Nje prift sulmon poetin Migjeni, a ka te drejte? Ju ftoj te bisedojme!

Nje prift sulmon poetin Migjeni, a ka te drejte? Ju ftoj te bisedojme!

Miq te nderuar te Albforumit!

Duke marre shkas nga nje artikull qe ka botuar nje prift ne Shkoder kunder poetit dhe prozatortit te madh shqipetare Millosh Gjergj Nikolla, "Migjeni", ju ftoj te bisedojme ne kete teme qe po hap une, ne se ka apo jo te drejte ai prift apo kleri ne pergjethsi te sulmoje me aq egersi poetin i cili njihet per vepren dhe vlerat e tije letrare ne historine e letersise dhe kultures shqipetare!?!
Une ketu po ju paraqes origjinal artikullin e priftit, pa asnje shkurtim...
dhe ne te njeten kohe direkt poshte atije aertikulli, do te gjeni dhe nje shkrim timin te pregatirtur per shtypin ne Shqiperi por dhe per cdo organ tjeter ku te mund te gjeje gatishmerine per ta botuar!
Mua me ngjan veprimtaria e atije prifti apo e kishes katolike kunder Migjenit e njejte me veprimtarine denigruese qe i beri regjimi diktatorial at, Gjergj Fishtes, te cilin e cvarrosi duke i tretur eshtrat ne ujrat e Kirit, dhe vepren e tije duke e ndaluar...
Te njeten gje po tenton dhe kisha katolike ne shqiperi kunder Migjenit!
Arsytoni vete sipas mendimeve tuaja, une e hapa kete si teme mjaft te nevojshme, si perpjekje per mbrojtjen e vlerave te kultures tone Shqipetare dhe te figurave te medha te letersise tone!
Ju falenderoj ne mirkuptimin tuaj dhe ju kerkoj ndjese per matrialet e zgjatura!
Bashkeanetari i juaj ne kete forum:
"Nder udhetime"
******************************************

(Shkrimi i priftit):
Mons. Zef Simoni, Ipeshkv ndihmës ne Arqipeshkvinë e Shkodërs

Titulli:
Migjeni, përkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion

Parathenie:
E thotë saktë Ismail Kadare për atë, por me qëllim
fyes e të randë ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si një antiseminarist. Për sytë e një fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte një dezertor i fesë. Migjeni delte nga seminari ortodoks si një djallë me tri brirë”. Migjeni urretjen ma të madhe do ta kishte ndaj sa të këqijave, por mbi të gjitha ndaj sa të mirave dhe ndaj asaj që asht ma e mira, se do të përqeshte ne shkrimet e veta të shumta Zotin, do të fyejë dogmat, institucionet shejte, shumë Kishën Katolike, predikimet e gojtarëve apriori”.

Autori: Nga Mons. Zef Simoni
Ipeshkëv Ndihmës në Arqipeshkvinë e Shkodrës

Shkrimi i plote:

Mbi të gjithë poetët e brezit të quejtun të vjetëve 1930, do të ishte jo i patalent Millosh Gjergj Nikolla. Ju ndie zani ma shumë në vjetin 1944, kur doli në botim, mbas një çensurimi, vepra e tij “Vargjet e lira”. Migjeni pati jetën e shkurtë. Në kohën tonë të lirisë së besimit, mund të shprehemi: Kështu desh Zoti për atë.

E ndiej për një detyrë shpirtnore, si besimtar edhe detyrë t’i dishroj të mirën vendit tim e me Zotin (para se të dalë vepra eme e gjanë mbi letërsinë shqipe), të paraqes këtë material rreth Migjenit me objektivitet, pa inat e zemrim, veç inatit e zemrimit që do të ketë njeriu kundër të keqes. Ky shkrimtar me një poezi të mbylltë, të errët e me pak ajër sllav, deri te poeti sovjetik Majakovski,ishte adhurues i Lindjes së çartun e të egërsueme. Pat një simpati edhe për grupin komunist të Korçës e për shkrimtarët e realizmit sovjetik, si: Gorkin, Fadajevin etj. Ka një prozë të bukur, por pa shejtëni. Me sa trille e shumë probleme sociale, tue paraqitë realitete të randa shqiptare deri te “Legjenda e misrit”, “Luli i vocërr” e “Zeneli”. Migjeni asht origjinal me proza e me poezi të dhimbshme që futën thellësi të fatkeqësive, të mjerimeve tona, por tue të çue kah protesta të rrëzikshme, pse për idetë që paraqet autori, damet i sjell të mëdha, me land krejtësisht pa Zot e kundër religjionit e klerit. Me këto ide do t’i bante shërbim për së largu komunizmit e ma vonë për së afërmi, komunizëm i cili do të luftonte e do të punonte pa asnjë lavdi për të shërue plagët e botës, mbushë me
vorfni e shtypje, por që askush nuk do t’ia shtonte ma randë, ma idhtë, me persekutim të rafinuem e të parafinuem të vobektëve, të shtypunvee të drejtëve mjerimet me të gjitha format, për t’u quejtë me të vërtetë komunizëm tanësisht mbrapshti e rrenim. E Migjeni lëshoi para ardhjes së diktaturës komuniste në Shqipni, gazin mbytës që do na çonte deri atje sa me
ngja spekulime të mëdha për të dalë në fund gjithçka jashtë realitetit e kundër së vërtetës së njoftun. Migjeni, një nxanës i shkollës ortodokse të Shkodrës e pastaj nxanës i seminarit të Manastirit, shkoi për t’u ba pop, prift i Kishës ortodokse. Por aty këputet si këputet një fryt peme i papjekun, të cilit i ka hy krymbi, pse del nga vetja, tue i sjellë shpinden Zotit
të gjallë në princip e në histori, për të vazhdue të jetë një qënie në krizë të tërbueme deri në vdekje, që i ngjanë në spitalin “Torre Pellice” të Torinos, në spitalin me emën të bukur të Luigji Gonzagës, që edhe vdiq i ri, por me një jetë krejt e kundërta e tij, vdiq shejt me forcat e shejtnisë, tue i shërbye kështu, jezuiti i ri 24-vjeçar, të murtajuemve, i murtajuem edhe ai vetë. E thotë saktë Ismail Kadare për atë, por me qëllim fyes e të randë ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si një antiseminarist. Për sytë e një fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte një dezertor i fesë. Migjeni delte nga seminari ortodoks si një djallë me tri brirë”. Migjeni urretjen ma të madhe do ta kishte ndaj sa të
këqijave, por mbi të gjitha ndaj sa të mirave dhe ndaj asaj që asht ma e mira, se do të përqeshte ne shkrimet e veta të shumta Zotin, do të fyejë dogmat, institucionet shejte, shumë Kishën Katolike, predikimet e gojtarëve apriori.

Nuk do të ishte vetëm ateist, por mbushë me urretje kundër klerit e klerit katolik. Urretja ka punue ne atë. Ka vazhdue urretje ndaj motrave që mbushin botën nëpër spitale me shërbimet e tyne, kryevepra të heshtuna, pa tjetër ndaj zhenive të Kristianizmit dhe burrave të letërsisë së bekueme ruse me Dostojevskin e Leon Tolstoin e mbi të gjithë, për personen që ka ba bota, Krishtin e Gjakosun në Kryq për krejt njerëzimin, vëllanë e turmave fajtore e Dashamirin e përzemërt të të përsekutuemve e të mëkatnorëve.
Do të vinte koha kur Migjeni ta lente veten për së vdekuni në dorë të burrave të rrëzikshëm të diktaturës, që ta adhurojnë të rinjtë me pak njohje, tue arritë bota shqiptare e prishun t’i dhurojë në Shkodër një ndërtesë që do të quhet teatri “Migjeni”, e cila do të vazhdojë si e
tillë me këtë emën edhe mbas shembjes zyrtare të
komunizmit.

