Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

fjorent

Primus registratum
Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Me ne fund edhe rezultati i Tiranes doli. Nuk kishte dyshim se kishte fituar Edi Rama dhe ashtu doli. Vetem mendja e semure e Berishes dhe e Ngjeles mendojne ndryshe.
Tani zoti "do ta shikoni dhe kemi per ta bere" pas perrallave qe na tregoi gjate fushates elektorale per uje 24 ore dhe per universitet edhe per pulat e gjelat e jo me per te gjithe tiranasit, nuk pranon rezultatin duke kercenuar (besoj sipas regjise se gogolit Berisha) te gjithe KQZ e president. Me vjen per te qeshur me ata pseudoanaliste shqiptare qe lavderuan avokatin per menyren e te berit fushate duke na e nxjerre si jashtetokesor ne keneten pedeiste.Ne Shqiperi politikani nuk ndryshon shume sado te shese pordhe gjoja me skstravagancen oksidentale te sajuar te pseudoavoketerve shqiptare.Shqiperi mbetet nje shtet feudalo-injorant derisa te udhehiqet nga njerez te tille qe nuk pranojne humbjet.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Fiorent rolet politike dhe urrejtja patologjike ose biologjike nuk duhen ngaterruar ne raste te tilla.
Per Spartak Ngjelen kam respekt sepse Ngjela i shpalli shqiptareve nje fushate shume demokratike per zgjedhjet lokale, deklaroi se per 18 muaj do te zbatoje projektet qe ka hartuar(ne te kundert do te jepte doreheqjen) u shfaq ne televizon ne debate te ndryshme duke shpallur platformen e tij, e ftoi kandidatin e tij zotin Rama per nje debat televiziv, takoi shume qytetare tiranas dhe bisedoi per hallet e tyre, domethene zoti Spartak Ngjela shpalli nje fushate elektorale demokratike qe edhe vete zoti Rama do ta kishte zili.
Gjykimi i njeanshem nuk ndihmon asnje shqiptar te ndershem qe prosperon per nje te ardhme me te mire.
Te kam vene re ne shkrimet tuaja qe jane terheqese per tu lexuar por sot ngele si pjese e citimit te shkrimtarit Agolli cili nepermjet nje opinioni te tij thoshte se Fishta ka thene se "me lehte eshte te mbushet nje thes me pleshta se sa t'i besh shqiptaret bashke".
Nga ne duhet kerkuar depolitizim i mendimit
Faleminderit per kohen qe do te harxhoni per te lexuar repliken time.
Klinton
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Replikat e tua i lexoj me kenaqesi se me pelqen edhe menyra jote e te shkruarit edhe pse vazhdoj te mos jem dakord me mendimin tend.Dhe tani te shkruaj perse:
1) Nuk ushqej asnje urrejtje per askend as patologjike as biologjike, ushqej urrejtje per ide ose me mire perralla te tilla si uje 24 ore dhe universitet per te gjithe, per faktin se nuk mund te behen nga administrata vendore, por jane kopetence e qeverise. Pra i dashur klinton urrej patologjikisht , biologjikisht dhe cmendurisht genjeshtren me kete popull qe 12 vjet vazhdon ta haje.
2)Fushate demokratike e Z. Ngjela? Po demokracia e nje personi nuk duket fetem tek fjalet, por tek veprat. Ku ka shenje me te madhe te mungeses se demokracise kur humbesi nuk pranon humbjen. Tani te bej nje pyetje ty. Ti beson se Ngjela ka fituar zgjedhjet ne Tirane? Atehere i dashur Klinton te mos flasim kot per demokraci kur nuk pranon Z Ngjela abc e demokracise, pra fituesin dhe humbesin.
3) Po flasim per demokratin Ngjela apo per pedeistin Ngjela qe kercenon familjen e kryetarit te KQZ? Ky person qenka demokratik?
4) Me thene te drejten Klinton une besoj se keto gjera qe ka thene keto dite Ngjela nuk jane fjalet e tij. PA asnje dyshim Berisha i ka vene Ngjeles ne goje keto fjale sepse e pa paksa te bute ne fushate.
Dhe se fundi per depolitizim te mendimit politik. Eshte pak e veshtire ne nje forum ku flitet per politike.
Nese e ke fjalen per departitizim atehere ke zgjedhur personin e gabuar sepse mund te lexosh edhe diku tjeter sesa kritik jam qofte ndaj PS qofte ndaj PD duke arritur deri aty sa e them qe megjithese kjo opozite eshte antidemokratike dhe jo vetem per faj te Berishes duke e krahasuar me keneten e PS le te vije ne pushtet.
Me shpresen se nga keneta e PS do te dale nje emer si ai i Edi rames qe do ta lere perjete ne opozite kete opozite antidemokratike.
Me respekt
Fjorenti
 

