nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

bona

Primus registratum
nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

lekuren e kam te mire me e pa , skam pucra e gjera te tjera por:

jam jashtzakonisht sensitive. i kam perdor te gjitha kremrat nga me te shtrenjtat, mundohet te ha normal, etj etj. po prape po te vesh ndonje rrobe te re apo kur neper vende te tjera nuk e di cfare e acaron?

ke ndonje cream special for me?

dicka tjeter; vete studioj per anatomi e pharmacologhi etj, etj, keshtuqe nuk besoj qe sa dikush te ma japi creamin ta ve shpejt e shpejt ne fytyre. dua qe ta di egzaktesisht se cfare eshte, cfare ingridients ka, dhe dua te lexoj materiale qe e mbeshtesin ate qe thua ti.
 

Raif

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] lekuren e kam te mire me e pa , skam pucra e gjera te tjera por:

jam jashtzakonisht sensitive. i kam perdor te gjitha kremrat nga me te shtrenjtat, mundohet te ha normal, etj etj. po prape po te vesh ndonje rrobe te re apo kur neper vende te tjera nuk e di cfare e acaron?

ke ndonje cream special for me?

dicka tjeter; vete studioj per anatomi e pharmacologhi etj, etj, keshtuqe nuk besoj qe sa dikush te ma japi creamin ta ve shpejt e shpejt ne fytyre. dua qe ta di egzaktesisht se cfare eshte, cfare ingridients ka, dhe dua te lexoj materiale qe e mbeshtesin ate qe thua ti. [/qb]
Pamja e lekures, ne vecanti e fytyres tregon gjendjen shendetsore ne pergjithesi te njeriut.

Femrat jan shume me te ndieshme ne lekure sesa meshkujt mirepo ne anen tjeter femrat jan me te qendrueshme ndaj te ftoftit sesa meshkujt...

Krema e losione te panumerta prodhohen per lekure te femrave (kozmetika). Nje numer i femrave qe perdor kozmetike eshte i kenaqur kurse te tjerat gjithnji ankohen se nuk gjejn cka kerkojn.

Me nje shkrese te meparshme u mundova te spjegoi se lekura si tregues i gjendjes se shendetit ne pergjithesi nuk mvaret aq prej kremave natyralokimikefarmaceutike duke e lyer ate, ne fakt shendeti i njeriut ne pergjithesi (pra ketu ben pjese edhe lekura ne teresi) mvaret me shume nga ushqimi qe perdorim si dhe nga tretesi i tij duke u nisur nga uji si dhe pijet tjera..!

-Perdorimi i cajit te HITHRIT kater here ne dite ne kohezgjatje per 6 jave, e forcon imunitetin e organizmit aq sa qe nuk do te jeni e ndiejshme ne shume krema kualitative.
 

cremaster

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Per te ulur sensitivitetin e lekures:

1. Mos perdor sapun qe ka detergjent me squfur (lexo etiketen e sapunit dhe nese gjen fjalen ose pjesezen "thio" ose "sulfate" mos e perdor ate sapun). Ky diskutim eshte hapur edhe njehere tjeter, dhe deshiroj te rishpjegoj prape se cfare ndodh kur perdor sapune me detergjent me squfur. Keta lloj sapunesh jane shume te fuqishem - prodhojne shume shkume - dhe ngaqe jane kaq te fuqishem e pastrojne krejt yndyren nga lekura, edhe nga shtresat e thella te epidermes. Vendin e yndyres pastaj e ze uji, i cili nuk mund ta kryeje funksionin e yndyrnave. Yndyra e kthen lekuren ne barriere te papershkueshme. (Per shembull, une kam nje pale kepuce dimri qe i lyej me nje lloj yndyre para se t'i perdor ne shi.) Pa yndyre, lekura pershkohet me lehte nga bakteret, thahet me kollaj, etj.

2. Nese nuk e shmang dot perdorimin e sapuneve me squfur, ose nese normalisht e ke lekuren pa yndyre, mund te perdoresh nje shtrese super te holle vazeline (vazelina kryen punen e yndyres). Shtresa e vazelines duhet te jete aq e holle sa te mos duket - nuk ka nevoje te llangosesh.