A nuk do të ishte ma mirë, ma ideale që ky
teatër të quhet për lavdi të vërtetë, “Teatri i
Qytetit”, ku në Shkodër lindi e u zhvillue teatri për mbarë Shqipninë në salonet e tyne pranë etenve jezuitë e etenve françeskanë atdhetarë me rrajë, pranë Katedralës së Shkodrës dhe Insitutit të Motrave Stigmatine e në të gjitha këto tue i dhanë Shkodrës e kombit drama shqiptare e të hueja të larta? A nuk do të ishte ma e saktë dhe ma fisnike që teatri “Migjeni” të marrë emnin “Teatri i Qytetit” që njef Zotin, ku ka
lulëzim religjioni e që ky qytet i ka dhanë kombit
kulturën e shqueme, një qytet që vërtetë ka pësue një ramje, një dekadencë, por që do të jetë e përkohshme, pse një qytet që nuk vdes kurrë e të do përtrihet. Migjeni, ka vdekë në spitalin “Torre Pellice” të Torinos, tue i pasë shërbye me shumë nderim e devocion motrat katolike të spitalit. Punë me dhimbje e pa
shpërblim tokësor, me dashuni të krishtenë dhe ideal, që për së gjalli. Migjeni, nuk e ka kuptue forcën e motrave. Afër vdekjes që po i vinte, do të ketë pa në ato vlerat e tyne që nuk u konsumuen kurr motrave të shpirtit, të sakrificave e të shejtnisë.
Na nuk mund të dimë si ka vdekë Migjeni. Ka vdekë si shkrimtar i sëmundë dhe njeri i shumë ideve negative, por prej lutjeve të motrave që i rrijshin afër, na pelqen të thomi se ka mujtë të vdesë në Tenzonë, ka shkue te i Madhi Zot.
E na vetëm për Zotin mund dhe duhet të thomi se asht i Madh. Jo për njerëzit. Për asnjë njeri. Nëse flasim edhe për njerëzit e shquem të
atdheut tonë, për asnjë nuk duhet të përdorim termin “i madh”. E asnjë tjetër. Shumë ma mirë ta
zevendësojmë, kur e meriton, fjalën i “madh” me fjalën i “i shquem” apor “i lartë”.
Kemi edhe në historinë kishtare persona të zgjedhuna në këtë emën “i madh”, si Shën Luani i Madh Papë, Shën Gregori i Madh Papë e sa të tjerë në jetën, veprën e shejtininë e tyne, se kanë punue kryesisht për Zotin, Atij ia kanë kushtue çdo fjalë, çdo vepër, të gjitha veprimtaritë. Ndër ata fjala “i madh” nuk ka dalë nga një kreni, nga një pompozitet, nga një lavdi me fuqi tokësore, nga pasione ideologjike e politike, me përmbajtje edhe gënjeshtare.
E vërteta ka pastërti, thjeshtësi, sublimitet dhe e ruan vetveten nga Absoluti.
Me ardhjen në Shqipni për të parën herë të Nunciaturës Apostolike e të Nuncit Apotolik Ivan Dias, ma vonë Kardinal i Bombeit mbas ramjes difinitive të asaj lloj diktature me të gjithë çmenditë, kur Nunci zbriti nga avioni prej Rome në Rinas, këto kjenë fjalët e tija të larta: “Zoti asht i Madh!”. E kush mund të jetë tjetër i madh sa Zoti?! E sa ata njerëz shejten që kanë jetue e ngadhënjye në Atë?!
Për ne që kemi pa e jetue për gati pesëdhjetë vjet një rregjim vetëm rrenues e shtazarak, ku kishte ngadhnjye çdo e keqe, e mbi të gjitha e keqja anti hyjnore, të gjithë rreshtat e Migjenit të shumë poezive kundër Absolutit e frymës së Tij, si: “Parathanja e parathanjeve”, “Të birtë e shekullit të ri”, “Zgjimi”, “Poema e mjerimit”, “Blasfemi”, “Kanga skandaloze”,
“Peshë e fatit”, “Kangët e Prendimit”, “Shpirtent
shtegtarë”, “Lutje”, e të sa prozave si tragjedi apo komedi: “Nji refren i qytetit tem”, “Në kishë”, “Zoti të dhashtë”, “Idhujt pa krena”, “Gogoli”, “Bukën tonë
të përditshme, falna sot”, janë të neveritshmet ide që i dhambin krenave tona aq fort të vrame e shpirtenve tonë të paralizuem në ato ditë të territ të verbër pa Perendi e në atë jetë pa Zot, aq të tërbueme, mizore. Nuk ka nevojë për aso ideshë e shprehjesh migjeniane as shkrimtari ynë, as rinia jonë, jo atdheu ynë që ka nevojë për religjion e Zot, ato ide janë dhunë e mendimit se “ngadhnjimi, ndërgjegja e mendimi i lirë”,
paskan qenë për ne, or vëlla, llom i pafund “për të bijtë e shekullit të ri”.
Na pranojmë dobësitë njerëzore e gabimet fort fort të randa që kanë rrjedhë prej saj e vullneteve të këqija, se jemi racë njerëzore e rame në mëkat. Duhet të përpiqemi të njofim veten tonë e të shofim Zotin jashtë nesh prej ligjeve të mëdha të kosmosit me dijetarët e shekujve të mëparshëm e ato të mesjetës, të kohës së re dhe biologët e fizikantët e shquem të kohës moderne. Edhe na shofim Zotin mbrenda nesh me ligjën e sigurtë morale. Sikur shofim e jetojmë jashta
nesh fazat e madhnueshme të lindjes së diellit e të prendimit të ngadalshëm, mrekulli të realitetit, që kanë lëvizjet e qënies, ligjë e Krijuesit, ashtu përmes Tij, mbrenda vetes sonë të përshëndesim Krijuesin e t’i konceptojmë kërkesat tona.
Migjeni, i veshun me rrobën elegante të një mësuesi të Vrakës, të Shkodrës e të Pukës, mes mbrapambetjes materiale, asht ma zemraku i shkrimtarëve, gjithkund me një grusht në shkrimet e tij, stuhi e dhunës vrastare e një grusht paraenverian. Migjeni asht i sëmuri i trupit dhe i shpirtit të vet, që në infinitetin e realitetit të lartësive të mendjes së urtë e të fuqishme njerëzore, gjithçka në pajtim e në përshtatje me lartësitë e së vërtetës, së mirës dhe së bukurës, të tria elemente metafizike të një Absoluti që asht Ideali Suprem, fjalët e Migjenit të shthuruna na duken në shumë vende si fjalë të marra.

Edhe ato të sa kritikëve entuzistë, që çka po flasin mirë për atë, por plot artificialitet, na duken dhe janë edhe ma të marra. Mund të na dhimbset Migjeni, se do të ishte ba i shquem në të vërtetë e ma me kyvet se në revoltat e
veta, por jo tue ecë në udha të gabueme të atyne
ideve.
Ky shkrimtar i talentuem që i kjan hallin skamit,
urisë, sa padrejtësive shoqnore, asht përkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion, ku hapen vetëm plagë. Këto ide të Migjenit anti-Perendi, kundër konstruksionit të shoqnisë, do ta përshtjellojshin letërsinë tonë, tue e ba Migjenin vetëm një idhull në vorfninë tonë mendore të shterpët të kohës, që do të
vijë me zjarr, e me hekur, e qënë një ditë komuniste të shkurtit 1956, ishte data 4, do të vishin eshtent e tij prej Torinos, ku kishte vdekë, më 1938, tue kalue tashti detin e qetë të Adriatikut mbas luftës, për ta varrosë në atdhe, në varrezat e dëshmorëve në Shkodër. Rininë e klasën punëtore do ta çojshin komunistat e
shkrimtarët e realizimit socialist para eshtenve të tij e sa herë para bustit e muzeut të tij, si para një lteri spekulues, pa qira e me lule që veshken.
E në veprat e mavonshme të Enverit delte një popull i këputun për një kafshatë bukë, për atë kafshatën e madhe “or vëlla të mjerimit” të atij Migjeni si foshnjarak e të tërbuem të letërsisë sonë, me danga të mëdha.
“Poema e mjerimit” e Migjenit, asht një material i
dhimbshëm e i rrezikshëm, pse Migjeni ka kapë një
aspekt të mjerimit, tue i sjellë botës shqiptare
frikë, thatësi e vdekje të një terri të specializuem nga të zezat. Kështu Migjeni bahet vrasës i moralit, do të ishte ai që do të shuej dashuninë që e jep të përsosun Krishtenimi edhe ndër vuetje. Do të hiqte bazat e një shoqnie të qetë, Zotin e harmonisë e kategorinë e amshimit të mbinatyrshëm. Asht larg e kundra jo vetëm
së vërtetës, por edhe kundër mirësisë e njoftjes së shejtnisë. Kanë qenë ngatërrue në atë qiell e tokë e pranon deformimin e përditshëm të rrënimit tëvetëvetes në qytetin e lindjes, tue ndejë e bisedue në Kafën e Madhe aq të famshme, me shokët para luftës. Njashtu sikurse nuk mund të dëbojmë vuejtjet e mjerimit, nuk mund të largojmë padrejtësitë.
Padrejtësia asht mëkat, bahet dhunë e me radhë vrasje, hajni, egoizëm, fort e keqja shpirtligësi me prepotencë. Mundohemi t’i gjejmë një zgjidhje dhe mirë bajmë, por nuk zhduket se i ka rrajët në pasionet, inatet dhe interesat tona. Asht burimi i sa luftave zemrake me shumë dredhi.
“Poema e mjerimit” asht e lidhun me atë të vuajtjes, që gjindet gjithherë në botë. Mund të kërkojmë një zvoglim të saj, ta mëshehim pak, t’ia ndalim hovin, stuhinë, zemërimin e karkatisun të tij nëpër shpinat, zemrat, kokat e kambët tona. Tue u dijtë ma tepër shkaku i vuejtjes, se ajo asht pasojë e mëkatit fillestar, religjioni i jep dritë, ndihmë e lehtësim. Vetëm me anë të religjionit jepet ilaçi i madh për mjerimet e njerëzimit.
Religjionin disi e pat Migjeni nga familja e Kisha
ortodokse. Ai mund ta lente rrugën e meshtarisë edhe studimet në universitetin e përmendun të Oksfordit, sikur nuk e pranoi, por kurr prej urretjes e të një urretjeje specifike.
Pat nisë të lidhej disi me Krishtin, të bahej i Tij, por tue dalë nga seminari u ba anti-Krisht. Migjeni mund të quhet figura e sëmurë e anti-Krishtit në letërsinë tonë në Shqipninë e halleve historike.
Migjeni vërteton veten si një shkrimtar që nuk i ka pa mirë problemet. Jo problemet mirë.
“Vargjet e lira”, vargjet e shthuruna, ku në ato ka pak Nitcshe, pak sovjetizem, pak stil, shumë halle, shumë revolucion e shumë helme, botoheshin në vjetin 1944, para se të vinte vdekja e madhe e kombit. Na u aviteshim humnereve e po bijshim në ato. Këtu mund të flas mirë për Migjenin. Ndoshta po të kishte jetue kjo potencë në komunizem, do të kishte qenë një Migjen tjetër. Një tjetër do të thoshte një njeri në tokë krejt afër Zotit. Por ka sjellë një dam të madh, pa asnjë shej pendimi. Vuejtjet e hallet shqiptare kanë
qenë të vërteta jashtë tij. Ajo krizë kundër Zotit qe një material i damshëm brenda vetes së tij.
Një cung nënkrejës e një këmishë në shtat i përkasin vetëm vorfnisë? Jo. I përkasin fort mbrapambetjes. Vorfënia nuk asht një plagë e thjeshtë me njerëz të unshëm, të paushqyem, të paveshun që mërdhasin edhe pranë vatrave. Vorfënia bahet sëmundje e pasojave dhe
e gjykimeve të gabueme e në një orë fatale e ngjarjeve tragjike, kryesue nga gënjeshtarët e shkathtë që kanë shumë hipokrizi. Hipokrizia nuk qëndron kurr vetëm. Ajo asht e ngjitun me mbrapshti. Koha moderne i ban ballë hipokrizisë tradicionale. Po ana negative e kësaj kohe ka një kulm tjetër që arrinë në instiktet e shtrime që kanë shumë sinqeritet të keq e ma shumë hipokrizi të rafinueme.
Kur Migjeni mori udhën për t’u shërue në Itali, ishte në krizë ai dhe bota. Krahnori dhe trupi i tij vuente në shtratin e dhimbave të paravdekjes, në moshën 27-vjeçare e bota në prakun e dhimbave të Luftës së Dytë Botnore, që do ta shkatërronte shumë njerëzimin prej tërbimit të nazizmit e fashizmit, ma vonë të quejtun gjakatarë.
Dy rrymat e tërbueme, shkaktare të luftës, dhanë gjak e tmerr. Por kjo luftë do të na jepte shumë martirë, si polakun Maksimilian Kolbe, e izraeliten ba motër katolike Edith Stein. Mbi dyqind figura të lavdishme, të lum e shejten, shpallë Kisha Katolike në gjysmën e dytë të shekullit njëzetë, që kanë dhanë jetën në
kampet e përqëndrimit.
Toka shqiptare, qyteti i Shkodrës, që provoi
diktaturën komuniste, pret lumninë e martirëve të vet, lumninë e Kishës e atë të Shqipnisë. Janë katërdhetë martirë në proces, në gjasim të katërdhetë martirëve të Sarandës shqiptare.
Nana Tereze shqiptare e shpallun “E Lume” bindi boten me dashuni e punë shejte e hidhte poshtë “Poemën e mjerimit”, me metodën e Krishtit, që ka dhanë jetën për të vuejtunit e të vobektit. Nana Tereze, kur ka pa, jetue e tue e gjetë pranë në mjerimet e botës e të Indisë, pranë njerëzve skelektikë, gati kufoma, përpara i asht drejtue Zotit e Krishtit me lutje të pandame, për t’I dhanë me kuptue atyne që janë në
mjerim se gjindet dikush që i don.Migjenit nuk i shkoi mendja të kujtonte në Kafen e Madhe për sa vepra të mira që bante Kisha.
Ka njoftë Migjeni qytetin e Shkodrës dhe kulturën e zgjedhun të saj, të dallueme në Shqipni, kontributin e klerit katolik, me shtyp të lartë, me shkollë fort të shqueme të nivelit europian, tue pasë nëpër shkolla, sidomos ajo e françeskanëve fëmijë e studenta të vobektë e tue
u dhanë sa bursa me kujdes, veçanërisht të At Fishës nëpër Universitetet e Europës, për të pasë Shqipnia drejtues, që t’i apin shtetit pak ndihmë, të cilit shtet duhen kërkue shkaqet e mbrapambetjes e vuejtjet e malësorëve në “Legjenda e misrit”, “Luli i vocërr”,
“Zeneli”.Shkrimtarët e letërsisë sonë dhe rinia inteligjente në formim duhet të ruejë copa të bukura të auktorit Migjeni dhe në anën tjetër të bahen spjegime prej të aftish për ato përmbajtje të damshme kundër Zotit dhe religjionit.
Gjanat a janë të vërteta, apor nuk janë?!
(Fundi i shkrimit)

