Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

Raporti i KE-së mbi racizmin dhe ksenofobinë ka kritikuar ashpër Athinën. Kërkohet ndëshkimi i “racistëve”

KE: Qeveria greke, racizëm ndaj emigrantëve


Altin Metaj

ATHINË - Greqia duhet të marrë masa drastike për të zhdukur fenomenet e racizmit. Raporti i Këshillit të Evropës për betejën kundër racizmit dhe ksenofobisë, ka qenë një shuplakë e vërtetë për Greqinë. Sipas raportit, emigrantët dhe grupe të tjera minoritetesh kanë probleme të shumta përsa i përket zbatimit të të drejtave të tyre. Raporti arrin deri aty sa të kërkojë marrjen e masave drastike për goditjen e fenomeneve të racizmit që lindin. Më konkretisht, të jepen dënime për punonjës të administratës shtetërore, të cilët bëjnë deklarata raciste si dhe ndaj organeve të pushtetit lokal, të cilat në kundërshtim me ligjet nuk pranojnë t’u shërbejnë emigrantëve.
Sipas raportit, procesi i legalizimit të emigrantëve kryhet me probleme. “Deri tani akoma nuk ka një politikë të caktuar për këtë problem, edhe pse emigrantët përbëjnë 10% të popullsisë”,- thuhet në raport. Procesi i dhënies së lejeve të qëndrimit “është i vonuar”, ndërkohë që “një emigranti për të marrë lejen e qëndrimit i duhet të rrijë me orë ose dhe me ditë në radhë përpara bashkisë, prefekturës apo spitaleve”. Gjithashtu shuma e lekëve që paguan një emigrant për ta marrë Lejen e Qëndrimit konsiderohet tepër e lartë dhe Këshilli sugjeron që kjo shumë duhet të ulet menjëherë, pasi kërkohen 150 euro nga njerëz me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura. Nga ana tjetër, po sipas raportit, mungojnë ende masat e duhura për përfshirjen e emigrantëve në jetën politike dhe shoqërore të vendit siç është e drejta e zgjedhjes dhe e të zgjedhurit në zgjedhjet lokale për emigrantët, të cilët jetojnë prej vitesh në vend. Probleme sipas raportit, ka edhe në dhënien e azilit dhe megjithë rritjen e numrit të kërkesave vetëm 1% e tyre e fitojnë atë.
Policia dhe organet e drejtësisë
KE propozon ngritjen e një komisioni, i cili të shqyrtojë rastet e dhunës policore ndaj të huajve, duke kërkuar që të dënohen të gjithë ata policë të cilët ushtrojnë dhunë ndaj emigrantëve. Në raport tërhiqet vëmendja se ushtrohet dhunë ndaj emigrantëve nga policë, të cilët mbajnë poste në polici dhe bëhen dëbime masive në kohën kur është duke u zhvilluar procesi i legalizimit. Përsa u përket organeve të drejtësisë, sipas raportit, gjykatësit në shumicën e rasteve nuk kërkojnë përkthyes, megjithë vështirësinë që mund të ketë i pandehuri për të kuptuar greqisht. Gjithashtu shpeshherë gjykatat greke bëjnë diferencime gjatë dhënies së dënimit ndërmjet vendasve dhe të huajve. Kështu për të njëjtën vepër penale një i huaj dënohet më shumë se një vendas. Raportit të Këshillit të Europës nuk i ka shpëtuar as Kisha Ortodokse Greke. “KE tërheq vëmendjen në përgjegjësinë që ka Kisha Ortodokse greke që të ushqejë tolerancën dhe sidomos respektin ndërmjet besimtarëve të saj”. Gjithashtu raporti thekson se grupe të ndryshme fetare nuk kanë mundësi të ushtrojnë besimin e tyre, pasi nuk ekzistojnë objektet e kultit.


20/11/2004
KATEGORIA: Ballkani
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

A di njeri nese eshte botuar ky rraport i EU ne mediat greke?

Pa dashur te jeme pesimist do doja te thoja qe problemi i rracizmit ne Greqi nuk eshte i ri, dhe nuk shikoj perse greket do pranonin direktivat e EU tani. Apo mbase per te kerkuar te zhvatnin ndonje ndihme tjeter nga EU....
 

zog

Primus registratum
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

te kesh 10 % te popullsise te huaj, une s'kuptoj si mund te mos jesh racist. por ata plenat e europes hedhin gurin e fshehin doren. duke qene se nje pjese e konsiderueshme e te huajve u vjen nga greqia, ata tashti kerkojne qe greket te zbatojne ligjet e perbashketa, pra qe te huajt te pajisen me letra ne greqi e te mos ngjiten me ne kerkim te tyre gjetke.

e kjo eshte shuplaka e vertete e jo ça ka dash me tregu postuesi i hartimit. puna eshte se greqia rrethohet nga vende emigrantesh dhe e ka te pamundur te adaptoje ligje humane per ta, pa pesuar dem demografik vete.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

<span style="font-style: italic">puna eshte se greqia rrethohet nga vende emigrantesh dhe e ka te pamundur te adaptoje ligje humane per ta, pa pesuar dem demografik vete. </span>

Greqia eshte e rethuar nga Shqiperia, Maqedonia e Turqia. Jane vetem shqiptaret nga keto vendet 'rethuese' qe shkojn nga halli ne Greqi.

