Sot hasa ne nje reklame per nje faqe ku shpalosej tere repertori i aftesive te jashtezakonshme qe fiton dikush kur ka ndihmen e zotit. Me kuriozitetin dhe etjen time per te panjohuren, menjehere u interesova dhe e hapa faqen ne fjale. Ja cfare gjeta te shkruhej ne te:
Zoti me dha mundesine te mesoj nga bota Mistike dhe te ve ne praktike shume nga keto mesime duke Sheruar ose gjetur Derman qindra njerezve ane e mbane Shqiperise dhe Diaspora, shqiptare dhe te huaj.
Ketu ofrohen Sherime nga Xhindet, Shkrimet fetare, Hajmali (nuska), Semundje te ndryshme,Probleme familjare (ndarje, bashkime, fati etj..) Probleme me Shtet dhe Qeveri, Parandalime te se keqes, Magji te ndryshme. Gjithashtu edhe nga probleme te tjera qe nuk jane ketu ne liste sepse cdo problem eshte individual dhe ndryshon nga njeri tjetri.
Ne seksionin se cfare konkretisht ofrohej nga ky mrekulliberes, gjehej:
Une, me ndihmen e te Madhit Zot, kam ndihmuar njerez per probleme te ndryshme, rezultate pozitive jane dhene si me poshte: (por jo te limituara vetem tek keto pune)
- Endrrat (zberthimi, komentimi i tyre me perpikmeri. Shpjegimi i tyre me argumenta shkencore dhe Kur'anore.
- Syri i Keq (Oguri,Orgasia)
- Familjare (bashkime,ndarje,kurore,rrisku,mbaresie,shkolle,viza, kontradita,nusesh,vjehrrash,ngaterresa,zenka, etj,etj...)
- Qeverie dhe Biznesi (pune, karrierre,mbrojtje,ulje denimesh, mbaresi ne biznes. tregime paraprake te nje pune...te futesh apo jo, etj..
- Semundje nga me te ndryshmet, dhe kafshime gjarperinjsh, akrepi, merimange etj.....
- Kanunore (Gjaqesh, hakmarrjesh, ngaterresash etj,...etj)
- Magjie (prishjen e magjive te te gjitha llojeve)
- Xhindet dhe Hijet (Sherimin e te gjitha semundjeve qe vijne si rezultat i forces se tyre)
Do te habiteni kur ta kuptoni se sa shume probleme shkaktohen nga forca keqdashese. Por Gjithashtu do te jeni deshmitare se si e Mira lufton dhe fiton me te keqen.
Ofrojme prishjen e magjise duke e larguar shejtanin (djallin) nga magjistari i tij, pra duke i percare ose duke i denuar sepas rregullave te Kur'anit.Sherimin e magjise se ndarjes se personit nga nena/babai/bashkeshorti/motra/vellai/shoku/ortaku etj...etj.. Sherimin e dashurise se tepruar (pa karar) te te gjitha llojeve.
Kur burri i bindet qorrazi gruas ose nenes etj...
Sherimin e magjise se imagjinates, halucinacioneve.
Sherimin e magjise se cmendurise, kur i humbet mendja,flet pa kuptim, shikon lart,nuk rri ne nje vend etj...
Magjine e izolimit kur personi largohet nga njerezit , flet pak, dhe fiton edhe urrejtje , dhembje koke te vazhdueshme etj. Sherimin e magjise Heutatif, kur personi shikon endrra te frikshme,makthe,degjon zera qe e therrasin, fillon e dyshon cdo kend dhe cdo gje.
Magjine e Gjakderdhjes (vetem te grate) kur kane gjakderdhje edhe pas mbarimit normal te ciklit.Sherimin e magjise se syrit te keq dhe cdo lloj magjie tjeter.
Per magji te vecanta, qofte edhe magji e zeze e craredo lloji duhet te flasim me gjate pasi te kontaktoni me mua.
Si mendoni, ja vlen te hapet nje sondazh ketu ne forum per te pare sa seriozisht merren pretendime te tilla nga anetaret?
Personalisht, une tere kete shkrim qe tani e tutje do e tregoj si barcalete.