Shkrimi eshte marre sipas origjinalit te botuar ne organin e shtypit “Kuvendi”, botuar ne Shqiperi.

*******************************************

Pergjigje te quajturit: ”Mons. Zef Simoni,”Ipeshkv ndihmes ne Arqipeshkvine e Shkodrës!”

(Artikulli me te cilen une si autor, si krijues i pergjigjem atij prifti:)

(Jeni te lire qe kete artikull ta merrni per cdo faqe, web, etj, dhe ta ribotoni krahas shkrimit te atije prifti, ku te doni, ju jam mirnjohes per ribotime sa me te shumta, pasi deshiroj qe publiku shqipetare te jete sa me i informuar se cbejne tipat si ai prift sot ne shqiperi dhe se per cafere ka nevoje shqiperia sot!)

PERGJIJGE NJE PRIFTI, I CILI CFAQET SI ARMIK I BETUAR I POETIT DHE PROZATORTIT TE MADH SHQIPETAR MILLOSH GJERGJ NIKOLLA, MIGJENI.

Meqene se ju e keni botuar nje shkrim tuajin, ose me mire te them keni filluar nje lufte tuajen kunder Poetit Millosh Gjergj Nikolla “Migjenit”, po ju shkruaj kete leter publike qe ta lexoje çdo njeri kudo qofte pa dallim feje, krahine, ideje, kombesie apo nacionaliteti!

E ke filluar ate lufte tenden kunder Migjenit me disa fjale te Shkrimtarit dhe poetit Ismail Kadare i cili ka thene jo vetem ato fjale te vyera, qe ju i keni kapur per ti perdorur per shkrimin tuaj, sikur te kete thene ndonje gje te pa vend per Migjenin…pra ai ka thene aq shume dhe aq bukur per Migjenin e madh, edhe pse neper lavderimet e meritueshme per Migjenin ai ka kritikuar ashper dhe shume pa vend Gjergj Fishten po te madh, ndoshta i detyruar nga regjimi, ose i provokuar prej regjimit per te iu kundervene ne nje fare menyre Fishtes, ne ate parthenie ne librin e Migjenit! (Shih: Migjeni, vepra 1989.)

Sigurisht qe e ke pare se çeshte shkruar aty edhe ne lavderim te Migjenit apo dhe ne sulm kundër Gjergj Fishten ku regjimi e cilson cilson si reaksionar etj…
Por ty nuk te sidhen aspak nepermend per fyerjet e renda dhe mohimi qe i eshte bere Gjergj Fishtes deri dhe çvarrimi i tij nga varri prej komunizmit barbar, e vetem pse ai ishte nje njeri i madh, poet e mendimtar i zoti, nje Epike e gjalle e kombit Shqipetare qe frymzoj per gjithmone kombin e popullin shqipetare per te ditur te mbroje lirine dhe pamvarsine e vet…

Ty nuk te bije ndermend qe te zberthesh ato te verteta dhe ti mesosh ata varrmihes te Fishtes qe te kerkojne falje kombit e popullit shqipetare per ate sulm e poshtrim qe i kane bere trupit dhe vepres se tije edhe per se vdekuri…kete ta them pasi na je paraqitur si nje klerik i besimit Katolik ne ate lufte qe i ben Migjenit, te cilin Fishta i madh e pati bashkekohes si dhe shume te tjere rilindas e njerz te penes te asje kohe dhe asnje here nuk e kritikuan as nuk e sulmuan Migjenin!

Nuk eshte shume e çuditshme per te ditur se nga na del ti si nje Klerik, pinjoll mendimesh mesjetare te atyre klerikve qe dogjen ne turre te druve ne zemer te Europes shkenctar dhe dijetar te medhenje qe po hedhnin hapat e para te zhvillimit te mendimit e qytetrimit botror ku mbahej nen tutelen e fese duke mos ditur asgje per boten ku jetonin, as per vende e popuj te tjere…
E ti u ngjan atyre qe e futen ne mes flakve te zjarrit Xhordano Brunon, apo Nikolla Kopernikun te cilet dhe me zjarr neper goje e trup, ashtu te lidhur betrtiten fjalet : “E megjithate bota rrotullohet!”.
Prifterinjte si ti, per te cilet Papat jane detyruar te kerkojne falje njerzimit me qindra here per ato masakra qe kane bere duke i gjymtuar e djegur njerzit te cilet hodhen ide qe u bene realitet se Bota eshte si nje lemsh, qe rrotullohet rreth vehtes…e shume te tjera argumenta qe kishin lidhje me realitetit universal te gjithesise…qe ti sot ma lidhe prap mesjetarisht me lindjen dhe perendimin e diellit…prralla mesjetare si puna e Tokes tuaj qe na ishte si nje tepsi dhe e mbante ne dore ai, zoti qe ke ne koke ti…pra jo zoti i gjithe njerzimitm, jo!
Nuk dua te zgjatem shume me hyrjen pasi dua te dal direkt tek ato fjale qe shkruan ti kunder Migjenit…

Nuk e dij a thua do te vije ndo pak turp nga vehtja, por nuk ka turp nje prift mesjetar i cili i çon ditet me fantazira dhe na paraqitet si nje profet deri afer zotit me parashikimete tua banale kur thua:

“do te ishte jo i pa talent Millosh Gjergj Nikolla…”

Ketu te pyes ty:
Kush je ti qe merr neper goje vepren dhe talentin e nje poeti krijues origjinal siç ishte Migjeni i cili ua xhveshi maskat te gjitha llojeve te feve qe nuk benin gje tjeter veç se mashtronin popullin dhe benin sehir atehere kur njerzit vdisnin urie, vdisnin semundjesh… ne nje kohe kur ata parardhsit tu ntrashehsin Kishave e Xhamijave tulesh duke i detyruar te varfrit qe te ua mbushnin hambaret e Qelave me rezerva ushqimore dimri e vere…

Por une e kuptoj se kush je ti!
Ti je i njeti i atij soji qe dhe sot bejne po te njeten gje, duke mashtruar besimtare te ndershem dhe te pa shkolluar mire dhe duke perfituar prej vuajtjeve te tyre!
A sme thua ti o pinjoll i mesjetes ku eshte qendrimi yt ndaj aktualiteteit Shqipetare sot ne Shqiperi, cpo ben feja atje, ti dhe priftat apo hoxhat e tjere, sa po ja zbusni varferine atij populli, sa po ndikoni me fjalen tuaj per tu bere njerzit e lire ne mendime, ne fjale, ne kerkesa e ankesa???

