nje pyetje

TIGRI-AL

Primus registratum
nje pyetje

Hello kam lexuar shume tema interesante ketu po nuk e besoja se dhe nje dite do te shkruaja dhe une po cfare ti besh njerez jemi dhe per njeriun jane te gjitha
Para disa kohesh me sakte para nje viti kisha dhene gjak dhe me ndodhi qe te shkoja prape tani dhe kur ika ne spital qe te jap prape u gjet kartela ime dhe qy nga vjet nga analizat e gjakut qe me kishin marre del se jam mbartes i <<Hipatitidhes B>> tani nuk e di nese eshte emri i sakte nese keshtu korespondon ne shqip po ketu ne Greqi ku jam une keshtu shqipetohet
kush din me sakte se cfare eshte kjo sepse une qe te them te drejten nuk kam kaluar asnjehere ne spitale dhe nga ana shendetesore jam xham fare <<keshtu kujtoja te pakten>> nuk ndiej asgje dhe kisha deshire te marr vesh me teper se cfare eshte kjo si kalohet dhe sa eshte e veshtire
Me respekt dhe te fala _Ilir
 

atman

Forumium maestatis
Re: nje pyetje

Tigri, al, kjo qe po shkruaj une eshte diçka e perkthyer sepse nuk jam mjek. Natyrisht ka gjera qe te gezojne sikurse ka edhe qe nuk jane te mira.
HBV eshte infeksion, pezmatim i melçise. Tani per tani ne asnje vend te botes nuk egziston nje kure e veçante. Behen vetem vaksinime per ta evituar.
Rruget nga merret jane te shumta dhe ketu perfshi ato seksuale qofte me nje partner, kur ky eshte i infektuar, ose mbartes i virusit, ose qofte me shume partnere.
Merret ne ato raste kur jeton nen nje strehe me njeri qe mbart virusin.
Kur je ne kontakt me gjak human, pra nese punon ne nje laborator, (ne rastin tend perjashtohet)
Kush jeton ne zona gjeografike te cilat njihen si te tilla dhe ketu ben pjese edhe Greqia, krahas disa vendeve te AFRIKES, si Kongo etj, si dhe ne zona amazonike.
Merret edhe nepermjet trashegimise, kur nena ia pason femijes gjate shtatezanise.
SIMPTOMAT.
1/3 nuk prezanton te tilla dhe me duket se ky eshte rasti tend. Sidoqofte variojne duke filluar nga temperature te lehte dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje, anoreksi,ndjenje te vjelli, te vjella, diarre etj. Ne 15-20 te rasteve paraqit edhe simptomat e artritit.
Shenja te dukeshme jane ujet e holle ngjyre te erret dhe te trashet te bardhe, ndersa kemi zverdhje te lekures si dhe te te bardhes se syve.
Siç e thashe me lart nuk egzistojne kura te veçanta si dhe duhet te mos mjekohet ne asnje menyre me antibiotik. Disa prej mbartesve te virusit, shndrohen ne kronike.
Une te uroj sherim te shpejte dhe te kesh kujdes e te mos e nenvleftesosh.
 

Raif

Primus registratum
Re: nje pyetje

Fillimisht postuar nga Tigri-Al:
[qb] Hello kam lexuar shume tema interesante ketu po nuk e besoja se dhe nje dite do te shkruaja dhe une po cfare ti besh njerez jemi dhe per njeriun jane te gjitha
Para disa kohesh me sakte para nje viti kisha dhene gjak dhe me ndodhi qe te shkoja prape tani dhe kur ika ne spital qe te jap prape u gjet kartela ime dhe qy nga vjet nga analizat e gjakut qe me kishin marre del se jam mbartes i <<Hipatitidhes B>> tani nuk e di nese eshte emri i sakte nese keshtu korespondon ne shqip po ketu ne Greqi ku jam une keshtu shqipetohet
kush din me sakte se cfare eshte kjo sepse une qe te them te drejten nuk kam kaluar asnjehere ne spitale dhe nga ana shendetesore jam xham fare <<keshtu kujtoja te pakten>> nuk ndiej asgje dhe kisha deshire te marr vesh me teper se cfare eshte kjo si kalohet dhe sa eshte e veshtire
Me respekt dhe te fala _Ilir [/qb]
Nese e ndien vehten apsolutisht shendosh, shko ne vend tjeter dhe mos trego cka te kan thene greket por bene prap analize gjakun per hepatit B virusal,

e sa i perket sherimit nese nuk je kunder mjeksise popullore me baroja, do te gjesh ndihme konkrete ketu ne Mjeksi Popullore
 

genci#2

Primus registratum
Re: nje pyetje

doja vetem te shtoja qe, ka mundesi qe te kesh qene gjithenje bartes i hepatitit B, ose ta kesh kontraktuar ne ndonje studio dentisti a ambiente te tjera ku perdoren vegla te "sterilizuara" te riperdorur. kjo nuk do te thote qe je i semure. perkundrazi, me siguri je i pajisur me imunitetin antiHBV, ne rast te infeksioni masiv. sigurohu me nje vizite tek ndonje specialist kirurg ose me mire endokrinolog. shtoj ketu nje opinion personal, dhenia e gjakut eshte pune m..., edhe ky rast e konfirmon.
 

TIGRI-AL

Primus registratum
Re: nje pyetje

Ne radhe te pare falimnderit per pergjigjet qe dhate po une deri dje kur me thane nuk dija asgje pasi jam shyqyr prej zotit ne nje gjendje shendetesore shume te shkelqyer dhe ne spitale kam shukar vetem per xhiro imagjinoni qe dhe koka kur me dhimbte ndonjehere as aspirine nuk marr duke e shtuar se dhe as tek dentisti nuk kam qene asnjehere dhe deri tani cfaredo maredheniesh kam pasur kane qene te sigurta po dhe gjak kam dhene vetem njehere dhe ate here kur dhashe gjak nga analizat e atij gjaku kane dale keta perfundime pas me shume se nje viti shkova prape dhe kur kerkuan kartelen time doli qe une isha ne baze te analizave te bera para nje viti isha mbartes po nga nje gabim i postes letra qe me kishte derguar spitali ishte ktyer prapa dhe keshtu jane gjerat tani i kam filluar analizat nga fillimi dhe rezultatet me thane se vonojne rreth 10 dite
 
Top