Al-Punk
Still here
Nje tjeter sportiste shqiptare nderron shtetesi
Bombë në atletikë, Shala zgjedh Greqinë?
Sokol Paja
“Unë zgjedh atë shtet që më plotëson kushtet e mia dhe më ndihmon që unë të arrij rezultate sa më të larta. Ashtu si mua grekët u kanë bërë oferta që të zgjedhin kombëtaren greke edhe shumë sportistëve të tjerë të talentuar. Pse mos të zgjedhim Greqinë kur këtu nuk na janë ofruar asnjë mundësi stërvitjeje dhe nuk është bërë asgjë për ne të paktën për atletët rekordmenë. Mua më kanë kontaktuar disa herë dhe më kanë ofruar dhe kanë këmbëngulur që unë të përfaqësoj Greqinë. Nuk e përjashtoj mundësinë që të braktis Shqipërinë.” deklaroi Klodiana Shala. Atletja rekordmene në 400 metra duket se do ta braktisë Shqipërinë për të përfaqësuar Greqinë në të gjitha aktivitetet sportive. Kombëtarja greke i ka bërë ofertë në mënyrë që ajo të braktisë Shqipërinë dhe të përfaqësojë Greqinë në Kampionatin e Sallave të mbyllura, në kampionatin Evropian të Spanjës dhe në lojërat Olimpike Pekin 2008. E kontaktuar posaçërisht mbrëmë nga Gezeta Agon atletja që është pranë zgjedhjes së shtetit grek për të përfaqësuar atë në çdo aktivitet sportiv pranoi ofertat dhe la të hapur mundësinë e largimit përgjithmonë nga Shqipëria. Largimin e saj Shala e paralajmëroi në asamblenë e para një muaji në Atletikë ku theksoi se: “Nuk keni bërë asgjë për atletët. Pse nuk dëgjohet fjala e atletëve asnjëherë. Ku është zëri i sportistit? “ ishin fjalët e Shalës në Asamblenë e atletikës. Atletja Shala ka qenë në Greqi për disa ditë ku është stërvitur me qëllim që të jetë sa më e gatshme për Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura dhe Kampionatin Evropian që zhvillohet në mars në Spanjë. “Aktualisht jam vetëm për stërvitje por dua të them se nuk garantoj asgjë për më vonë, unë kam pasur shumë herë ofertë nga Greqia që të përfaqësoj atë shtet por tani do ta mendoj shumë seriozisht. Edhe pse nuk e kam marrë një vendim të tillë pranoj se oferta është shumë e mirë por sinqerisht që nuk kam vendosur se çfarë do të bëj për të ardhmen time. Grekët gjithmonë nuk kanë reshtur së bëri oferta talenteve të sportit shqiptar dhe sinqerisht kur këtu nuk gjejmë përkrahje pse të mos zgjedhim atë shtet që na përkrah. Oferta kam jam në dilemë dhe nuk përjashtoj asnjë zgjedhje. Të shohim të them të drejtën nuk e kam marrë akoma vendimin, po e mendoj dhe po e shoh shumë seriozisht” deklaroi posaçërisht për gazetën Agon rekordmenia Klodiana Shala. Nëse do të largohet në Greqi, atletja Shala do të bashkohet më sportistë të tjerë si Luan Shabani, Pirro Dhima, Ornela Manjani, Sotir Nini, Elin Dhimuço, Panajot Kone. Albi Kondi e shumë të tjerë që në mungesë të vëmendjes së shtetit shqiptar ata zgjodhën Greqinë për të vazhduar karrierën e tyre sportive.