Sa po perpiqeni ju te shkolloni doktora per tu ardhur ne ndihme te semurve ne shqiperi qe po vdesin per çdo lloj mjekimi?
Sa po beni ju qe neper fshatrat e Shqiperise te kete drita, rruge, autobuze linje ne sherbim te njerzve, te kete furnizime, te kete shkolla per arsimin e njerzve?
Ku jeni ju kur Shqiperia ka zi, ka dhembje, kur njerzit mbyten ne detra per faje te qeverive, te atyre qeveritarve qe jane pjelle e asaj diktature per te cilen ti me flet perciptazi dhe me kujton vetem 40 viktima katolike prifterinje…???
Por per mijra viktima te tjera nuk don te ja dish fare…a thua se ajo diktature ka patur nje lufte vetem kunder katolikve?
A nuk e sheh vehten si nje racist radikal qe kerkon te perçajsh popullin duke lavderuar vetem katoliket, duke i bere vetem priftat katolike si heronje qe jane viktimizuar nga diktatura?
Te them te te vije turp per çfare ke shkruar ne ate shkrim kunder Migjenit, ti nuk e njeh turpin se po ta njihnje nuk do te kishe botuar fjale te tilla!
Prap ti na paraqitesh si nje djall nen veladonin e priftit kur thua se:

“Migjeni e pati jeten e shkurte se ashtu desht zoti”!

Ironi kriminale prifterinjesh mesjetar qe ja kalojne deri edhe veprave barbare te atyre prifterinjeve qe u vune zjarrin studiuesve te hapsires ne kohrat e mesjetes!
Çfardo lloj vepre qe mund te botosh ti per letersine shqipe, siç paske planifikuar, kurre ato qe ti po i quan “vepra” siç i quanin librat e Enverit dikur, ato nuk do te jene as shkarravina, per arsyen e thjeshte se ti nuk ditkerke te shkruash gjuhen Shqipe, dhe çfare eshte me e rendesishmja si e keqe e jotja, qenke nje mohues dhe varrmihes i krijimtarise se poetit dhe prozatorit te madh Millosh Gjergj Nikolla.

Ashtu qe ajo “veper” e jote, nuk do te jete kurre i mirpritur per lexuesin shqipetar, e jo vetem kaq, por po ju theksoj se ju i keni bere nje dem te jashtzakonshem klerit dhe fese katolike ne Shqiperi me ato sharje dhe ironi qe keni perdorur kunder Migjenit e krijimeve te tije, me ato mori akuzash e shpifjesh, saqe keni humbur shume besimtar, shume njerz qe e adhurojne dhe e duan si nje poet dhe krijues te mrekullueshem qe ka ditur si askush tjeter te ua çjerre maskat jo vetem regjimeve, qeveritarve te cdo ideje, por dhe deri ju klerikve te pa shpirt qe beni sehir kur vdes njeriu unit, te ftohti, kur njerzit thyejne qafen maleve per nje rruge, kur femija vdes per nje qese gjak, kur njeriu vdes per nje operacion…
E te gjitha ju i justifikoni duke thene fjalet tuaja ironike te shekujve:
“E kishte te shkrueme prej zotit!” Fjale qe vadisin dhe mbjedhin injorance!

Nuk ka se si te jete inati apo zemrimi i yt me i madh se sa keto qe ke filluar te shkruash dhe ke shkruar me poshte, inat e zemrim i nje prifti hipokrit qe ja servir lexuesit te vitit 2004 ato fjale, sikur po ja paraqet lexuesve te paket te shekullit te 15-të te mesjetes…sepse qenke vete nje mesjetar shpellor, qe fatkeqesisht jetoke ne Shkoder dhe ne nje nder Kishat e qytetit me ne ze per njerz te mençur e te vyer per kombin siç ka qene At Gjergj Fishta, Pater Anton Harapi etj… te cilet Migjenin e kane pase bashkekohes, por kurre nuk e kane sulmuar as ironizuar si ti!
Nje injorant qe nuk merr vesh aspak se çfare eshte poezia, proza apo letersia ne pergjethsi, mundet qe te thoje ato fjale qe thua ti kunder Migjenin, ku e cilson si: ” Shkrimtar me nje poezi te mbydhtë, te erret, me pak ajr sllav…”
Ku sipas llogjikes tende absurde e paske bere dhe kopjac te Majakovskit, i cili ishte ne te njeten kohe si krijues ne Rusi, por ai kurre nuk i kishte as aftesite krijuese as talentin e Migjenit.
Se ku e paske pare ti ate ajrin sllav ne vargjet e Migjenit e din vetem ai djalli yt qe ma paske ne gji, si nje armik i vargut te lire, i njerzve me talent e aq me shume kunder atij frymezuesi te çdo krijuesi te ri ne Shqiperi…kunder asaje shkolle te madhe te per çdo letrar!

E sa per ate lindjen e çartun e te egersueme…siç po e theksoke ti…po te kujtoej se ti si prift dhe as ata shoket tu atje sot nuk ua lexuam kund nje rrjesht te botuar neper shtypin shqipetare apo botror dhe ashtu as nje leter lutje Papes atje ne Vatikan qe te kerkonit ne emer te fese, ti ndalej dora barbare sllave Serbise qe dogji e shkatrroj Kosoven tone martire!

Anje gjurme nuk e hollet, biles as kaq sa ke sulmuar Migjenin nuk je perpjekur ta botosh ndokund kunder asaje lufte ne vitet 1998-1999, e sot po na kujtoke “egersinee çartun te lindjes!”.
Egersine e ka njofte populli shqipetare dhe e ka perballuar dhe po e perballon me gjakune bijve te vet edhe pse ti me shoke si prifterinje e hoxhallare fshiheni ku populli digjet e derdh gjak !
Pra nuk u pa askund nje qendrim deklerativ i Kishes katolike Shqipetare e as i fese Islame apo feve te tjera kunder asja lufte…fe qe tashme jeni bere si partite politike ne Shqiperi…ku vetem ndertoni Kisha e Xhamija, Tyrbe e Teqe…ne nje kohe kur populli ska pune, ska shtepia, ska rruge, ska uje, ska drita, ska spitale, por ka vetem rruge ne arratisje…

Nuk perfshije ketu ata Prifterinje shume te nderuar qe kane punuar mjaft mire neper disa zona te Shqiperise te ndihmuar nga prifterinje Italiane ku kane shtruar edhe ndonje rruge te vogel apo kane ndihmuar ne fusha te tjera, por gjithnje nen ndikimin e prifterinjeve Italiane qe u kane qendruar ne koke investimeve te tyre…
Ata prifterinje meritojne lavderim dhe rrespekt, por ata nuk jane ngritur kunder Migjenit dhe asnje krijuesi tjeter Shqipetare.

Pra edhe nje here te kujtoj se Maksim Gorki as Fadajevet… nuk kane patur kurre ate talent dhe fuqi krijuese siç e kish Migjeni, e aq me pak qe ata nuk kane ditur te zberthejne asnje problem shoqeror e apo te denoncojne mjerim e varferi, te akuzojne dhe autoret, shkaktaret e asaje gjendje dhe pse ishin nder ata shkaktare edhe prifterinjte e hoxhallaret qe mbidhnin injorance duke ua thene njerzve ne sy : ”Vdis se ashtu thote Zoti”, pasi sipas llogjikes tuaj ne pergjithsi ju paskeni kontakt dhe na flitkeni me zotin, bile me sa po duket ne fjalet tua ti po “folke edhe sot e çdo dite me zotin”, se sim ke shkruar vete, ty te paska thene ai zoti i yt privat...se ai paska dashte qe Migjeni te vdes i ri!

O injorance qe fshihesh bashke me djallin nen veladonin e priftit ne Shkoder!
O shekull i ndyre i shpifjeve dhe mashtrimeve qe perpiqen prap disa prifterinje te keq orinetojne njerzimin drejt urrejtjes, drejt shembjes se vlerave dhe te kultures se mirfillte krijuese letrare!
Ndale doren o pseudo klerik, o pseudo prift, o pseudo besimtar !
Ndale doren dhe gojen se ne se Zoti qe eshte nje per te gjithe i njejtë, ne se ekziston, ta paska ndalur driten qe te shohesh udhen tende, punen tende, detyren tende!
Pasi paske dale jashte grigjes se tij dhe paske marre ferrat duke u zvarrit si nje gjarper helmues kunder vargut te lire, kunder fjales e mendimit te lire Migjenian, qenke ngritur edhe kunder gjithe adhuruesve te tije qe jane po thuajse gjithe populli shqipetar!