Klinton

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Fiorent ti nuk mund te jesh dakort kurre me ato cfare te tjeret shkruajne por edhe une nuk do te isha fare dakort te hyja ne kete teme te hapur nga ju me titull perallash.
Bashkia Fioerent, eshte nje organ ekzekutiv dhe qe menaxhon problemet ne popullate.
Kompetence e qeverise eshte te leshohen fondet dhe jo qeveritaret te ekzekutojne fondet te cilat miratohen me vendim te qeverise.
Pra mos te ngaterrohemi dhe mos te ngaterrojme te tjeret.
Une di te them me sa kam kuptuar nga kjo corbe e politikes se sotshme se partia socialiste krijoi kete kaos vetem per te realizuar qellimet e disa individeve qe kandidojne se shpejti si kryetar ne kongresin e PS-se qe mbahet ne dhjetor(neqoftese kupton politike, atehere ke mundesi te me kuptosh edhe mua).
Le te ngrihemi se bashku pak me lart e ti shohim gjerat ashtu sic jane.
Te pika tre, gjithnje duke ju referuar postimit tuaj, ju thoni qe Ngjela kercenon Celibashin.
A mund ta imagjinosh veten tende kur te dhunojne, a mund ta imagjinosh veten tende kur ti je nje perfaqesues i nje elektorati qe beson ne menyre te sinqerte te ty?
A mund ta imagjinosh veten tende kur te vjedhin votat per te cilen ju sakrifikoni muaj te tere lodhjeje, stresi, gjithnje per te kerkuar dhe arritur dicka pozitive ne dobi te shoqerise shqiptare?
Perse dje me 13 nentor, u shpallen rezultatet?
Perse nuk u shpallen ne afatin e caktuar, dy jave me pas por ato u shpallen 32 dite me pas?
Kush i mbajti peng keto zgjedhje?
Perse zvarritje?
Perse kaos?
Cili íshte qellimi i vjedhjes se ketyre votave?
Mos valle duhet te mbash peng te tjeret per qellime subjektive?
Duhet te mbash peng nje Shqiperi te tere per te realizuar disa qellime qe nuk jane te dobishme per vete shqiptaret?
Spartak Ngjela nuk eshte Sali Berisha dhe nuk perfaqeson Sali Berishen.
Spartak Ngjela perfaqeson demokracine e vertete, perfaqeson ndryshimet dhe ardhjen e demokracise ne Shqiperi.
Ai ne fushaten e tij elektorale nuk beri MUuuu si Berisha por e perfaqesoi shtresen intelektuale te PD-se si nje shtrese perparimtare.
Departizimi ne kete rast duhet perdorur si pyetje per zotin Moisiu i cili nuk po duket i departizuar.
Depolitizimi eshte qellimi im dhe i joti final.
Ne nuk kemi nevoje per militante dhe presidente konsensuale,per parti politike qe kane monopolizuar pushtetin.
Ka ardhur koha te dime se per cfare po flasim dhe ke po mbrojme.
 

