Nje tablo e panjohur e viteve 1500 per dy luftetare Shqiptare

Nje tablo e panjohur e viteve 1500 per dy luftetare Shqiptare

SHëN GJERGJI, KISHA E EMIGRANTëVE SHQIPTARë DHE GREKë Në VENECIA

Në qytetin e Venecias, veç objekteve të shumta të kultit që dallohen për vlerat e tyre të papërsëritshme artistike, arkitektonike, historike etj., një vend të veçantë zë edhe kisha katedrale e ritit bizantin ortodoks të Shën Gjergjit. Ajo u ndërtua në harkun kohor të viteve 1539-1573, si një institucion për të plotësuar nevojat spirituale të një popullsie që besonte në këtë rit.
Përgjatë gjithë shekullit XV (1400-1500), pra që nga betejat e para osmane dhe deri në pushtimin e plotë të territoreve të Ballkanit, një numër i madh i banorëve të Arbërisë, Greqisë dhe banorë të brigjeve dalmate, emigruan drejt brigjeve italike. Venecianët, që ato kohë qenë aleatë me këto popullsi, pranuan në zotërimet dhe qytetin e tyre një numër të madh emigrantësh, kryesisht shqiptarë të ardhur nga Shkodra, Vlora, Durrësi, Çamëria, Peloponezi dhe më gjerë.
Pjesa dërrmuese e tyre u bënë qytetarë rezidentë të këtij metropoli. Ky komunitet i rëndësishëm mendohej se në ato kohë shkonte deri në 3000 vetë. Dhe natyrisht, për të plotësuar nevojat e tyre shpirtërore, një pjesë e emigrantëve me fe ortodokse, shqiptarë e grekë, pas shumë kërkesash drejtuar autoriteteve vendase, ngritën kishën e tyre.
Kjo kishë u ndërtua me kontributin e dy shtresave sociale që formonin komunitetin e emigrantëve shqiptarë e grekë; nga donacionet e stratiotëve dhe të intelektualëve.

NJË TABLO E ÇUDITSHME

Pikërisht në këtë kishë të Shën Gjergjit në Venecia, në fondin ballor të fasadës interiore gjendet ikona e “Deisis”-it. Në këtë tablo, që i takon artit dhe stilit ikonografik bizantin, poshtë këmbëve të Krishtit, në të dyja anët e tij ndodhen në dimensione më të vogla dy luftëtarë të kohës së Mesjetës, me armatimin e tyre, njëri më këmbë dhe tjetri në gjunjë, që duket se lutet.
Që në fillim duhet thënë se të dy burrat nuk janë pjesë e tablosë që i dedikohet “Deisis”-it, në përmbajtjen religjioze të saj, sepse ata nuk janë as pjesë e kompozicionit dhe as pjesë e subjektit apo personazheve biblikë që prezanton tabloja.
Nga ana tjetër, të dy burrat e vendosur në këtë anë të tablosë nuk janë as në formë pjesë e skenës biblike, sepse gjinia dhe stili i punimit të tyre nuk është i njëjtë me atë që është punuar tërë tabloja, si figurat e Jezusit, Shën Mërisë etj. Nëse tabloja e tërë i takon gjinisë dhe stilit të artit bizantin, kjo pjesë, ku paraqiten dy burrat luftëtarë, ka natyrë dhe stil tjetër, pra i takon artit të Rilindjes italiane.
Të dy burrat janë njerëz krejt realë dhe të punuar në tablo, siç mund të punohet në natyrën e tij një njeri i zakonshëm ndërsa qëndron dhe pozon përpara piktorit. Ata nuk kanë stilizime irreale dhe as aureola të shenjta, siç kanë ikonat e artit bizantin që qëndrojnë mbi ta.

ÇFARË OFRON PAMJA E DY KALORËSVE?

Që në vështrim të parë duket qartë se veshja e dy burrave nuk është ajo tradicionale e ushtarakëve venecianë të kohës.
Njëri nga ata, në të djathtë të tablosë, qëndron i ulur në gjunjë, në pozicionin e lutjeve para altarit dhe mban për freri, ashtu duke u falur, kalin e tij ngjyrë të bardhë. Ai është me mjekër jo fort të formuar dhe mustaqe, gjë që tregon moshën e tij të re. Ka të veshur një uniformë ushtarake në ngjyrë të zezë, të përbërë nga një tunikë dhe një mantel i gjatë, zbukuruar me gajtanë, shirita të kuq anash. Mban të veshura çorape e këpucë të zeza.
Figura e kalorësit të dytë, në të majtë, kur i qëndron përballë tablosë prezanton një luftëtar tjetër me helmetë në kokë. Ai ka të veshura çorape e këpucë të kuqe dhe mban në njërën dorë të shtrënguar një shpatë të gjatë dhe në tjetrën një hushtë, e cila përfundon në krye me një flamurkë kuqezi. Ndërsa mbi majën metalike të hushtës qëndron një kryq. Në dorën tjetër ai mban frerin kuqezi të një kali të zi, i cili mban mbi krifë një zbukurim të artë. Edhe ky kalorës ka në anë të tunikës së tij kordelet e ngushta, përherë me gajtan të kuq, që zbresin nga lartësia e shpatullave dhe mbërrijnë gjer poshtë në lartësinë e gjunjëve.
Peizazhi prapa dy kalorësve prezanton kulla, kështjella mesjetare, një ishull dhe kodrina.

