admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Lajmi i mirë: Njerëzit jetojnë më gjatë se 20 vjet më parë. Lajm i keq? Vitet shtesë rëndohen nga sëmundjet. Ky është përfundimi i një studimi mbi prirjet shëndetësore globale, botuar në revistën Lancet.
Gjatë dy dekadave të fundit, jetëgjatësia në mbarë botën u rrit në 67,5 nga 62,8 për burra dhe në 73,3 nga 68,1 për gratë. Megjithatë, hendeku midis viteve të jetuar dhe viteve në të cilat njerëzit gëzojnë shëndet të mirë u zgjerua, 9,2 për meshkujt dhe 11.5 për gratë.
Studimi, trajtoi të dhëna nga mbi 50 vende, dhe tregon se zhvillimi ekonomik është një shpatë me dy tehe: ndërkohë që mikrobet dhe viruset tani vrasin më pak njerëz, është dieta e varfër dhe shprehitë e këqija që po zenë vendin e tyre.
Me këto prirje, sistemet mjekësore në mbarë botën i ngjajnë një treni jashtë kontrollit, thonë autorët e studimit. Njeriu duhet të jetojë sa më gjatë që të jetë e mundur dhe sa më i shëndetshëm deri në fund të jetës së tij. Por treguesit flasin ndryshe.
Sëmundje të zemrës dhe goditje në tru ishin ende dy shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global në vitin 2010, ashtu siç kanë qenë 20 vjet më parë. Por ndërsa sëmundjet infektive si tuberkulozi dhe malaria kanë rënë poshtë në listën e vrasësve, kanceri i mushkërive dhe diabeti janë ngjitur, ndërsa pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit zëvendësojnë kequshqyerjen fëmijënore dhe ajrin e ndotur shtëpijak si kërcënime të mëdha shëndetësore.
Sipas studimit, në vitin 2010, dy kategoritë më të përhapura të sëmundjeve përgjegjëse për paaftësi ishin çrregullimet muskulo-skeletale të tilla si artriti dhe dhimbjet e kurrizit, si dhe çrregullimet mendore, duke përfshirë, depresionin, skizofreninë dhe shpërdorimin e drogës a substancave kimike.
Është e rëndësishme të kuptohet se shëndeti është më shumë sesa shmangie e vdekjes, ndërsa kujdesi shëndetësor bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë financiarisht, thuhet në studim. Kjo e bën thelbësore për qeveritë për të siguruar të dhëna të mjaftueshme e të sakta në mënyrën që të përcaktojnë më mirë përparësitë për shërbimet e tyre shëndetësore.
Studimi, i quajtur Barra Globale e Sëmundjeve, u krye nga Instituti i Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit në Seattle dhe u financua nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates . Në studim morrën pjesë gjithashtu shkencëtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit, Kolegji Imperial në Londër, Universiteti i Tokios, Universiteti i Queenslandit dhe Universiteti Johns Hopkins.