Guest
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Klinton taksirate e ke fol me konkretisht... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Fiorent ti nuk mund te jesh dakort kurre me ato cfare te tjeret shkruajne ......
Per cfare po flet Klinton. Pse nuk mund te jem dakord me cfare shkruajne te tjeret. Une nuk mendoj kurre se une them te verteten e te tjeret jo, nese ka mendime te cilat me pelqejne une i mirepres.
1) persa i perket titullit me perralla konfirmoj edhe nje here se jane PERRALLA dhe se nuk kane baze ligjore duke mos qene kompetence e bashkise.
2)Bashkia ben pjese ne qeverisjen vendore. Qeveria me kushtetute eshte organi ekzekutiv, prandaj eshte krejt e pasakte thenia jote qe qeveria merret vetem me dhenien e fondeve.
3) Tani pergjigju pyetjes se fillimit. Ti beson se Ngjela ka fituar zgjedhjet ne Tirane?
Procesi ne Tirane u bllokua nga opozita sepse e kuptoi qe nuk fitoi, sepse eshte thellesisht antidemokratike dhe nuk pranon humbjen. Kaosin e Tiranes gjeje tek ky kod zgjedhor qe paralizon voten e lire te shqiptareve me vetot e lena ne dore te opozites. Po si ka mundesi qe ne Elbasan i prano zgjedhjet kjo opozite dhe ne Tirane jo?
Kjo opozite eshte krejt shkaterrimtare per Shqiperine dhe mjerisht nga ana tjeter perfiton keneta me emrin PS.
Persa i perket ndarjes mes Berishes e Ngjeles eshte per te qeshur. Shko lexo edhe deklaratat e sotme per te pare se ne c'nivel psikologjik qe arrin deri ne kercenime ndaj familjes se krytarit te KQZ eshte ky njeri. Nese perralltari me emrin Ngjela perfaqeson pjesen e perparuar te inteligjences se djathte, me veprimet e fundit eshte me mire atehere qe shqiperi te zhytet ne keneten e PS sesa te pranoje njerez te tille qe po erdhen ne pushtet e lene ate vetem me dhune sic treguan ngjarjet e 1997.
Sa per Mojsiun i dashur Klinton ti hidhesh nga nje lule te tjetra pa kuptim.
Mojsiun e zgjodhen demokratet, tani le t'i pijne lengun. Apo president i mire eshte vetem kur i shkon sipas qejfit Berishes, perralletreguesit Ngjela e shokeve te tyre?
Te sugjeroj te mos i ngaterrosh gjerat e t'i hedhesh nje sy te drejtes publike per te pare ndryshimin mes qeverisjes vendore e asaj qendrore.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

HArrova pjese qe sapo lexova. Lum ne per kete demokrat qe kemi:

KREU I KQZ DENONCIM NE PROKURORI

Ngjela kërcënon Celibashin
"Ki kujdes vajzën", mësohet të ketë thënë kandidati


--------------------------------------------------------------------------------

Besfort Kapisyzi

Pas përfundimit të numërimit të votave për Tiranën, Celibashi u kërcënua familjarisht nga Ngjela. Celibashi çon në prokurori kallzimin, shtohen forcat e rendit në shtëpinë e Celibashit dhe Gramoz Ruçi reagon ashpër ndaj këtyre veprimeve të opozitës.

