Nje marins shqiptaro-amerikan vritet ne Falluxha
30 Nentor 2004
Nje shqiptar ka mbetur i vrare nga luftimet e diteve te fundit ne Falluxha mes forcave amerikane dhe guerrilasve irakiane. Ushtari i vrare eshte shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, i cili sherbente ne kompanine "Bravo" te Batalionit te Pare te Marinsave ne Falluxha. Djali humbi jeten ne 25 nentor, ne Falluxha, kur nga luftimet per te marre nen kontroll qytetin rebel te Falluxhas ne Irak mbeten te vrare 10 trupa amerikane. Familja Marku ne SHBA, e ka mesuar tashme lajmin e hidhur per djalin e saj 22 vjecar. Familjaret jane ne pritje te mberritjes se trupit te djalit te vrare, per ta percjelle ate ne banesen e fundit. I kontaktuar me telefon nga news24, babai Gentianit, Zef Marku ende ne gjendje shoku, nuk mundej te fliste gjate per ngjarjen e hidhur. Ajo qe dihet, eshte se familja e tij u largua nga Lezha ne vitin 1997 dhe u vendos ne Warren, ne Michigan te SHBA. Deshira per tu bere marins, Gentianit iu nxit nga babai i tij Zefi, i cili ne Shqiperi kishte sherbyer si kapiten policie. Pas perfundimit te trainimit, ne gusht 2002 Gentian Marku caktohet ne kompanine amerikane Bravo, skuadra e trete. Para nje viti Gentiani mberriti ne Shqiperi bashke me 1 700 trupa te tjera amerikane per nje stervitje te perbashket me trupat shqiptare. Pati shume pak kohe per te takuar familjaret qe ka ne Lezhe, pasi pas stervitjes ne Shqiperi, trupat amerikane u nisen me nje mision tjeter. Gentian Marku eshte shqiptari i dyte qe vritet ne Irak, nen flamurin amerikan