Nje shembull origjinal per tu lavderuar
<ul type="square">
[*]Ne, ish te deshperuarit e Shqiperise
[/list]
Ka nga ata qe jane bere shef kabineti ne nje ministri, artiste, menaxhere. Kishin ardhur ne Itali si emigrante klandestine, disa te fshehur ne hambaret e anijeve apo tragetet e fatit. Me pas, te kthyer ne atdhe, kane realizuar me ne fund deshirat. Duke deshmuar qe te rilindesh nga dhuna dhe mjerimi eshte dicka e mundshme
<ul type="square">
[*]Valbona Zeneli ish studentia bolonjeze, shefja e kabinetit te Ministrit te Ekonomise
[/list]
Te fshehur ne hambaret e anijeve, te rrasur ne gomone me mijera kane synuar bregun italian sikur te ishte "Amerika". Ishin te rinj shqiptare te deshperuar. Tani kane zbuluar Ameriken ne shtepine e tyre dhe kthehen nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, madje edhe nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Por mbi te gjitha ne Shqiperi kthehen nga Italia, ku kane marre lejet e qendrimit, kane lare pjatat, kane vjelur fruta, kane shkarkuar thase me cimento. Te shtrenguar per te mesuar artin e mbijeteses, kane thithur menjehere sekretet e ndermarrjeve te vogla dhe rregullat e ekonomise se tregut. Tani ne vendin e tyre te origjines, jane pikerisht ish - emigrantet qe promovojne biznesin. "Panorama" ka mbledhur historite e tyre.
<ul type="square">
[*]Ardit Gjebrea
[/list]
kishte frekuentuar Akademine e Arteve te Bukura, kendonte dhe shkruante kenge. Ne vitin 1989 kishte fituar nje burse studimi nga regjimi komunist, tre vjet ne konservatorin e Santa Cecilias ne Rome. "Gjithcka precipitoi ne vitin 1991, ne televizion pashe qe po mberrinin anijet e para. Qava, shume madje. Ishin njerezit e mi, ishte nje pjese e tokes sime qe po shkeputej". Me renien e regjimit, bursa u nderpre, por ai qendroi ne Itali. "Nuk kisha para as sa per t'i blere nje makine loder tim biri". Deri ne nje dite me fat ne qershor 1993. Rastesisht u njoh me Al Banon dhe u transferua ne Cellino San Marco. "Ai dhe Romina u treguan teper zemergjere, me dhane shtepi dhe pune, merresha me marredheniet publike dhe organizoja koncertet e tyre". Ne vitin 1994 mesoi aq sa te kthehej ne Shqiperi dhe te organizonte turneun e tij te pare. "Tete koncerte dhe nje gje qe nuk kishte ndodhur me pare: postera me fytyren time. Kete gje e benin vetem politikanet dhe shumekush mendoi se po kandidoja ne zgjedhje", tregon ai. "Ne Korce vendet ne pallatin e sportit nuk mjaftonin, keshtu pranova te kendoja gratis ne shesh: ishte kontributi im ne deshiren per rilindjen e brezit tim".
Sot Arditi konsiderohet Pipo Baudo shqiptar. "Ndoshta sepse kemi lindur ne te njeten dite, 7 qershor", thote ai me shaka. Por ka edhe me: ka publikuar dy albume, prezanton dhe eshte producent i nje festivali te muzikes shqiptare (i cili edhe ne rruge satelitore ndiqet nga 6 milione shikues) dhe Miss Albania. Per tre vjet ka prezantuar spektaklin me popullor te se dieles pasdite dhe ne vitin 2000 eshte bere drejtor i pergjithshem i nje televizioni kombetar.