LAJMI

Ilirjan Celibashi kërcënohet për jetën e tij dhe të vajzës së tij nga kandidati demokrat i humbur për kryetar bashkie Spartak Ngjela. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme vonë, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe nxjerrjes së votimeve, ku ka leximi për ditë të tëra në mënyrë publike të procesverbaleve, fitues doli Edi Rama, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq, duket se kryetari i KQZ-së nuk do ta lërë këtu çështjen e kërcënimit me jetën nga familja të Spartak Ngjelës. Sot paradite që në orët e para të mëngjezit, Ilirjan Celibashi, do të dorëzojë në Prokurorinë e Tiranës kallzimin penal ndaj Spartak Ngjelës, për kanosje të jetës së tij dhe familjarëve të tij.
Pritet që po sot paradite, Prokurori që do të marrë në dorëzim dosjen dhe kallzimin, të shqyrtojë provat, të cilat janë me dëshmimtarë por edhe prova filmike për të vendosur nëse do të thërrasë për të dëshmuar Spartak Ngjelën dhe më pas, nëse vërtetohet kërcënimi për ta penalizuar atë.
Gjithçka ndodh në një moment kur Ngjela, i cili dikur ishte me imunitet për shkak të gëzimit të postit të deputetit, tashmë nuk ka më një të tillë. Ai që prej ditës së djeshme, është një qytetar i lirë, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe funksionar i saj, por jo një person për të cilin do të duheshin shumë procedura për ta hetuar.
Ilirjan Celibashi duke qenë vetë një jurist, që nga dita e djeshme po merrej me kallzimin penal. Ndërkaq akuza që mund të rëndojë mbi Spartak Ngjelën duket se do të hapë telashe të reja brenda Partisë Demokratike.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

SApo lexova kete pjese nga demookrati dhe pjesa e perparuar e inteligjences shqiptare Z. Ngjela perralletreguesi: Mendoni si mun te jete pjesa e paperparuar

KREU I KQZ DENONCIM NE PROKURORI

Ngjela kërcënon Celibashin
"Ki kujdes vajzën", mësohet të ketë thënë kandidati


--------------------------------------------------------------------------------

Besfort Kapisyzi

Pas përfundimit të numërimit të votave për Tiranën, Celibashi u kërcënua familjarisht nga Ngjela. Celibashi çon në prokurori kallzimin, shtohen forcat e rendit në shtëpinë e Celibashit dhe Gramoz Ruçi reagon ashpër ndaj këtyre veprimeve të opozitës.

LAJMI

Ilirjan Celibashi kërcënohet për jetën e tij dhe të vajzës së tij nga kandidati demokrat i humbur për kryetar bashkie Spartak Ngjela. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme vonë, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe nxjerrjes së votimeve, ku ka leximi për ditë të tëra në mënyrë publike të procesverbaleve, fitues doli Edi Rama, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq, duket se kryetari i KQZ-së nuk do ta lërë këtu çështjen e kërcënimit me jetën nga familja të Spartak Ngjelës. Sot paradite që në orët e para të mëngjezit, Ilirjan Celibashi, do të dorëzojë në Prokurorinë e Tiranës kallzimin penal ndaj Spartak Ngjelës, për kanosje të jetës së tij dhe familjarëve të tij.
Pritet që po sot paradite, Prokurori që do të marrë në dorëzim dosjen dhe kallzimin, të shqyrtojë provat, të cilat janë me dëshmimtarë por edhe prova filmike për të vendosur nëse do të thërrasë për të dëshmuar Spartak Ngjelën dhe më pas, nëse vërtetohet kërcënimi për ta penalizuar atë.
Gjithçka ndodh në një moment kur Ngjela, i cili dikur ishte me imunitet për shkak të gëzimit të postit të deputetit, tashmë nuk ka më një të tillë. Ai që prej ditës së djeshme, është një qytetar i lirë, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe funksionar i saj, por jo një person për të cilin do të duheshin shumë procedura për ta hetuar.
Ilirjan Celibashi duke qenë vetë një jurist, që nga dita e djeshme po merrej me kallzimin penal. Ndërkaq akuza që mund të rëndojë mbi Spartak Ngjelën duket se do të hapë telashe të reja brenda Partisë Demokratike.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Fiorent, sot gazeta "tema" kishte nje artikull ne gazeten e saj qe krahasonte kercenimin e Ngjeles me ate te Dhales dhe me poshte te jap mundesine te lexosh ate cfare eshte shkruar.