Sipas teje njerzimi nuk duhet te protestoje kunder varferise, kunder shkaktarve qe e sjedhin varferine qofshin ata dhe prifterinje qe abuzojne me misionin e tyre…

Kjo bote e kjo gjithesi nuk mbet pa Zot, ne se vertet ekziston, pasi nuk ka mundur asnje klerik deri me sot te shkoje me tej se ato profeci qe permban Bibla apo Kurani…dhe aty Zoti na paraqitet i kudo gjindshem, prane çdo gjeje dhe mbi çdo gje…dhe Zoti nuk ka thene kurre qe ti ndertohen as Kisha as Xhamija me miliarda dollare, nuk ka thene asgjekundi dhe asnje here qe te krijohen qindra miliona shkolla per prifterinje e hoxhallare e te pregatiten njerz qe bejne nje jete per qef me miliarda dollar shpenzime ne nje kohe kur miliona njerz ne bote vdesin urie e per mungesa ushqimi e mjekimi…
Abuzimet e klerikve me profecite Biblike dhe me fete jane te pa llogaritshme, aq sa sot ne shume vende te botes Kisha te tera kan mbetur dhe po mbesin bosh çdo dite dhe me shume, ku as per festen e Krishtlindjeve nuk hyjne me shume se 200 vte ne nje Kishe normale qyteti…
E aq me shume te pa deshirueshme po i bejne ato per besimtaret ngjarjet qe prifterinjte kane kryer, si pedofilite me femije ne Amerike etj…
Me ato faje te renda te klerikve duhet te merreni ju kleriket, para se te vini tek lufta kunder Migjenit…
Sipas fjalve te tua, asnje njeri qe nuk ndjek shkollen e prifterinjeve…”nuk qenka ne udhen e Zotit…por qenka ne ate qe ti e queke: ”krize e terbueme deri ne vdekje…”
Turp o prift, shume turp per ty dhe per te gjithe kleriket qe ti perfaqeson me ato fjale qe thua per Poetin, qe e permend ndrrimin e jetes se tije, sikur ti te ishe nje djall e jo njeri i Kishes…!
Shuem turp duhet te kesh, nje turp qe nuk ta justifikon asnje lloj kerkim falje kurre ne kete jete!
Edhe krahasimi qe ti ben me emrin e spitalit ku ti perpiqesh qe ta dhunosh emrin e tije e te lavderosh duke lavderuar nje tjeter njeri jo poet e aq me pak i njohur per shqiptaret, ne ate spital, ku ai vuajti fizikisht prej asaj semundje te rende, qe shkak i mos sherimit te atyre semundjeve kane qene injorancat qe ka mbjedhur feja ne shekujt e me parshem duke mos i lene njerzit qe te studijojne, e te zbulojne semundjet e shkaqet dhe luften kunder tyre…por i detyronte njerzit ta prisnin vdekjen ne shtepi pa ilaçe, pa spitale… vetem e vetem qe ta kishin me te lehte ti mashtronin dhe ti shfrytezonin ata pra, prifterinjte e hoxhallaret qe mu ngjake ti kembe e koke…
Ndersa une duke mos pranuar aspak qe Migjeni te kete qene me ide komuniste siç e keni thene ju ketu ne shkrimin tuaj, por do te ju thoja se ai eshte arratisur me plot te drejte nga seminaret e juaja apo ortodokse ku ka qene, pasi aty ka pare hipokrizite e juaja ku nuk ka gjetur asgje te shenjte atje, por vetem hipokrizi e mashtrim ndaj njerzve te thejeshte dhe te vuajtur…

Ai ka dale sic del nje engjull prej rrethit te djajve kur i sheh se ata kane pushtuar shkolla e universitete ne emer te zotit, kur luajne me vuajtjet e njerzve duke shitur fjale bible sipas interpretimit te orekseve te tyre…ne ate kohe kur populli donte shkolla per te mesuar gjuhen shqipe, donte spitale, pune zhvillim e jete normale…

Ashtu ai ju braktisi ju duke ju lene si mashtrues e dredharak qe abuzonit me emrin e Zotit ku dhe luftoni neper shekuj duke u perpjekur qe ta pervetsoni ate here si katolik, here si islam, here si ortodoka, e tashme jane bere dhe nje 20 religione te tjera deri tek Jehovai e Baptistet, qe ju si fe katolike ju paraqesin si mashtruesit dhe dredharaket me te medhenje!
Migjeni natyrisht qe u eshte kundervene dogmave fetare, dhe gjeja kuptimin mire fjales “Dogme” ore pinjoll i vockel i fese, sepse ne se ti e pranoke vete qe feja qe ti perfaqeson ka dogma dhe ka perdoruar dogmat si baze te fese…atehere ti po e pranon vete qe feja qenka vetem nje mashtrim, nje genjeshter…

Per te mundur qe te shpetosh nga turpi qe ke marre persiper te vrasesh nje poet te madh si ai, je fshehur pak pas motrave murgesha…njerzve te bindur ne jeten e tyre si sherbetore te fese, te cilat shpesh ju braktisen ju si fe duke marre persiper barren e rende te ndihmes direkte per njerzit e vuajtur ne varferi e semundje…
E nje shembull origjinal ishte dhe Nena Tereze e cila iu kundervu shume kohe Kishes katolike dhe deri ata, Papat tuaj e sulmuan nje fare kohe…por kur e pane se ajo u be mbare botrore si shembull i pervujtesise dhe u humanizmit te saj, duke e sfiduar dhe rolin e Kishes ne bote…Kisha dhe vete Papa e thirri me laderime dhe i afroj dhe ndihme per vepren e saj humane…
Te duash Zotin dhe birin e tij Jezu Krishtin, ore prift, nuk do te thote qe te vish e te marresh vize, apo leje tek kisha katolike apo tek ti atje ne Shkoder!

Ti e akuzove me lart Migjenin sikur ishte pro sllav, dhe se kishte ajr lindje?
Tani ketu ke ra ne nje kurth qe ja ke ngritur vehtes vete me fjalet tua:
Sigurisht qe po, sepse e ke shkruar te zezen me te zi…
Por kur i lavderon ato pena te medha te Rusise, ke harruar se Dostojevski dhe Leon Tolstoi jane dy sllav dhe biles jane dy pena te medha te Rusise sllaviste dhe me vone kohes tyre, komuniste …jane bij te atij Cari qe investonte ne Serbi per te pushtuar trojet e popullin shqipetar…

A thua se me qenke vete me shume sllav se Migjeni i cili çdo gje mund te bente, por ne krijimet e tije nuk ka lene asnje imitim sllav apo asnje lloj ajri lindor, perveç se themelisht shqipetar!

Jo ore mjeran i vogel, jo! Nuk te them sllav ty se ate qe nuk e ke nuk kam pse ta ngjesh edhe pse ti shpif kunder Migjenit ashtu pa turp dhe pa asnje lloj argumenti!

Por po te them qe je nje prift injorant qe po e fyen rende fene katolike shqipetare dhe Kishen katolike e ke goditur me ato fjale kunder Migjenit, me nje thike pas shpine, sa qe as diktatura nuk e ka goditur aq tinzisht sa ti!
Diktatura i fshiu besimet per te gjithe nje lloj, dhe ne menyre deklarative deri me Kushtetute ashtu hapur…mirpo ti ja ke debuar besimtaret Kishes katolike ne menyre tinzare dhe shume hipokrite!
Ideja jote per ta fshire deri dhe emrin e atij poeti te madh te popullit shqiptar eshte sa cinike aq edhe raciste, nje racizem qe fshihet ne prifterinje katolik si ti, dhe me duket se ai emer ty dhe shokve te tu ua prish shume punen ne perpjekejet e juaja per te mashtruar, abuzuar me popullin ne emer te fese…
Permend lulezime te qyteteit te Shkodres dhe ben thirrje per ndryshimin e emrit te Teatrit “Migjeni”, sigurisht pse planifokon ndonje emer tjeter ne prapa skene edhe pse nuk e thua… Por une po te them se ke pune te tjera para se te vish aty deri tek heqja e emrit te Migjenit:
Shuaj se pari vjedhjet qe ben Kisha ne Shkoder deri dhe me shitje te trojeve per varreza ne vorret historike te Rrmajit, ku po i çvarrosni njerzit dhe po ua tresni eshtrat ne thase plasmasi…vetem qe te keni avrreza boshe per ti shitur, ju pra prifterinje dhe Kisha juaj !
Dilni neper fshatrat e veriut dhe shikoni ne male se si po jetojne mjerisht njerzit, ku mijra prej tyre po braktisin vendin duke i lene malet shkrete nje here e per gjithmone…
Dilni e shihni se sa besimtar, nena me femije te Shkodres dhe rrethine, vajza te reja gjenden te izoluara, pa shkolle dhe pa jeten e lire, vetem per shkaqe grindjesh e vrasjesh, ku ju i keni cilesue si Kanunore duke hedhur balte edhe mbi Kanunin dhe ata autore e komentar te mdhenje te tij si At Shtjefen Gjeëovi dhe At, Gjergj Fishta, vrasje pra qe nuk kane lidhje me Kanunin, por ne shume raste edhe per gatrresa qe nxiten prej klerikve dhe atyre lloj kryepleqesh qe i perkrah Kisha me ju si pinjoll mesjetar te saj…

Shkodra ka nevoje per shume gjera te tjera jetike me perpara se sa te varrose emrin e Migjenit apo te djege krijimet e tij…Gje qe nuk besoj se do ta pranoje kurre populli i Shkodres !

Se si ka vdekur Migjeni nuk mund ta dishe ti qe nuk sheh me larg se sa majen e hundes tende… Migjeni ka ndrruar jete si çdo njeri i ri apo i vjeter qe ja ka borxh jeten ketije Dheu, por nje gje eshte e qarte, se sikur te mos kishte pase pengesa te prifterinjve apo klerikve te tjere injorante njerzimi neper shekuj…shume njerz nuk do te kishin vdekur ne moshe te re per shkaqe semundjesh qe sot jane te mjekueshme ne te gjitha vendet e botes pervec se ne Shqiperi akoma jo, pasi atje akoma ka prifterinje dhe klerike te tjere qe i prijne injorances me shume se zhvillimit…
Ka prifterinje qe nuk jane te perkushtuar per asnje lloj ngritje problemesh ne asnje institucion te shtetit as te botes per vuajtjet e krizat shoqerore ne Shqiperi, ku njeriu vret njeruin ne familje vetem prej krizave psiqike qe ka shkaktuar mungesa e punes, e bukes apo e gjerave jetike atje…

Eh, ato motra qe i kane shrbyer Migjenit atehere apo sherbejne kudo ne bote sot, nuk jane motrat e fese katolike, por jane dhe motra islame dhe te çdo feje tjeter... por edhe ateiste ne bindjet e veta qe u sherbejne te semurve me ndrim e dashuri te madhe neper bote!
Humanizmi ne shpirtin e njerzve nuk eshte fryt i fese katolike, por eshte fryt i nje edukimi njerzor qe zen fille qe ne gjirin e nanave me kulture, me mençuri, te baballarve te urte që u mekojne femijeve dashuri e rrespekt per njeri tjetrin, dhe jo urrejtje qe ushqeke ti njerzve, duke u perpjekur qe ti armiqesosh kunder Migjenit dhe atyre qe e kane simpatizuar apo e kane idol te poezise.