<ul type="square">
[*]Edmond Angoni
[/list]
, mjek veteriner prej dymbedhjete vjetesh, ne vitin 1992 u largua nga Shkodra duke lene gruan dhe nje femije tre vjec e gjysme per te kerkuar fatin ne Itali. I perqafoi vetem tre vjet me vone. Ishte 34 vjec dhe endej mes Pescaras, Genovas dhe Padovas, duke punuar si murator ne te zeze, pjatalares dhe kuzhinier neper restorante duke u paguar dhe 10 mije lira ne ore. Me pas rasti i arte. Ne vitin 1996 gjen pune ne Venecia ne nje fabrike maskash per karnavale. Nje zanat qe e dashuroi aq sa te kthehej ne Shkoder per te ngritur nje punishte artizanale. Sot ka firmen e tij ku punojne 30 njerez, prodhon 20 mije maska klasike ne 600 modele te ndryshme dhe faturon 100 mije euro ne vit. Grosistet i drejtohen atij dhe maskat e tij kane perfunduar deri edhe tek kostumet e filmit "Eyes Wide Shut", te Stanley Kubrick. Prej pak kohesh Edmondi ka hapur edhe nje dyqan ne Venecia. "Dhe ne se me kerkojne te shohin punishten, u them qe eshte larg prej aty, ne Porto Maghera. E si mund t'ua shpjegoj qe eshte ne Shqiperi?"
<ul type="square">
[*]Dritan Hoxha
[/list]
ka ngritur nga zero nje televizion qe tashme eshte me i shikuari ne Shqiperi. Ai mberriti me anijen e pare te mbushur me refugjate, qe ishte nisur nga Durresi ne 4 mars 1991. Ishte 22 vjec dhe studionte per mjekesi. Nga Brindizi shkon ne Milano per te punuar si perkthyes ne kuesture. Me pas perfundoi ne Valtellina ne nje firme lojrash elektronike. Aty nuhati biznesin dhe i propozoi shefit te tij te eksportonte lojra elektronike per baret ne Shqiperi. Ishte nje sukses qe e lejoi te kthehej ne shtepi. Por me nje tjeter ide te mire: "Kam nje baba te dyte ne Bergamo, nje mik qe me sugjeroi te prodhoja kafe". Rezultati? Ne vitin 1993 lindi ne Tirane pjekesja e kafese "Lori Cafe" (qe i vuri emrin e se bijes) qe shume shpejt fitoi tregun shqiptar, kosovar dhe maqedon. Parate e fituara u investuan menjehere. Ne 1997, ligji i lejonte te ngrinte radio dhe televizione private. Ne 5 shkurt te vitit '98, bashke me vajzen e dyte lindi edhe radioja e pare: Top Albania, radioja qe tani ka 87 per qind te degjuesve. Pas gjashte muajsh, nje tjeter radio. Nje vit e gjysme me pare, pagezoi televizionin Top Channel: teknologji e avancuar ne ndertesen piramidale ne qender te Tiranes. Me edicion lajmesh cdo dy ore, disa dhjetera emisione dhe nje emision kult, "Fiks fare", (nje kopje e persosur e "Stricia la notizia), per te cilin Dritani thote: "Eshte nje program denoncues, ne politike ne jemi opozita e vertete".
Por sa ka kushtuar e gjithe kjo? "Per radion dhe televizionion fillimisht investova te pakten 10 milione euro, tani i kam humbur llogarite, dhe as qe dua ta di. Qellimi im nuk eshte te bej para, ato i kam fituar me kafene. Me interesojne gjerat e bera sic duhet". Vetem 34 vjec ka krijura nje perandori me mbi nje mije te punesuar: ka edhe nje shoqeri qe prodhon spote dhe nje qe i shperndan, ka nje pjese te aksioneve ne nje nga restorantet me te degjuara te kryeqytetit dhe "disa aktiviete te tjera te vogla qe nuk i mbaj mend". "Ketu biznesi i vertete ende nuk ka filluar. Cdokush qe ka deshire mund te kete sukses. Ne Shqiperi, dhjete vjet vlejne njeqind, historia ketu eshte ne levizje".