“DY TABLO” BRENDA NJË TABLOJE

Megjithëse brenda të njëjtit kuadrat të tablosë, për shkak të subjektit krejt të veçantë dhe artit krejt të ndryshëm, duket qartë se nën këtë kuadrat të madh ikonografik kemi dy tablo të veçanta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Njëra me karakter religjioz “Deisis”, dhe tjetra me karakter laik! Por, ndërsa ajo kryesorja, biblikja, plotëson funksionin dhe misionin e saj brenda institucionit ku është vendosur – kishës së Shën Gjergjit, ku besimtarët shkojnë dhe kryejnë ritet, lutjet e tyre; “tabloja e dytë” brenda të njëjtit kuadrat të madh, më e vogël nga e para, përcjell një mesazh tjetër… Të dy burrat luftëtarë qëndrojnë aty, në botën dhe vendin e tyre, duke dashur me këtë prani të thonë diçka. Po çfarë thonë dhe cili është mesazhi që përcjellin me prezencën e tyre këta dy kalorës luftëtarë?

CILA ËSHTË E FSHEHTA?

Të dy burrat, ndryshe nga veshjet tradicionale të shenjtorëve, mbajnë veshje luftëtarësh dhe pranë, mbërthyer për yzengjie, kanë kuajt e luftës. Duket që kjo ka qenë gjendja e përhershme e tyre, këmba në yzengji dhe dora e pandarë nga shpata. Pra, shihet qartë se ata kanë për profesion atë të luftëtarit, e thënë ndryshe atë të ushtarakut përherë në rrugëtim drejt fronteve të luftës. Asokohe, ky profesion dhe njerëzit që shërbenin në të thirreshin “stratiotë”. Por, stratiotët, siç evidentohet në dokumentet e kronistëve venecianë, Marino Sanuto, atij grek Kostandin Satha, apo siç konkludon historiani amerikan N.Pappas, “qenë pothuaj të gjithë shqiptarë të ardhur nga Moreja apo territoret e Shqipërisë… me përjashtim të ndonjë rasti, grekë…” (1. Pappas, Nicholas C.J.: “Stratioti, Balkan mercenaries in fifteenth and sixteenth century in Italy”. N.Y. 2004).
Po kush janë konkretisht dy burrat kalorës, luftëtarë?

SHËNIMI QË ZBËRTHEN ENIGMËN

Pikërisht në qendër të tablosë, nën këmbët e figurës së Jezusit, ka një kornizë brenda së cilës ka një mbishkrim në latinisht dhe greqishten mesjetare. Ai është dedikacion që bën të njohur se figurat e luftëtarëve kalorës janë “dy vëllezërit Gjon dhe Gjergj Maneshi, të cilët janë donatorët e punimit të këtij afresku që i dhurohet kishës së Shën Gjergjit – Venecia”. Në vazhdim, dedikacioni shënon datën “21 Prill 1546″.
Data e zgjedhur nga dy kalorësit luftëtarë për tia dedikuar ikonën kishës ndoshta nuk është e rastësishme. Ajo përkon me ditën kur festohet ky shenjt, Shën Gjergji, për rrjedhim edhe me emrin që mban njëri nga vëllezërit donatorë, Gjergji Maneshi.
Nuk dimë ende se kush është autori i kësaj tabloje, ndoshta qëmtimet e mëvona do të na e ndriçojnë edhe këtë element me vlerë të kësaj vepre arti.

MANESHI – DERË E NJOHUR SHQIPTARE

Por, përveçse gjenden të evidentuar në këtë dokument kaq të rëndësishëm historik, në altarin e kësaj kishe, Maneshët shfaqen edhe më herët në dokumentet e kohës si luftëtarë të vendosur të rezistencës antiosmane në territoret e Peloponezit (Moresë) në Greqi dhe të cilësuar si shqiptarë.

Ndoshta njoftimi i parë për këtë derë shqiptarësh, të dalluar në frontet e luftërave antiosmane, na vjen nga arkivat veneciane, “Senato Mar”, dhe i takon vitit 1487. Dokumenti na bën të njohur se “dy vëllezër shqiptarë, Manol e Dhimitër Maneshi, janë luftëtarë (stratiotë) në aleancë me venecianët kundër osmanëve dhe marrin një rrogë prej katër dukatesh⦠Dokumenti sqaron: “Të dy këta vëllezër janë bijtë e të ndjerit Marin Maneshi, i cili për shkak të qëndresës kundër turqve, në luftën e Peloponezit ishte kapur e rrjepur i gjallë mizorisht prej osmanëve⦔ (2. Archivio di Stato Ven. Senato Mar, XII. F. 113).

Një kronikë tjetër veneciane e muajit maj të vitit 1502, bën të ditur se “kryengritës shqiptarë, duke mos
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25971. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25971

Top