Nje myslimani britanik i refuzohet hyrja ne SHBA

Nje myslimani britanik i refuzohet hyrja ne SHBA

Teologu i njohur mysliman nga Britania e madh Dr. Zaki Badawi i eshte ndaluar hyrja per ne SHBA pasi arriti ne aeroportin e Nju-Jorkut. Per tu cuditur eshte fakti se Dr. Badawi njihet si nje teolog qe ka kritikuar ashper terrorizmin duke shpjeguar se islamizmi i vertete nuk e perkrah ate. Nje fakt interesant eshte se ai ka qene midis te ftuarve te mbretereshes ne banketin shteteror per presidentin BUSH ne 2003. Dr. Badawi ishte ftuar te fliste ne insitutin e Chuataqua ne Nju-Jork, por stafi i aeroportit JFK kishte informacione se ai ishte i papranueshem . Nuk eshte dhene asnje shpjegim per refuzimin dhe thuhet se ai e ka vizituar SHBA-ne shume here.
 

Uneisi

Primus registratum
Re: Nje myslimani britanik i refuzohet hyrja ne SHBA

Ndo nje dite do na hapni ndonje teme nje musliman beri nje pordhe gjejeni kush e beri?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Nje myslimani britanik i refuzohet hyrja ne SHBA

Por per kete islamistin ketu ju behet vone, apo eshte i njerkes ai <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Sipas shkrimtarit, një interpretim i hapur i religjionit do të përmirësonte marrëdhëniet me Oksidentin dhe do të reduktonte tëhuajëzimin që ka shtyrë të rinj britanikë myslymanë të bëhen kamikazë të mundshëm të atentateve që vranë 52 vetë

Salman Rushdie: Reformë myslymane kundër ideologëve të Xhihadit

Shekulli

Shkrimtari britanik Salman Rushdi (Salman Rushdie) apelon për një “Reformë myslymane” që do t’i jepte mundësi islamit të modernizohej. Rushdi e ka bërë këtë apel nëpërmjet artikullit të botuar të enjten në të përditshmen londineze “The Times”. Sipas shkrimtarit, një interpretim i hapur i religjionit do të përmirësonte marrëdhëniet me Oksidentin dhe do të reduktonte tëhuajëzimin që ka shtyrë të rinj britanikë myslymanë të bëhen kamikazë të mundshëm të atentateve që vranë 52 vetë – veç terroristëve – në muajin korrik në Londër. Salman Rushdi ka qenë i detyruar të jetojë i fshehur qyshse themeluesi i Republikës Islamike Iraniane, Ajatollah Komeini, lëshoi kundër tij fatvan duke kërkuar ekzekutimin e tij në shkurt 1989, për blasfemi dhe mohim të fesë në romanin e tij “Vargjet satanike”. Për kokën e tij u vu çmimi 2.8 milionë dollarë.
Shkrimtari i lindur në Indi në një familje myslymane, pohon se “është e domosdoshme të kapërcehet tradita – asgjë më pak se një lëvizje reformuese për t’i sjellë konceptet fondamentale të islamit në erën moderne”.
“Një reformë myslymane për të luftuar jo vetëm ideologët e xhihadit, por edhe shkollat e pluhurosura mbytëse religjioze të tradicionalistëve, duke hapur dritaret e komuniteteve të mbyllura për të lejuar ajrin e freskët, gjë që për të cilin ato kanë aq shumë nevojë”,- shkruan ai. Sipas Rushdisë, shumë myslymanë në Britaninë e Madhe jetojnë në periferi të komunitetit dhe në mjedise të tilla të izoluara, “tëhuajëzimi i të rinjve mund të zhvillohet pa vështirësi. Shumë pak myslymanë kanë patur mundësinë që të studiojnë Kuranin si një dokument historik dhe duhet kohë e gjatë që besimtarët ta bëjnë këtë”,- pohon ai. “Ngulmimi së brendshmi i Islamit në lidhje me faktin që teksti i Kuranit është fjala e pagabueshme e Zotit e bën gjithë analizën thjesht, të pabesueshme”,- këmbëngul shkrimtari. “Pos së gjithash, përse Zoti do të influencohej nga faktet socio-ekonomike të Arabisë në shek. VII? Nëse, ndërkaq, Kurani konsiderohej si një dokument historik, ai do të ishte legjitim për ta riinterpretuar, për t’ua përshtatur kushteve të reja të epokave të reja në vazhdim”,- shpjegon Salman Rushdie. Vepra e ardhshme e autorit, e titulluar “Shalimar Kllouni”, e cila do të hidhet në qarkullim në shtator, tregon historinë e një të riu myslyman nga Kashmiri i nxitur nga një imam ekstremist për t’u bërë një terrorist islamik.


12/08/2005
KATEGORIA: Kulture
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Nje myslimani britanik i refuzohet hyrja ne SHBA

Eshte mese normale : nuk mund te ruhesh prej kamikazeve, se ata po te duan shperthejne ne çdo çast dhe ku tu doje qejfi atyre, ndaj duhen kontrolluar ideologet e tyre.
Tani lufta fetare eshte me e hapur dhe me serioze.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nje myslimani britanik i refuzohet hyrja ne SHBA

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Eshte mese normale : nuk mund te ruhesh prej kamikazeve, se ata po te duan shperthejne ne çdo çast dhe ku tu doje qejfi atyre, ndaj duhen kontrolluar ideologet e tyre.
Tani lufta fetare eshte me e hapur dhe me serioze. [/qb]
Nuk mendoj qe mund ta quajme nje lufte fetare,shumica e muslimaneve nuk i perkrahe sulmet me baze fetare,megjithse edhe nuk i denon(me zemer)!
Gjithsesi Perendimi i ka mundesite intelektuale qe te mos lejoje urrejtje fetare ndermjet njerezve te kesaj toke!
 
Top