<ul type="square">
[*]Vladimir Gjeka
[/list]
, apo Vladi, sic e therrasin miqte, kur arriti ne Puglia ishte 19 vjec, nuk kishte asnje lek ne xhep dhe asnje dokument. Ishte viti 1992 dhe per dy muaj vilte fruta neper fushat e krahines se Brindizit. Me pas njohu nje prift ne dioqezen e Orias (kete emer ia vuri me pas edhe te bijes). Pasi ne ate kishe ne jug te Italise i lindi fati. "Don Fernando Mancini me futi ne udhe te drejte, si punetor shtepie dhe me prezantontoi me gjithe miqte e tij", tregon Vladi. Kur ne vitin 1996 u kthye ne Shkoder, ne qytetin e tij te origjines, krijoi "Nordsider", shoqerine per import-eksport te materialeve te ndertimit. Ne fillim me nje maune, dhe sot edhe me anije, eshte i katerti mes atyre qe bejne varavinga ne Mesdhe. Kur "Panorama" e takon ne portin e Shengjinit, eshte duke kontrolluar operacionin e shkarkimit te mallit. Gjithcka e lehte? Per nje cast Vladi e humbet ate shikimin e sigurt qe hedh ne horizont. Me pak se nje vit me pare ne Shkoder i eshte vrare i vellai. "Ishte hakmarje ndaj meje, si katolik qe isha pasuruar shume shpejt, spjegon ai, "por shteti nuk mund te me braktise, sepse derdh cdo muaj 150 mije dollare ne dogane dhe mbaj me pune 50 mije punetore".
<ul type="square">
[*]Mimi Kodheli
[/list]
kishte nje djale dhe nje diplome ne financen e larte kur ne vitin 1992 arriti ne Itali. Ndiqte te shoqin, arkitekt, qe nuk mund te gjente pune ne Shqiperi. "Fillova te punoj ne nje firme impiantesh per pastrimin e ujit ne Noci, nje fshat i vogel mes Putignanos dhe Alberobellos", tregon Mimi. "Vuaja per permasat e atij vendi, ndersa im shoq gjendej shume mire, sepse kishte nje pune te mire dhe sepse eshte hames i madh". Me ne fund, ne vitin 1996, u kthyem ne Shqiperi: "Im bir ishte rritur ne nje vend teper te bukur dhe te qete, kishte ndjekur shkollat italiane. Ndersa tani gjendej ne nje vend te shkretetuar, ku nuk kishte kinema, nuk kishte pishina. Ndersa ne rruge kishte krisma arme". Por nuk u kthyen mbrapsht, perkundrazi. Mimi, diploma "komuniste" e se ciles nuk kishte me vlere, vendosi te riniste studimet: iu desh te linte te shoqin dhe te birin per te fluturuar per dy vjet ne Nebraska per te marre nje master ne administrim-biznes ne Lincoln University. Ne vitin '98 ishte serish ne Tirane, ne drejtim te bankave, shqiptare dhe amerikane. Nuk e mendonte fare politiken, kur miku i saj i femijerise, kryetari i Bashkise Edi Rama e mori ne telefon. Ai, piktor, kishte nevoje per nje menaxhere per te filluar projektet e shderrimit te qytetit. Sot Mimi, nenkryetare bashkie administron 7 mije punjesit e varur nga Bashkia dhe gjithe buxhetin. "Kam hequr dore nga shume gjera per t'i kushtuar qytetit tim. Por asnje rroge private nuk mund te ripaguaje kete eksperience: kam fatin qe te vendos dicka sot dhe ta shoh te realizuar neser".
<ul type="square">
[*]Prek Kakia
[/list]
studionte per regjisor por hoqi dore nga telekamera per t'i zhytur duart ne ujin ku laheshin pjatat, fillimisht ne Gjermani e me pas ne Itali, ku arriti me gruan shtatzane dhe nje vajze te vogel. Ne Bassano del Grappa punonte gjate dites si tornitor, kurse neteve ne kuzhinat e restoranteve e picerive. Ne vitin 2002, kur mund t'i lejonte vetes te kishte nje shtepi te bukur dhe nje ritem pune te ndryshem, u kthye ne Shqiperi ne nje punishte mobiljesh te drejtuar nga te vellezerit. Tani eshte nje nga ndermarrjet me te rendesishme te veriut, me 86 punetore, ka prodhuar mobiljet e parlamentit shqiptar, te ministrise se Bujqesise dhe mobiljet e shtepise se nje gjenerali te karabinierise italiane. Kete vit, me ndihmen e Institutit te Arteve te Firences, ka hapur nje shkolle gdhendjeje falas, per 25 te rinj shqiptare. Nderkaq Preka vazhdon te punoje qe nga ora 5 e mengjesit deri ne mesnate.