Edhe nje here po ju them, se ato motra nuk kane nevoje fare per kujtimin tend as per vlersimin tend !
Pasi asnje njeri qe ben nje veper humane nuk ka nevoje qe te ja kujtoje askush sepse e ka bere per njeriun, per Zotin dhe per shpirtin e vet!

E sa per perpjekjet tua qe te filozofosh duke u mbeshtetur ne termat teologjike, po ju jap une nje pergjigje qe e meriton ajo pseudo-filozofia e jote :

Zoti nuk ka thene kurre dhe askund qe eshte i madh!
Zoti ka thene : “Une jam ai qe jam”!
Pra nuk ka pranuar te quhet as i madh as i vogel.
Njerzit me veprat e tyre behen te mdhenje ose mbesin normal, por ka dhe nga ata qe behen me te vegjel seç jane apo qe mbahen, siç qenke dhe ti njeri prej syresh…sepse e ke bere vehten shume me te vogel ne shpirt seç je shitur ne kete shkrim…ku qe ne fillim perpiqesh te i mburresh lexuesit se ti po na botoke nje diçka per letersine Shqipe…qe e paske quajtur “veper” edhe pa dale ne drite asgje akoma…
E fjalen veper e vendos vetem lexuesi, populli, askush nuk ka te drejte te vjedhe vlersime per punen e tij, as tituj, e aq me pak, para se te kete bere dicka!

E njerz te medhenje me vepra te medha ka kjo bote shume dhe jane te pa harrueshem, njerz qe bota i ka radhitur ne nje liste botrore ku quhen njerzit e mdhenje te kohrave, epokave etj…
E diktatura donte ti lente te gjithe ne nje kategori si ne stalle ku te mos dallohej as intelegjenca nga injoranca, dhe injoranti behej minister ndersa intelektuali i universiteteve te Vjenes apo Romes dergohej ne burg politik…

Edhe ti na qenke nje mikro diktator ne shpirt, ku i dashke te gjithe ne rrjesht nje soj si besimtare te bindur, ku te ulin koken, intelektual dhe te pa shkolle dhe te luten para pallavrave te tua me ore te tera, kur ti prdikon: “se Migjeni vdiq se paska dashte zoti”…a thua mos te tha zoti ty ate gje?

Pra populli nuk eshte turme, por eshte nje shoqeri njerzore ku nxjerr njerz te mdhenje dhe mjaft te kulturuar, por nga nje here mjerisht dhe prifterinje te djallezuar siç ke denoncuar vetvehten vete me shkrimin tend kunder Migjenit!

Prap ti vlerson fene mbi çdo gje, ku sipas teje vepra te medha bekan vetem priftat e sidomos ata te fese katolike…dhe se vetem ata e meritokan emertimin si “i madh”… Por jo ore prift jo, nuk kane bere asnje lloj vepre te madhe priferinjte per tu quajtur i madh, apo te mdhenje, perveç se atyre qe jane marre me lemij kulturore ne fusha te artit, pikture, letersi, muzike apo ndonje fushe tjeter… Por si priftrinje predikues te fese, nuk kane pse te quhen te mdhenje kurre.
E une jam nje katolik si rrjedhe besimtaresh, por besoj ne nje Zot qe eshte njelloj per te gjitha fete dhe besimtaret. E ne se Kishat, kur te mund te zbuloj se kane prifterinje te tille si ty, une nuk do te shkoj kurre brenda tyre, por vetem kur te kuptoj se aty ka vertet njerz te mençur, te kulturuar qe dijne te lidhin boten shpirtrore te njerzve me besimin ne Zotin e te gjithve, duke u qendruar prane njerzve ne ditet kur populli vuan!

Ne se e ke shpirtin e paralizuar… siç dhe shkruan ne artikullin tend qe nuk do ta quaja as artikull, as shkrim, asgje qe ka lidhje me fushen e letrave, por vetem nje sulm barbar i nje prifti mesjetar ndaj nje poeti te madh siç eshte Migjeni! Atehere kerko ne vargjet e Migjenit se te meson se si te çlirohesh nga roberia apo vetroberimi ku qenke mbytur, nga ai roberim qe te ka errur syte deri ne ate shkalle sa te ngresh armet kunder kultures, kunder letersise Shqipetare, kunder njerit prej yjeve te poezise dhe te prozes siç eshte Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).
Sot me shume se kurre ka nevoje populli shqipetare per vargjet e Migjenit, per tu frymezuar dhe per te fshire nga pushteti qeveritare hajdute qe jane familjare e fise te diktatures qe vazhdojne te njeten rruge duke shtypur nen maska demokratesh popullin Shqipetare. Kane nevoje njerzit qe te mesojne se si te distancohen dhe nga prifterinje te tille si ti, apo nga klerik mashtrues qe ne emer te fese kane ngjallur urrejtje jo vetem kunder poetve apo njerzve te mdhenje te shkences dhe kultures bashkekohore, por kane nxitur deri dhe organizime terroresh te hapura kunder shteteve, kunder popujve qe po bejne luftra te pergjakshme, luftra ku ne qender te tyre jane religionet si shkaqe konfliktesh…
Ndersa ju prifterinjte e kleriket trasheni tulesh neper kisha e xhamija etj, duke udhetuar biles dhe neper avjone si turiste konferencash fetare e kongresesh qe nuk po i sjedhin botes as paqe, as zhvillim, as ndonje veper humane ku te shuhen luftrat, te zhduket varferia te kete vllazerim midis popujve e njerzve me njeri tjeterin etj…

“E llomi i pa fund…”, siç thekson Migjeni, jane politikanet mashtrues e hajdute te lidhur me krimin e mafjet si dhe kleriket nxites te urrejtjes siç qenkeni ju!

Ju duhet te keni shume turp qe theksoni se:
“Migjeni ashte i semuri i trupit dhe shpirtit te vet!”

Serish ju ketu deklaroheni si nje njeri i pa shpirt, qe pergojon edhe fatkeqesine e vuajtjen e poetit, nje fatkeqesi qe e kane provuar njerzimi shekull pas shekulli dhe do ta vazhdoje qe ta provoje, sepse asnjeri nuk vdes shendosh, çdo kush e ka nje vuajtje fizike qe quhet semundje! Semundje per te cilat kane punuar dhe po punojne mjeket tash shume shekuj, pune te cilen shpesh ne fillimet e saj e ka injoruar feja tej mase deri edhe duke i denuar me vrasje e djegje zbuluesit e semundjeve apo te ilaçeve. E ajo ka ndodhur sepse kryesisht ju prifterinjte, donit qe ta lenit ne erresire vuajtjen dhe vdekjen duke u thene njerzve vetenm dy shkaqe: Se gjoja “ai qe vdiq heret u denua nga zoti per gjynahe, ai qe rroj shume ishte me zotin se deshti zotin shume…!”

Ato qe ju i quani si “çthurje te Migjenit”, apo kritikve qe e lavderojne Migjenin “si marrina”…do te ju thonja se ma te çthurur prift nuk paska pase feja katolike Shqipetare ndonje here, dhe ne se ka dhe shume si ti, ajo fe ne Shqiperi, dijeni mire se besimtaret do ti humbase shpejt!

Po ju kujtoj se per fajin e nje prifti katolik te çthurur ne Rugove, (Treve ne Kosove), kur e gjithe Rugova eshte shendrruar ne Musliman, pyetni se ju tregojne se çberi prifti injorant…e qe prej asaj kohe nuk ka me Kisha atje por vetem Xhami e besimtar Islam te urte, ku ata besimtare vertet humben nje besim qe perfaqsohej nga nje prift maskara, por gjeten nje besim te ri ku gjeten rrepsektin e nderimin e atyre Hoxhallarve qe prej asja kohe, ne kohe te turqise.
E ata qe nuk e kane ndrruar fene aspak nen ndikimin turk, por vetem prej çthurjeve te atije prifti!

Vetem Migjeni me krijimet e tij madheshtore nuk i ka sjedhe asnje peshtjellim letersise shqipe, sim shpifeni ju se gjaja i paska sjedhe pshtjellime etj…
Por i ka sjedhe frymzime dhe modelin e krijuesit vigan qe ngrihet pa frike edhe kunder prifterinjve mashtrues dredharak qe i pinin gjakun popullit ne kohnat e veshtira, tipa qe u ngjake ti aq shume…

E nje nder Poetet me te famshem ne Bote, Gjermani i madh: Johan Wolfgang Goethe, ka shkruar vargjet e famshme kushtuar prometheut, ku me gjuhen e vet ai poet i kundervihet deri dhe Zotit te asaj psikologjise tende, ku nder te tjera shkruan:

PROMETHEU
(fragment nga Poema)
………………………………………..
“ Une nuk dij gje me te mjeruar nen Diell, perveç jush o Zotër!
Ju varferisht e ushqeni me therorira
Dhe me fryme lutjesh madherine tuaj!
Dhe do te vdisnit urije, sikur te mos kish
Te lutur dhe lypsa, budallenje plot me shprese.

Une te te falenderoj ty? Perse?
Ke lehtesuar ti ndonjehere dhembjet e te shume munduarit ?
Ke thare ti ndonjehere lotet e te ankthmundarit?
Nuk me farketoj mua dhe me beri burre,
E plotfuqishmja kohe dhe fati i perjetshem,
Zotrit e mije dhe te tu?

