT, DHE GJITHCKA QE DUHET TE BEJ ESHTE NJE KONTAKT ME UNIVERSITETITN QOFTE ME ANE TE TELEFONIT APO ME LETER DHE FARE THJESHT MUND TE MARRI NJE KONFIRMIM. kurse tek ne na u dashkan notere e cetifikata lindje - EJ ZOT NA RUAJ NGA BUDALLEQNIT DHE TE CMENDURIT
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa

behet fjale per punet ne administraten publike (pjesemarrjene konkurset) apo ato profesione qe kerkojne nje provim shteti dhe diplonem ne nje dege te caktuar (psh inxhinier apo projektues apo avokat apo noter apo gjykates etj etj).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa

Une psh nuk kam interes te konvertoj asgje
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Njohja e diplomave, gjysmohet afati dhe tarifa

Nuk e kuptoj pse duhet e gjith kjo procedur per personat qe dipllomohen jasht kur nje pjese e mire e dipllomave te dhena ne shqiperi jan te shitura e provimet te mara me pare..po ne kte rast cfar duhet te bej administrata publike? t'pysi presoret nese kan mar pare per te dhen dipllomen??
Vallaj se mar shum vesh shqiprin, ne kte mnyr i heqin me shum deshiren studenteve te dipllomuar jasht qe te kthehen nje dit e te punojn ne Shqiperi... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top