3. Shmangiu perdorimit te kremrave - shumica jane pa dobi dhe disa kremra mund te te bejne edhe dem sepse mund te behesh sensitiv ndaj perberesve te kremit. Po t'i krahasosh me vazelinen e thjeshte, kremrat jane inferiore kur vjen puna tek trajtimi i tharjes ose i mungeses te yndyrnave nga lekura. Nese deshiron te kesh dicka qe ka ere te mire, eshte me mire te perdoresh thjesht livando, etj.
 

Raif

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Kete tekst po e perserise prap ketu:

Lëkura paraqet kufirin fizik në mes trupit tone dhe të ambientit. Ajo njëkohësisht është organi më i madh i shqisave që i ndijon fenomenet, si p.sh. nxehtësinë, të ftohtit, epshin, dhembjen dhe shtypjen. Pasi në lëkurën e njeriut ndikon mosha dhe gjendja shëndetësore e njeriut, ajo shpesh here ,pa u vërejtur fare, bëhet faktor i rendësisshëm. Në këtë aspekt përpjekjet e shumë njerëzve për t’u kujdesur për te dhe për ta mbajtur të pastër dhe sa më të re janë të natyrshme dhe të arsyeshme.

Me mjeksi popullore me baroja eshte e mundur qe lekuren ta sherojme ne nje kohe relativisht te shkurtur (edhe nga kanceri apo tumoret e ndryshem).
Per cdo lloj problemi me lekuren, me cajin e perfituar nga bima kualitative dhe e paster Bari Magari, e pastrojme dhe nuk duhet perdor prodhime kemikale-farmaceutike me pas, por vetem prodhime natyrore: Shume kohe me par femrat kan perdorur vaj ulliri ekstrakt nga Bime Mali (Th. Serpillum).

Lëkura e njeriut , në radhë të pare, përbëhet nga indi dhjamor apo epiderma, derma dhe nënderma (indi nënlëkuror) .
Shtresat e lëkurës
Shtresa më e lartë e lëkurës është kornea. Kjo është njëra nga shtresat e holla dhjamore e ujore, e cila sipas vlerës së saj fizikale është e njohur me emrin “mbuloja thartore”.Kjo përbëhet nga gjëndrat e djerësistjes, yndyrës dhe elementet e dekompozimit dhe atyre të trajtës brirore.Pasi që gjëndrat yndyrore dhe ato të djerësistjes nuk janë të ndara në trup në masë të njejtë, përbërja dhe sasia e shtresave të holla të yndyrërave dhe të ujit në disa pjesë të caktuara të trupit janë të ndryshme.
Në pjesën e epërme të lëkurës gjendet derma, e cila përbëhet nga një rrjet i fijeve të lidhura dhe fibrozave (fijeve kallogjene) dhe qëndron ngushtë e dhëmbëzuar me pjesën e epërme . Në dermë qarkullojnë enë gjaku dhe fije nervore.
Pjesa e epërme e lëkurës prej këtu është e pajisur me elemente ushqyese.

Qelizat e lëkurës

Shtresa e pjesës së epërme të lëkurës përbëhet kryesisht nga shtresa brirore e keratinocitetit, e cila është e mbuluar me qeliza „brirore“ të lëkurës. Keratocitet e gjallë- gjithnjë bëjnë ndarjen e qelizave, do të thotë ato shumëzohen. Këto qeliza të reja lëvizin kah ana e epërme dhe ndërkohë shtegtojnë nëpër qelizat brirore. Njëkohësisht krijohet substanca brirore , e cila lidh mirë qelizat me njëra tjetrën. Këto ndryshime quhen „pjekje qelizash“. SA më shumë që qelizat brirore dalin në sipërfaqe të lëkurës, aq më pak do të ushqehen me substanca ushqimore. Arsyeja qëndron në atë se „shtresa e epërme e lëkurës“ nuk ka enë gjaku. Andaj për këtë shkak qelizat e lëkurës në një mënyrë vdesin dhe krijojnë një shtresë të jashtme jashtëzakonisht rezistuese në trajtë brirore të lëkurës. Nëse shtyhen nga prapa qelizat tjera të lëkurës, atëherë shtresat e jashtme dalin në krunde brirore. Kjo „biografi- historik“ i keratociteve prej paraqitjes së tyre deri në zhdukje të tyre në trajtë të krundeve brirore të lëkurës së shëndoshë zgjat afro 4 javë.