Kujtonje ti valle se une jeten do ta urrenja,
Do te iknja neper shkretetira…
Sepse jo te gjitha endrrat e lulezuara mu permbushen…
Ketu rrij une dhe krijoj njerz sipas fytyres time !
Nje brez qe te jete i njejte me mua !
Te vuaje, te qaje, te shijoje e te gezohet !
Dhe ty te mos ta vari veshin kurre !
Si une, si une !
****************************
Por ajo nuk eshte aspak kundervenjie as e atij poeti te madh Gjerman por as e Migjenit…ato jane thirrje per ata pseudo-perfaqesues te Zotit qe te ndryshonin taktin e sjedhjes me njerzit dhe te mos i trajtonin njerzit si kafshe duke i lene ne nje amulli pa ndihme e pa zhvillim, pa udhe e pa drite…se prifterinje kane qene dhe ne Europen e para 700 vjetve apo me vone dhe ne kohen e Goethe-s, por ata jane bere zedhensit e pare te zhvillimit te shoqerise duke ua pranuar njerzve mendimin ndryshe, vullnetin e lire per pune e zhvillim…
E per ato vargje si dhe shume te tjera, asnje here priftrinjte Gjermane nuk e kane fyer as kritikuar poetin e tyre te madh, Johan Wolfgang Goethe !

E ata kok boshe prifterinje si puna jote qe bene te kunderten u bene shkatrare te perçarjes se fese dhe u krijuan dhjetra besime te tjera qe tashme fete nuk kane me asnje kuptim si me pare, pasi kane marre ngjyrime partiake ne numrin e tyre pa ndalim e ne fund te fundit Zoti eshte vetem nje per te gjithe!

Ti si nje « monster » e maskuar nen petkun e priftit, ke marre persiper te vajtosh ne emer te atyre puntorve te nderuar qe kane varrosur eshtart e Migjenit ne varrezat e deshmorve ne Shkoder, ne nje kohe kur ata puntore, apo shkrimtar e krijues te tjere qofshin dhe te realizmit socialist, pa marre parasysh ne se ata kane shkruar ndonje lavderim per regjimin… kane qene te nderuar dhe jam i bindur dhe sot se ata jane te nderuar dhe ndjehen perjetsisht te nderuar per ate privilegj qe kane patur per te qene kortezhi i Poetit te madh!
E ti, paraqet gadishmerine tende kriminale per ti çvarrosur ato eshtra, per ta hedhur poetin ne lume, ne Kir ndoshta, ashtu siç bene diktatoret me Fishten e madh…ndryshe ska kuptim se pse ti kritikon ashper vendosjen e eshtrave te tij ne varrezat e deshmorve te Shkodres!
E bustet e tij, ty ti vrasin syte po njesoj, sic ua vrane syte komunistave barbar veprat e Fishtes e pamja fisnike e tij…

O prift… po a nuk e kupton se ti je ne shpirt komunist dhe Enverist i gjalle?
E pra dije se po ta them une:
Se çdo njeri qe mendon per te hequr emrin e Migjenit nga Teatri i Shkodres, apo per ti nxjerre eshtrat nga varrezat e deshmorve, qe ti e paske enderr, nuk eshte asgje tjeter veçse nje mikrob komunist i maskuar me zhgun prifti apo ndonje funksion tjeter ndokund…

Se e kemi vuajtur te gjithe mjerimin nen diktature, ajo dihet pa na e thene ju, por sikur te ishte gjalle Migjeni do te kishte luftuar shume me shume se sa ju si prifterinje kunder diktatures e ndoshta ai do te kishte qene flamurtari i lirise se shpejte per tu çliruar nga diktatura, sepse poetet e vuajtjeve e te mjerimit si ai kengetar dhe luftetare deri edhe kundra priftrinjve dhe pseudo Zotave qe i prodhoni ju çdo dite, do ti ishte kundervene dhe regjimit e diktatorve si Enveri, Mehmeti, Ramizi, Nexmija e te tjere dikatore qe kane qene mijra, qe nga me i madhi e deri tek sekretari i partise apo oficeri i sigurimit qe te vriste pa gjygj…

E ju priftat u struket shpejt, edhe pse ua pushkatuan ne vitet 1940-1955 shumeicen e krerve klerik me te mençur, ju te tjeret u struket dhe ju nenshtruat presionit te komunizmit deri sa dorzuat çelsat e Kishave deri edhe ne menyre vullnetare ku ja dhate regjimit qe ti bente magazina e stalla lopesh, apo zyra te sekretarve te partise!
Ne nje kohe kur ju kishit Forumin me te njohur ne bote, Vatikanin, per te bere thirrje botes e perendimit per nderhyrje urgjente me çdo mjet per ta çliruar popullin qe u dhunua deri ne gjerat e veta shpirterore, deri n besimin ne Zotin!

Nuk dije se sa ke shkruar ti kunder regjimit komunist, kunder Enver Hoxhes, kunder Ramiz Alise, kunder Nexmije Hoxhes, apo diktatorve te tjere qe e kane dhunaura dhe po vazhdojne ta dhunojne Shqiperine edhe sot me ata pushtetare komunist qe inspirohen dhe investohen nga klani mafjoz nderkombtar qe e drejton Ramiz Alia me rrethin e tije qe nga Tirana e deri ne Europe dhe Amerike…
Sikur ti, vetem kaq sa ke shkruar kunder poetit Millosh Gjergj Nikolla, te kishe shkruar, sigurisht qe populli shqipetare do te kishte marre me shume zemer e shprese per te mos pranuar me qe te jetoje ne mjerim, e varferi te tejskajshme, ku po i mbyten femijet neper detra per te ikur per pune e zhvillim jetsor, ku po i zhduken vogjelia si te rrembyer nga mafja per tu vjedhe organet e trupit per te ua shitur te huajve…ndersa femijet shqipetare po i vrasin dhe po ua zhdukun trupat…
E se kush “e ka vrare moralin” me shume ti apo shoket tuaj me heshtjen dhe qendrimin pro qeveritave qe vjedhin, vrasin, e varferojne popullin Shqipetare… apo Migjeni qe ka mbjedhur frymen e revoltes tek njerzit e vuajtur qe te mos e durojne masakren, krimin poshtrimin por te ngrihen…kete e ke treguar me fjalet tuaja vete!
Ku je ti o prift me Kishat e tua dhe me prifterinjte e tjere qe i gerveshin turinjt nga gezimi sepse ti po shan Migjenin, ku jeni ju si klerike, kur ne Shqiperi po ndodhin ato krime ndaj jetimve, ndaj femijeve qe i kane zhdukur mafjozet e lidhur me politiken???
E Migjeni nuk eshte rrenuar kurre pse ai ndrroj jete si nje njeri i vertete real, pa maska, pa shtirje, por prej nje fatkeqsie semundje siç i ndodh çdo njeriu sot, qofte mbret apo prift ose Poet…
Por ajo pjesa e zeze e shpirtit tend kriminal ben ironi dhe me vdekjen e poetit,
Ê jeta e tij e shkurter per se gjalli, por e pa vdekshme ne vepren e tij, ka nje madheshti dhe permasa gjigande, sepse ai njohu shume gjuhe te huaja, shume kultura dhe popuj e vende neper te cilat la gjurmet e nje nejriu te kulturuar aq shume te shkelqyera, sa disa vende e popuj kane tentuar edhe ta pervetsojne si gjeni, si trup, e si veper te tij duke u perpjekur ta bejne te vetin!

Por ne se regjimi diktatorial ka bere ndonje perqindje te vogel veprash te mira… qe nuk mund te mohohen nga askush…ka qene dhe mbrojtja dhe perjetsimi i figures se Migjenit, pamvarsisht se ai ska pase asnje lidhje as simpati me komunizmin, edhe pse diktatura eshte perpjekur qe ti jape ngjyrime politike, gje qe nuk ja ka arritur dot, ashtu siç nuk mund te ja arrije kurre Kisha qe ta fshije nga shpirti i popullit ate poet!

Une do te ju kujtoj se nuk ka qene vetem Kafja e madhe vendi ku ka ndenjur Migjeni dhe ku ka punuar e jetuar…por kane qene vendet e Lulave te vocerr, atje kur dergjej vorfnia bashke me Migjenin ne te ftohtin e akullt te fshatrave te malsinave, ku priftat jetonin Kishave te mbydhur si zotni duke ngrene e pire ushqimet me te zgjedhura qe ua merrnin fashatrve, ndoshta dhe kafshaten e fundit, sidomos ne kohet e Migjenit.