Vajzat e Celibashit dhe djemtë e Dhalesit
_________________________________________________

Nga Mero Baze

Ilirjan Celibashi u pa dje në Prokurinë e rrethit të Tiranës, për të paditur qytetarin Spartak Ngjela, pasi ky i fundit i kishte kujtuar gjatë replikave me të se kishte dy vajza. Në të njëjtën ditë, një burim i akuzës ka bërë publike një arsye qesharake për zjarrin që dogji shtëpinë e Perikli Dhalesit, një ditë pasi Ilirjan Celibashi i tha atij publikisht para kamerave "gangster" dhe "turpi i Tiranës". Për ironi të fatit hetimet kanë nxjerrë se zjarri është shkaktuar nga pajisjet elektrike, megjithëse policia elektrike ka thënë për ekspertizën se në atë orë nuk ka pasur fare energji elektrike në atë zonë. Por problemi qendron diku tjetër. Edhe Perikli Dhales ka dy djem, siç ka dy vajza Ilirjan Celibashi. Vajzat e Celibashit nuk i ka prekur njeri, as u ka shkuar dikush tek dera për t'i vënë bombën shtëpisë. Djemtë e Perikli Dhalesit mund të ishin djegur në shtëpi, një ditë pasi Celibashi i tha para kamerave "gangster" babait të tyre dhe që me siguri nga kjo skenë u trimëruan ata që i vunë zjarrin shtëpisë, të sigurt se nuk do të kapen kurrë. Në rastin konkret, një ditë pas grindjes Celibashi-Ngjela, vajzat e Celibashit nuk i ka kërcënuar askush, ndërsa djemtë e Dhalesit kanë qenë në prag të vdekjes një ditë pas kërcënimit të Celibashit. Me këtë logjikë ata kanë të drejtë prej sot, - pasi prokuroria u tall me fatkeqësinë e tyre, - ta gjejnë fajtorin tek kërcënuesi i fundit i babait të tyre që është Ilirjan Celibashi. Ai është i regjistruar në kamera si kërcënues i Dhalesit dhe komisionerëve të tjerë të Tiranës, duke mbetur një nga pistat që dyshohet më shumë për djegien e shtëpisë së Dhalesit. Në të vërtetë këtë digresion po e bëj për të shpjeguar se ku shkon spiralja e tensionit kur në vend nuk funksionojnë institucionet dhe nuk vihen para përgjegjësisë fajtorët e vërtetë. Dhe ata janë konkretë. Zgjedhjet e vjedhura në Shqipëri i ka noteruar Ilirjan Celibashi dhe katër sejmenët e tij. Ata duhet të shkojnë para drejtësisë.

Shtëpia e Perikli Dhalesit u dogj një ditë pas kërcënimeve të Celibashit. U dogj në një orë që nuk kishte energji elektrike dhe prokurori, që kërkon të shpëtojë vajzat e parrezikuara të Celibashit, thotë se është djegur nga korenti. Zjarrvënësit e vërtetë duhet të shkojnë para drejtësisë.

Zgjedhjet në Tiranë i prishi vullneti politik i PS-së dhe Edi Rama me kontributin e dhjetëra komisionerëve. Në burg duhet të shkojnë fajtorët e vërtetë. Nëse nuk ndodh kjo, askush nuk di se ç'do të bëhet, as me djemtë e mi, as me vajzat e Celibashit, as me djemtë e Dhalesit... Fjalën pas kësaj nuk e kanë institucionet.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Persa i perket rolit te Ngjeles, une do thoja se kurre ai njeri nuk ka perdorur fjalen "shpellar", "malok", "cecen" e sa e sa shprehje te tilla qe po te mblidhen te gjitha, te firmosen nga te gjithe ata qe e ndiejne veten te ofenduar, injoruar, besoj se personi qe ka perdorur shprehje te tilla dhe qe ka qene kandidat gjithashtu ne zgjedhjet lokale, do te ishte arrestuar dhe futur ne burg dhe neqoftese Shqiperia do te kishte spitale dhe mjeke specialiste per problemet mendore, mund te arrihej deri aty sa njerez te tille qe ofendojne popullin e tij nga i cili eshte votuar, mund te ishin brenda hekurave te ftohte te ketyre spitaleve sic eshte spitali i te cmendurve ne Elbasan(nuk e di nese funksion).
Per ta mbyllur repliken time, ju duhet te dini se Spartak Ngjela doli nga burgjet komuniste dhe e deklaroi veten e tij si i "I burgosuri i ndergjegjes".
Maskaraden e tanishme, kete ai nuk ja fal asnjeriut, qofte edhe pjesetar i familjes se tij.
Ai meriton respekt dhe jo neperkembje.
Ndoshta u revoltuam pakez por besoj kemi edhe per te mesuar me shume.
Me respekt Klinton.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Klinton me duket se urrejtjen patologjike per Ramen e paske ti. Edi Rama mund te kete thene cfare te doje e rendesishme eshte , dhe me duket cuudi qe ti mbase me urrejtje biologjike kesaj here nuk arrin ta pranosh.
Sa per spital mendor kur nuk kane kapur akoma Berishen me gjithe ato c'ka the ne e fatkeqsisht per ato qe ka bere ka kohe per te tjeret.
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