Demi 'demografik' qe i kan sjell shqiptaret Greqis ka qene ndihma per tu cliruar nga Turqia, ndersa tani demi aktual tjeter qe i kemi shkaktuar ka qene dhenia e Piros Idhimosit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Plus e demtuan Greqin duke i ndertuar facilitet e Olimpjades, stadujmet, rruget, aeroportin, metron etj etj.

Mire e ke ti, perse duhet ti japin sklleverve te drejta njerezore. Te behen edhe shqiptaret grek qe te kene te drejta!
 

zog

Primus registratum
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

o LR ti i perzien kot gjerat.

perendimi ose amerika pret refugjate ose emigrante ngaqe ka nevoje per krahe pune ne shume sektore jetike, ku klasa vendase e punetoreve nuk ja mundeson, ngaqe asnje francez s'do te punoje tek ndermarrja rruga-ura ose komunalja. a kupton !

ndersa greqia, portugalia deri dje dhe spanja e ndoshta italija nuk kane kriju akoma kete vakum social. kur isha ne spanje me çuditi fakti qe ne ndertim punonin akoma spanjolle puro. ne france kjo gje s'ndodh me. francezi kerkon pune te kualifikuar shume, kryesisht ZYRE, e me rroge te larte, keshtuqe ka vend edhe per emigrantin morracak te vije ti pastroje plenat.

tek greket jo, ngaqe emigranti behet konflikt per punetorin vendas, ndikon ne uljen e pages se ketij te fundit, mos them duke i zene vendin e punes. normal ata okupojne te njejtin terren. prandaj greqia s'toleron, pa shkaktuar konflikt social.

si dhe greku dhe francezi nuk jane per te njejtat SHKAQE raciste.
 

gjilan

Primus registratum
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

Problemi i emigracionit eshte me kompleks se sa vetem te drejtat e emigranteve. Edhe ne vendet e tjera europiane kane ndodhur gabime te ndryshme ne poliktiken qe eshte zbatuar me emigracionin ekonomik. Gjerat tashme kane ndryshuar ne favor te emigranteve. Ne rastin e Greqise problemi eshte me kompleks po te kemi parasysh qe vete greket si popull dhe politike jane akoma shume me mbrapa se pjesa tjeter e europes ne fushen e te drejtave te njeriut ne pegjithesi e lere pastaj per emigrantet qe eshte shume e veshtire.
Pervec kesaj roli i kishes dhe kompleksi i madheshtise ( eshte= me ndjenjen e inferioritetit)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

Nc nc nc, gabim!!!

Te thuash qe greket duan ende te lajne shpite e grekeve dhe ndihen ne konkurence me shqipetaret per kete gje eshte gafe. Keto punera ne shume vende te europes i bejne filipinasit etj etj. Greket ne menyre ABSOLUTE nuk e bejne kete gje se ndihen te konkuruar, jo mer daje, mos ia myt kot ti. Nuk ka nevoje me rendit ketu arsyet perse greket i poshterojne shqiptaret ne gjithe menyrat dhe se fundi duke mos i pajis me dokumenta afatgjata dhe te vlefshme per vendet e tjera europiane. Deri diku europa eshte e fituar sepse duke mos i legalizu shqiptaret greket, shqiptaret s'kane nga ia mbajne edhe pse s'dune me nejt ne greqi, se jo te gjithe kane kellqe me u fut neper hambare anijesh me ik ne vende te tjera te europes apo dhe ne USA per t'i shpetuar diskriminimit zhveshes grek, pra greku i mban disi larg shqiptaret nga eksodi per ne Evrope e kjo (ndoshta) evropes i leverdis nuk di deri ne c'pike. Nuk e di ca iu ka tek Europes qe do qe greku te heqe dore nga ksenofibia qe e ka ne gjak gje qe ata e demonstrojne ne te gjitha format e percudnimit te mundura me shqiptaret. Ndoshta s'ka me ca merret politika evropiane &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Ku i dihet, sepse faktet e mesiperme s'jane te reja, jane vetem te RIvendosura ne axhenden ditore te politikaneve evropiane, asgje me teper.
 

gjilan

Primus registratum
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

vazhdim
e bejne te pamundur qe greket te kene te njejtin qendrim ndaj ketij problemi sikurse kane vendet e tjera demokratike. Mos harrojme se varferia ne ekonomine e sotme boterore ka rolin funksionin e vet. Varferia e nje shtrese te caktuar te shoqerise eshte burimi i fitimit per kapitalin.
Pra edhe Greqia nuk ka nxitim qe kete shtrese te shoqerise ta integroje dhe emancipoje sa me shpejt. Emigrantet jane atje per te permbushur funksionin qe ata kane ne ekonomine e vendit.
Ndersa greket jane &quot;kampionet e demokracise&quot;
 

cremonezi_62

Primus registratum
Re: Nje shuplake tjeter per GREQINE nga EU!!

a jeni dakord me mue se populli grek se bashku me ate serb jane popujt ma te ndyt ne rruzullin toksor Eshte mekat i madhe se kemi arrit ne Shqipetaret te kerkojm kafshaten e bukes ne nje vend si Greqia
 
Top