Nuk them ketu per Prifterinjte si Gjergj Fishta, Anton Harapi, Vinçenc Prenushi, Ndre Mjeda apo shtjefen Gjeçovi e te tjere qe ka patur dhe te mire e te mrekullueshem plot…
Por shumica e prifterinjeve dhe hoxhallarve i kane mbajtur njerzit me shume ne erresire me genjeshtra e nuska se sa me te verteten dhe me ndihmen humane per ti gjalleruar qe te ishin me te zhvilluar per te iu pregatitur njohjes dhe mashtrimit te diktatures e te mos i nenshtroheshin mashtrimit komunist aq pa pritur ne ditet e luftes se dyte botrore…
Ne ato dite kur trupat fashiste gjendeshin ne Shqiperi, ju jetonit salloneve me fashizmin gju me gju… ne vend qe te rrinit me popullin dhe ta konsideronit pushtuesin si pushtues duke e frymzuar popullin qe te rezistoje per ta çliruar vendin duke mos perkrahur ide sllavo-komuniste…
E per ate pike, ju e shoket tuaj keni gjynahet te pa shlyeshme ndaj popullit shqipetar, sepse ishit pjesa intelegjente qe populli ju besonte shume…por ju e late popullin vetem dhe dolet si padashje ne ane te kundert ku komunistat heshtjen tuaj para fashizmit e moren si fakt bashkpunimi me fashizmin, edhe pse ju jo te gjithe ndoshta nuk bashkpunuat me ta, por ne darka e dreka e fluturime per ne Itali me aroplanet e Duçes i bete shpesh, ne kohen kur populli pergjakej burgjeve e internimeve fashiste dhe vdiste urie e semundjesh…
Historite nuk harrohen, realiteti mbahet mend edhe nga muret apo nga drunjte e pemve siç tregojne legjendat e vjetra Shqipetare te cilat jane shume me te vjetra se ju…
E thirrjen tuaj, qe “njerzit ti nenshtrohn mjerimit, varferise, ti pranojne ato” pasi sipas teje egoizmi dhuna, vrasja etj te kqia te shoqerive apo regjimeve diktaoriale, ” i paskan rrenjet ne pasionet dhe interesat tona(fjalet e tua)”…

Une po te them qe: Ato mbaj per vehte dhe per priftat si ti, sespe as une dhe besoj se as shumica e Shqipetarve nuk do te pranojme kurre qe tu neshtrohemi dhunes se mjerimit, egoizmit e asnje lloj padrejtesie qe shtyp jeten njerzore, jeten e popullit shqipetar edhe sot atje…

Por u bejme thirrje te gjithe shqipetarve qe te mos mbesin viktima te padrejtsive kurre, por te ngrihen me mjete demokratike kunder te kqijave per ti larguar pushtetaret qe shkaktojne mjerime, vjedhje krime etj, por te u distancohen edhe priftrinjve qe poshtrojne figuart historike te kultures e letersise shqipetare apo i servirin publikut fjale pesimiste qe miratojne mjerimin, varferine e krimin ne popullin tone te vuajtur!

Injoranca e nje prifti nuk arrin me tej te kuptoje, vetem deri tek ato fjale qe ti shkruan, por po te kujtoj se ka vende e popuj qe nuk e njohin varferine, nuk e njohin padrejtesine, nuk i shtyp askush, nuk eshte askush pa shtepi banimi, nuk eshte askush pa parate e bukes, pa veshje, pa sigurimin e jetes dhe te shendetit, e ato vende dhe popuj jane qindra milioneshe!

O prift mjeran, injorant i shekullit te ri!
Lexo ndonje gje si jetojne 82 milon Gjerman, dhe prej tyre 8 milon jane te hauja, lexo si jetojne Francezet, Anglezet, Amerikanet, Kanadezet, Austriaket, Austarlianet, Zvicerrianet, Monakasit, Greket, Spanjollet, Portugezet, Belget, Danezet, Suedezet e shume te tjere…

Por injorances tende nuk mund ti jap zhvillim me keto qe po te shkruaj dhe po te tregoj publikisht, pasi ti i ke vene nje qellim te keq detyres tende, ku paske si qellim te mbjedhesh tek njerzit frike, pesimizem, urrejtje, dhe humbje shprese per çdo gje, duke ua serviruar lutjen tende qe njerzit te pranojne pa drejtsite apo vdekjen ne vuajtje sepse sipas tejet e paska thene zoti yt ashtu!!!

Ne se religioni yt eshte i tille siç i thua ti fjalet ne shkrimin tend, ai religion, nuk quhet me religion besimi ne Zotin, por religioni i priftit djall!

Ashtu siç i ka pare problemet Migjeni nuk ka mundur dhe as nuk do te mundet asnje poet ne bote qe ti shohe as ti denoncoje ashtu siç i denoncoje ai duke u dhene edhe orientimet e zgjidhjes, duke denoncuar klasat shfrytzuese te shoqerise, kleriket llupsa dhe mashtrues te shoqerise, duke i diskretituar ata, si dhe duke ua mesuar rruget njerzve qe te shkeputeshin duke mos u besuar me as pushtetarve hajdute, shtypes, por as klerikve genjeshtare qe u thonin njerzve “ai vdiq urie apo semundje sepse deshti zoti”, siç shkruan dhe ti sot me paturpsi ne shkrimin tend, per vdekjen e poetit te madh Migjeni!

Paski ke bere gjithe ate lufte kunder Migjenit ne fund e mbydhe me nje fjali ku kerkoke mendimin e te afteve per te gjykuar krijimet e Migjenit kunder zotit…
Dhe perpiqesh te veshish prape petkun e njeriut te zotit, pasi ke ngjeshur armet e djallit neper çdo fjale e rrjesht kunder poetit, perseri futesh nene veladon ku fsheh armet duke u terhequr si i shenjte ne Kishen ku ti qenke si Mons, ipeshkv ndihmes ne Kishen e Shkodres…
E ndersa une po e mbydhi kete shkrim si nje pergjigje per kunder atij sulmi qe i ke bere poetit te madh Migjeni, me keto fjale:
Si mjere kleri Shqipetare me klerike si ju!
Si mjere Kisha katolike Shqipetare me priftrinje si ti, se jo vetem paska humbur besimtaret e vet, por paska marre nje njolle te zeze ne historine e vet si Kishe katolike per gjithe jetet, ku mjerisht ju keni hedhur balte edhe mbi figurt e fese katolike te cilet kane luajtur nje rol mjaft te mrekullueshem ne kulturen dhe letersine Shqipetare si at Gjergj Fishta dhe shume te tjere, te cilet po te ishin gjalle sot dhe po ta lexonin tekstin qe keni botuar ne ate organin tuaj atje “Kuvendi”, do te i kerkonin falje publikut Shqipetare per turpin qe ke bere ti me ate shkrim kunder Migjnit!
E populli shqiptar atyre do te ua falte fajin tend, turpin tend, sepse ata kane qene dhe mbeten burra te mdhenj per gjithmone.
E ata nuk jane sot qe te kerkojne falje per ty, dhe as te te thone qe: “Ty tu thafte ajo goje, e ajo dore, kunder kujt ke shkruar, e me vuajtjen e kujt je tallur”!!??

Por ate turp qe ke bere ti sot, si perfaqesues i Kishes katolike, nuk mundet asgje ta shlyeje, asnje falje publike sikur ti te kerkosh, pasi ty nuk te falet asgje, sepse je sa cinik ne shpirt, je po aq armiqsor kunder poetve qe ti enderroke qe te u tregosh ca kufinje, te cilet une si krijues nuk do ti njoh kurre, ashtu siç nuk i ka njohur Migjeni e nuk i njohen as shume te tjere poet te mrekullueshem!

Çdo kush, qofshin ata klerik apo politikan, krijues apo te tjere qe do te tentojne te hedhin balte mbi krijimtarine e Migjenit, balta do tu kthehet si turp i perjetshem ne fytyrat e tyre, duke u dhene sfiden e nje shkatrrimi para forces se fjales dhe para forces se mendimit te atij gjeniu te madh te poezise dhe prozes Shqipetare!

Gegë Toskë Shqipëria
(Nder udhetime)
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Nje prift sulmon poetin Migjeni, a ka te drejte? Ju ftoj te bisedojme!

me thane qe vepra e migjenit asht e erret, e mbyllte, etj etj asht si me i thane dites nate.

ai qe e ka shkrue ka shprehe mendimin e vet, por me duket mue se e ka pa ne nji prizem shume te ngushte.

asht mekat i madh qe vitet e fundit asht ba si mode me SHA ata qe nuk na i ka qejfi, shkrimtare, deshmore, heronj, figura historike etj etj.
nuk habitem nqs ndonji shkrim i ngjashem ka me dale dhe per naim frasherin apo ndonji figure tjeter kombetare.
 

Danae

Primus registratum
Re: Nje prift sulmon poetin Migjeni, a ka te drejte? Ju ftoj te bisedojme!

Fillova te lexoj artikullin,por ish kaq qesharak sa kur arrita ne krahasimin e migjenit nen ndikimin e majakovskit ,te shkrimtarit qe tere bota ia njeh lavdine si ndikim per kputjen e keqe te frutit te pemes u ndala se kuptoj se sonte nuk kam kohe...pastaj fillova te lexoj nje artikull tjeter O prift o djall nen veladonin e nje prifti...
as per kete nuk kam kohe e zor se dikush do ta publikoje.
Ne lidhje me Migjenin,nuk mund ti mohoj vlerat e as ti them se Shkodra nuk krenohet me nje nga bijte e saj me te mire,nese Migjeni paska denu ne vargjet e prozen e tij,mos valle edhe Filmi Magdalena qe tregon per mizorite e nje kolegji duhet te shihet si faj i ndikimit te komunizmave...Me vjen keq qe Arqipeshkvi i Shkodres thote ashtu,sinqerisht kam frike se pesha morale qe ushtron mund te marri permasa me te gjera,sidomos pêr ata qe nuk njohin mire Migjenin,Historine apo letersine ruse.
Jo gjithcka eshte komunizem,por edhe sikur te jete poskomunizmi, deshira per te fshire te pakten dicka te mire qe mund te kete rrjedhe nga nje ekeqe,se e mira dhe e keqja shkojne bashke apo jo...eshte me shkaterrimtare se vete shkaterrimi.
 

lir

Primus registratum
Re: Nje prift sulmon poetin Migjeni, a ka te drejte? Ju ftoj te bisedojme!

TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot -
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtRejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis -
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.

:thumbsup:

KANGA E RINIS
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
 

lir

Primus registratum
Re: Nje prift sulmon poetin Migjeni, a ka te drejte? Ju ftoj te bisedojme!

E gjejme veten si uje i ndenjur, e pikerisht ne kete kohe duhet te shfletojme e te kujtojme vepra te tilla si ato qe postova me larte. Kombi jon akoma vuan.

""Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.""
 
Top