para ca kohesh kur edi rama u be minister kulture
nje i njohuri im ( cili punon per 1 zyrtar te lart ne fushen e kondrabandes emri ska shume rendesi) tha shkurt e qarte : qe edi rama futet ne politik per karrier edhe per egon e tij per tu bere kryeminister... kjo gje per momentin kur u tha u duk pak si qesharake por me sa shof p[aska pasur te drejt miku sepse edi rama ka kandiduar per kryetar partie ne ps kue tani posti i kryetarit eshte i unifikuar me postin e kryeministrit te vendit...
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

E c'te keqe ka ketu se njeri ka ambicje per tu bere edhe kryeminister, sidomos pasi ka arritur te tregoje se di te qeverise 100 here me mire se miky yt qe punon per syrtarin e larte te kontrabandes? Apo mos duhet te qeverisemi akoma nga miku yt qe na tregon ambicjet e te tjereve dhe miku i tij kontrabandist per tere jeten. Meqe ky miku yt qe punon per kontrabandistin nuk ka ambicje ne jete, pse nuk ben te papunin por punika per kontrabandistin?
 

krifi

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

Per cfare ambiciesh e keni fjale,sepse ai njeri nuk ka ambicie por eshte tipiku i servilit.
Ai me kanditarun qe vuri thjesht i doli ne mbrojtje Nanos ,ju kundervua Mejdanit dhe Metes per nderin qe i beri Nano nepermjet Celibashit ne KQZ.Kjo eshte e verteta.Sa per kujtese p behet si Namik Dokle kur vuri kandidaturen per president kunder Ramiz Alise.Sigurisht ai ka te qarte dhe dicka tjeter:Me humbjen e Nanos PS shkon ne opozite dhe me ardhjen e Berishes ai e di se perfundon ne burg,keshtu qe pasi ja lepiu b.... Metes tani kaloi te b..... e Nanos.
Sa per zgjedhjet,a e degjuat OSBE!!!!!!!!!!!!!!!
Edhe kesaj rradhe nje hap para dy mbrapa.
Mos beso kurre komunistet.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Njeriu i perrallave nuk pranon rezultatin

O krifo po kthjelloi pak idete. Cfare nderi dhe cfare Celibashi. Nuk kane lidhje fare. Nuk ka lidhje sepse Rama nuk ka nevoje per nder. ME thene te drejten mbase eshte i vetmi nga socialistet qe ka fituar pa manipulime. Sot ne Himare u pane manipulimet e PS e cila nuk ka asnje ndryshim nga BErisha qe manipuloi zgjedhjet e 1996. PS me Nanon eshte ne opozite dhe jo ne pushtet, kete e kane te qarte te gjithe tashme. Fatkeqesia qendron ne faktin se opozita e sotme eshtee krejt e pademokratizuar, prandaj edhe nese fiton do te kemi po te njejtat fytyra qe o vetem do hane si socialistet, por do vazhdojne te dhunojne voten si keta.
Shqiptaret qenkan nje popull qe nuk eshte gati ende per te krijuar nje shoqeri me te vertete demokratike. Mbase eshte faji i historise
 
Top