Njoftim

Njoftim

KKSHA Ofron Bashkepunim me Edi Ramen mbi Mundesine e Binjakezimit te Qytetit
te New Yorkut me Tiranen

Washington, D.C., 1 Nentor, 2002: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)leshoi kete njoftim ne lidhje me takimin qe u mbajt dje ne New York me Kryetarine Bashkise se Tiranes Z. Edi Rama.

Dje ne daten 31 Tetor 2002, keshilli drejtues i KKSHA-se pati nje dreke pune me Kryetarin e Bashkise se Tiranes, Z. Edi Rama. Ne emer te KKSHA-se, Drejtori i Pergjithshem Z. Martin Vulaj e uroi Z. Rama per nderimin e madh qe ju be
nga OKB me daten 30 Tetor, 2002, diten e perkutjimit te dites kombetare per uljen e varferise, nepermjet dhenies se cmimit "Poverty Eradication." Kete vit OKB ia dha kete cmim vetem 6 personave, individe te cilet kane kontribuar ne uljen e varferise si dhe kane hapur ne komunitetet e tyre programe qe promovojne ndergjegjesimin mbi mbrojtjen e mjedisit. Z. Rama u vleresua per arritjet, suksesin si dhe per impaktin qe ka pasur puna e tij ne zhvillimin e Kryeqytetit te Shqiperise. Keshilli Drejtues i KKSHA-se shprehu kenaqesine e tij qe ne saje te shembullit pozitiv te Z. Rama, emri i Shqiperise po degjohet jo vetem per refugjatet dhe sfidat ekonomike e politike por tani dhe per arritje te tilla te rendesishme. Keshilli theksoi se Shqiperia ka nevoje
per me shume shembuj te tille pozitiv.

Zoti Rama falenderoi KKSHA-ne per pritjen e ngrohte. Ne fjalen e tij, Z.Rama tregoi shkurtimisht per veshtiresite qe ka hasur gjate ushtrimit te detyres se tij si kryetar i bashkise se Tiranes. Ai foli per lehtesite
dhe pengesat qe sjell politika shqiptare ne administrimin dhe zbatimin e projekteve ne nivelin lokal. Kryetari i Bashkise theksoi domosdoshmerine e thellimit te reformave institucionale, e vazhdimit te luftes kunder korrupsionit por jo duke e perdorur ate si arme politike para opinonit publik po duke
e thelluar ate nepermjet procedurave ligjore, si dhe nevojen e percaktimit me te qarte te pergjegjesive dhe decentralizmin e metejshem te pushtetit lokal. Z. Rama theksoi se kontributi i tij ne te ardhmen do te vazhdoje te mbeten ne nivelin lokal, sepse sipas tij, rezultati dhe kenaqesia e punes ne kete nivel eshte shume konkrete dhe eshte nje nga menyrat me te mira per
te sjelle zhvillimin e mbare vendit.





Gjate takimit Z. Rama dhe Bordi Drejtues i KKSHA-se diskutuan per mundesite
e bashkepunimit midis organizates dhe diaspores ne pergjithesi dhe Bashkise
se Tiranes. Ne emer te Bashkise se Tiranes, Z. Rama kerkoi qe, ne kuader
te Projektit "Pasterti dhe Gjelberim" i cili synon te merret me kthimin ne
identitet te mjedisit pergjate Lumit te Lanes i cili kalon permes kryeqytetit,
KKSHA te sponsorizoje gjelberimin e nje pjese sektorit perballe Ministrise
se Jashtme te Shqiperise. Z. Rama tha se nje sponsorizim i tille do te kishte
vlera te larta simbolike si tregues i dedikimit te diaspores shqiptare per
te inkurajuar keto nisma te rendesishme per jeten e qytetareve shqiptare.
Ne emer te KKSHA-se, kryetari i keshillit drejtues Z. Richard Lukaj ofroi
idene e perpjekjeve te perbashketa per te arritur nje marreveshje binjakezimi
mes Qytetit te New York-ut dhe Tiranes. Binjakezimi i qyteteve eshte nje
eksperience e njohur ne Shqiperi e cila synon rritjen dhe zhvillimin e metejshem
te qyteteve shqiptare nepermjet nje sere marreveshjesh reciproke me qytete
te zhvilluara ne bote. Ne mbyllje te takimit, KKSHA ofroi bashkepunim te
metejshem me Z. Rama ne perpjekjet e tij per permiresimin e jeteses se qytetareve
te Tiranes dhe ngritjes se imazhit te Shqiperise dhe Shqiptareve.



Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) eshte nje organizate jo perfituese
dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te ceshtjeve shqiptare, promovimit
te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike,
per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe
zhvillimi dhe edukative. Per me shume informacion mbi KKSHA-ne ju lutem
vizitoni faqen tone te internetit www.naac.org.
_______________________________________
Adresa:
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan

2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036 481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: naac@naac.org<br />
PS Per krijuesti e Albforumit nje mesazh inkurajimi nga une.
Asnje fillim i ri nuk eshte i pamundur nqs ekziston vullneti i mire!
 

enton

Primus registratum
Re: Njoftim

INSTAT bën publike rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe banesave

Në 12 vjet rreth 400 mijë shqiptarë më pak


--------------------------------------------------------------------------------

Jetmira Delia

TIRANE

Emigrimi dhe rënia e lindshmërisë kanë pakësuar numrin e popullsisë në vendin tonë. Ndërsa në vitin 1989 numri i popullsisë në vend ka qenë 3182417, në muajin prill të vitit 2001, ai rezulton të jetë 3069275.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të INSTAT-it, Milva Ekonomi, ky pakësim i popullsisë rezulton të ketë ardhur për shkak të emigracionit, por edhe sepse ka rënë lindshmëria. Ndërkaq, sipas konkluzioneve të regjistrimit të popullsisë, rezulton se në jug dhe në veri të Shqipërisë jeton një numër i vogël banorësh, ndërsa ka një përqendrim të saj në qendër të vendit. Për gati një dekadë vihet re një lëvizje e madhe e demografike e popullsisë, nga zonat periferike të vendit drejt qendrës. Kryesisht këta banorë janë vendosur në qytetet Durrës dhe Tiranë.

Më shumë femra se meshkuj
Kjo është një e dhënë tjetër që vjen nga përfundimi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Sërish emigrimi jashtë vendit është shkaku që në vendin tonë ka më pak meshkuj sesa në vitin 1989, kur daton regjistrimi i fundit i popullsisë në vendin tonë. Ky numër ka një rënie prej më shumë se katërqind mijë personash. Nëse në vitin 1989 ky raport ka qenë pothuajse në kuota të barabarta, në prill të vitit 2001 ky raport është thelluar së tepërmi. Ndërsa kjo shifër, për sa u përket femrave, qëndron pak a shumë në shifra konstante.

Familja
Numri i familjeve në vendin tonë është rritur. Ndërkaq ajo që vihet re, është fakti se ka variacion në madhësinë e familjes. Ende vazhdon të ruhet familja e përbërë prej më shumë se gjashtë anëtarësh apo, e quajtur ndryshe, familja tradicionale. Sipas të dhënave të INSTAT-it, këto lloj familjesh vihen re më së shumti në fshatra. Ndërsa familja e përbërë prej katër anëtarësh apo më pak, e quajtur ndryshe familje moderne, haset më tepër në qytet. Por vihet re gjithashtu se madhësia e familjes ndryshon edhe nga njëri rajon në tjetrin. Kështu, familjet e mëdha janë tradicionale në veri të vendit, si p.sh. në Kukës apo Has, ndërsa familje te vogla janë tradicionale për zona të tilla, si p.sh në Delvinë. Ndërkaq analfabetizmi ka rënë. Ai vërtitet në shifrën 1.6 për qind për moshën gjashtë vjeç e lart dhe dallimi me bazë gjininë pothuaj nuk ekziston për këtë grupmoshë, por ai është mjaft i ndjeshëm për sa i përket edukimit të mesëm dhe atij universitar. Ndërsa shifra e papunësisë flet për rritje në një masë të konsiderueshme të saj. Nëse në vitin 1989 ka qenë 9.8 për qind, në vitin 2001 ajo është 22.7 për qind. Papunësia vihet re më shumë te të rinjtë dhe femrat dhe më pak te meshkujt. Për sa u përket kushteve të jetesës, ekziston një hendek i madh mes familjeve në fshat dhe atyre në qytet, ndërsa mes familjeve në qytete të ndryshme ky disnivel nuk është shumë i pranishëm. Ndërkohë analiza e disa fenomeneve më të rëndësishme të vrojtuara gjatë regjistrimit do të përbëjë punën për të ardhmen e INSTAT-it.

TE DHENA NGA REGJISTRIMI I FUNDIT I POPULLSISE

3069275 - popullsia në vendin tonë në prill 2001. Në vitin 1989 ishte 3182417
Nga këta 1538832 - janë femra
Ndërsa 1530443 - janë meshkuj
57.8 për qind e popullsisë jeton në fshat
Ndërsa 42.2 për qind e saj jeton në qytet
Numri i familjeve është 726895
Ndërsa i banesave - 785515
Mosha mesatare është 30.7 vjeç
Çdo familje ka mesatarisht 4.2 anëtarë
 
Top