Prodhimi yndyror

Yndyra prodhoeht me të madhe në veçanti në lëkurën e kokës, në fytyrë, në shpinë dhe në rajonin „decolletage“ (qafë). Në shuplaka të duarëve dhe shputa të këmbëve nuk prodhohet yndyrë, por megjithatë në ato vende ka mjaft gjëndrra të djerësistjes.
Madhësia dhe aktiviteti i gjëndrave ndryshon gjatë periudhës jetësore. Andaj dhe prodhimi yndyror në fazën e pubertitetit është mjaft i lartë, ndërsa në moshën e shtyer mjaft i ultë.

Vlera „pH“

Te njerëzit e shëndoshë vlera „pH“ e lëkurës është ndërmjet 4-6,5. Kjo masë mbulese e thartirës krijon kushte të këqija jetësore dhe të shumëzimit për bakteriet, kërpurdhorët (fungusët) dhe virusët, gjersa mikroorganizmat normalë të lëkurës në ambientin e thartirës krijojnë kushte optimale dhe e mbrojnë lëkurën nga patogjenet e sëmundjeve ngjitëse.
Në fushën e gjëndrave të erës, gjendrat e mëdha të ashtuquajtura të djerësitjes, të cilat gjenden nën sjetulla dhe në zonën gjenitale, pjesa e epërme është vetëm pak e thart. (pH 5,5-6.5).
Këtu nuk ekziston aftësia e kufizuar mbrojtëse e antitrupave kundër bakterieve të huaja dhe patogjeneve tjera.
Nëse njeriu lahet me sapun, atëherë vlera „pH“ shtohet deri afër 9. Mbështjellësi i natyrshëm mbrojtës atëherë shkatërrohet në mënyrë masive. Megjithatë lëkura është në gjendje të prodhojë prapë vlerën „pH“. Ky proces zgjat sipas tipit individual të lëkurës, prej 1-3 orë. Këtë mundësi vetrregulllimi e quajmë me fjalë të tjera “aftësi alaklike e neutralizimit”.
Kjo aftësi është mjaft e kufizuar te fëmijët e vegjel dhe te njerëzit e shtyer në moshë.

Llojet e ndryshme të lëkurave
Lëkura normale , është e lëmuet, njëkohësisht e reflektueshme, me vrima-pore të vogla, jo aq të yndyrshme e jo aq të thata, pak të ndieshme.

“Lekurae perzier “ (“Lëkurë hibride” përafërsisht)

Vende të lagështa-yndyrore të kësaj lëkureje ndërrohen në ato të thata dhe me pak yndyrë.

Lëkura yndyrore me lagështi

Është e trash “pastös“ , me vrima-pore të mëdha, me kokë të zezë, shkëlqyese dhe me aftësi reaguese.

Lëkura me pak yndyrë dhe e thatë

Me krunde, e butë, me shkyera- të çara të vogla, me zona individuale të ndezura dhe shumë e ndieshme.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Bona, perdor aquaphor per bebe tani ne dimer sepse te ndihmon me thatesiren qe krijohet ne lekure nga e ftohta dhe nuk permban kimikate te demshme. Permban kryesisht vazeline.

Mjeku Popullor, po larja e fytyres me caj kamomili a ndihmon? Cfare efekti ka caji kamomilit per lekuren?
 

bona

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

ana blue

ku ta gjej mi goce ate qe the ti.
kordinatat e mia: NY
 

bona

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

mjeku popullor dhe creamaster

e di qe njerzit bejne analiza per te pare egzakesisht cfare lloj lekur kane. gjithashtu degjova nje dite ne TV qe dikush per te gjetur sa te sakte jane laboratoret beri analizen e lekures dhe nga cdo lab mori pergjigje te ndryshme.

ndoshta ketu duhet te filloj cdo njeri : cfare lloj lekure kam?

dhe problemi im tjeter eshte ne c'lab mund ta bej ?
 

Raif

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Bona, perdor aquaphor per bebe tani ne dimer sepse te ndihmon me thatesiren qe krijohet ne lekure nga e ftohta dhe nuk permban kimikate te demshme. Permban kryesisht vazeline.