<ul type="square">
[*]Daniela Nika
[/list]
vinte nga Lezha ne Tirane per te studiuar mjekesi. Altin Premti nga Vlora kishte ardhur ne kryeqytet per te studiuar per arkitekture. Por jetesa ne Shqiperine e vitit 1992, nuk ishte e thjeshte per ciftin e te fejuarve me shume projekte. "Une e bleva vizen, pranon Daniela, kurse Altini hipi si klandestin ne nje traget qe shkonte ne Lecce". Mberriten ne Prato, ajo punoi si baby-sitter, ai punetor. Deri sa arriten te benin dokumentat e rregullta dhe aq para sa te martoheshin ne Itali. "Kishin mbledhur 15 milione kur pas tre vjetesh u kthyem ne Shqiperi, i investuam ne piramidat financiare dhe per fat arritem t'i merrnim, megjithe interesa para shembjes se tyre", merr fryme Daniela. Nje pasuri e vogel me te cilen blene nje apartament ne Tirane dhe mbaruan studimet. Ishte viti i trazirave, kur Shqiperia u pushtua nga gazetaret e huaj. "Punuam per te derguarit e shtypit italian, punonim si perkthyes, i shoqeruam ne Vlore. Madje njehere edhe na kane qelluar me arme...". Sot Daniela eshte mjeke ne spitalin pediatrik te Tiranes dhe ka nje djale, Enrico, dy vjec. Dhe kur ende dridhet nga kujtimi i skafisteve dhe kallashnikoveve, e kupton se sa shume rruge ka bere Shqiperia.
<ul type="square">
[*]Arian Gazheli
[/list]
, ka qendruar 18 muaj si klandestin perpara se te siguronte dokumentet e rregullta, duke punuar ne nje rrobaqepesi dhe duke jetuar me tre studente te tjere ne nje apartament. Italishtja e tij i dedikohet 7-vjeteve te kaluara ne Padova. Kujtimet me te dhimbshme te asaj kohe: "ne darkat mes miqsh kur nuk me njihnin, ndokush fillonte te fliste keq per shqiptaret. Mendonin se isha italian dhe cfare s'thonin". Ne vitin 1995 ndoqi nje kurs specializimi per rrobaqepesi dhe drejtim ndermarrjesh, dhe pasi kishte vene menjane pak kursime u kthye ne Tirane ku hapi nje kemishtari. "Mes 260 klienteve te mi ka shume italiane: diplomate, vullnetare dhe ushtarake. Kam edhe shume kliente shqiptare, por atyre ua shes kemishat me lire. Fitimet? "Shume me teper sesa ato 150 eurot qe merr nje punonjes shteteror".
<ul type="square">
[*]Valbona Zeneli
[/list]
eshte nje barbi 25 vjecare qe te prezantohet pa hezituar aspak: "Jam shefja e kabinetit te Ministrit te Ekonomise". Ka frekuentuar Universitetin e Bolonjes dhe eshte diplomuar ne vitin 2001 me nota shume te larta ne ekonomine e tregut. Por ka refuzuar oferten teper te paguar per te punuar ne nje kompani italiane per t'u kthyer ne Tirane: "Te studiosh jashte te jep nje formim me te mire, te ben te kesh nje tjeter mentalitet, por kjo duhet vene ne sherbim te vendit tend", thote ajo e vendosur. "Gjate krizes se vitit 1997 ndihesha ne faj pse nuk ndodhesha ne shtepi". Por sic e rrefen edhe vete, ka raste qe ndiej njefare pendese. "Kur pasi ke qendruar me ore te tera para kompiuterit ikin dritat, nese mendon pastaj per parate qe do te fitoje jashte...". Pendimi zgjat nje moment: "Stabiliteti ne Shqiperi sa vjen e rritet, dhe kjo do te beje qe te thithen me teper kapitale te huaja, duke bere qe te kthehen edhe bashkeatdhetare te tjere".
Revista "klan"