Mjeku Popullor, po larja e fytyres me caj kamomili a ndihmon? Cfare efekti ka caji kamomilit per lekuren? [/qb]
Kamomili eshte nder bimet me te rendesishme per shendetin e njeriut, ne realitet per lendime akute eshte ilaq i pa zavendsuar...

Kamomili permban ne vete komponente te tilla qe e stabilizon shume shpejt per shembull zemren ne raste kur kemi pas nje bisede apo nje diskutim jo te mire me dike...
Larja e fytyres me Kamomil eshte e mire sepse i relakson muskujt e fytyres dhe i eliminon pezmatimet por edhe lloje te pucrrave ne fytyre.

Verejtje:
Kur e perdorim Kamomilin si caj per pirje apo e lagim lekuren me te nuk preferohet me dal jasht ne te ftofet menjihere por duhet pritur derisa te teret lekura per se paku nje ore.
 

bona

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

mjeku popullor

une jo vetem me kamomil por edhe me fruta- qe thone jane te mrekullueshme, dhe i ha ato - e kam lyer dhe lekura ka filluar te acarohet skandal fare.
 

Raif

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] mjeku popullor

une jo vetem me kamomil por edhe me fruta- qe thone jane te mrekullueshme, dhe i ha ato - e kam lyer dhe lekura ka filluar te acarohet skandal fare. [/qb]
Kamomilin apo edhe bimet tjera duhet pregaditur ashtu qe te perfitojme efektin maksimum perndryshi cdo pregaditje tjeter nuk na jap rezultatet qe i dojme.

Sa i perket problemit tuaj Une mendoj se ju e keni te dobesuar imunitetin e kete po e tregon lekura juaj e fytyres, prandaj ashtu sic ju kam preferuar me par, mos u frigo dhe fillo me perdor nga kater caja te HITHRIT per cdo dite dhe brenda 10 ditesh do te keni rezultate te kenaqshme kurse cajin duhet ta perdorni per 6 jave per ta forcuar imunitetin ne pergjithesi.
 

cremaster

Primus registratum
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Bona,

une nuk di qe te egzistoje ndonje 'analize lekure'. Lekures mund t'i besh shume analiza te ndryshme, duke filluar nga permbajtja e kripes ne djerse, e deri tek biopsia, por nuk ka ndonje gje qe quhet 'analize lekure' dhe qe tregon 'tipin e lekures' qe ke. Dermatologet e klasifikojne lekuren ne tip 1, 2, 3, 5, dhe 5, bazuar ne sasine e pigmentit, por kjo behet thjesht duke e pare me sy - jo me analiza.

Problemin qe ke ti - sensitivitet i lekures - une nuk e di se cfare eshte tamam sepse ti nuk e ke pershkruar me shume hollesi.

Zakonisht 'sensitiviteti' i lekures eshte pasoje e te ashtuquajturit 'dermatit irritant' (angl: irritant dermatitis). Trajtimi eshte shmangia e solucioneve kimike, e sapuneve me squfur, shampove me squfur, etj. Perdorimi i kremrave per mendimin tim ben me shume dem sesa dobi. Ererat e mira, fragrancat, etj., mund te jeve vete shkaktare te dermatitit.

Sensitiviteti i lekures mund te jete edhe pasoje e alergjive, psoriazes, dhe e dyqindepesedhjetemije semundjeve te tjera te lekures. Prandaj, nese vertet ky problem te shqeteson, gjeja me e mire qe mund te besh eshte qe te konsultohesh me nje dermatolog.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: nje ? per mjekun popullor-- lekura ime

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] ana blue

ku ta gjej mi goce ate qe the ti.
kordinatat e mia: NY [/qb]
kordinatat e mija jane Boston. Besoj se dhe ne NY ka drug stores apo farmaci qe shesin multivitamina, shampo apo kremra. Aquaphor mund ta gjesh tek rafti qe permban kremrat dhe shampot e bebeve. Ketu ne Boston ka tek CVS, nuk e di nese ka CVS ne NY por jam e sigurt se ka plot dyqane te tjera me produkte farmaceutike.
 
Top