Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

Djep

Forumium maestatis
Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

Në një familje periferike të qytetit të Librazhdit, është regjistruar dje çudia e radhës. Një gjel ka bërë vezë. Në një farë mënyre, rasti i rrallë (ndoshta unikal), për të cilin specialistët krahas çudisë shprehin dhe rezerva, rrëzon aksiomën popullore "kur të bëjë gjeli vezë". Çudia e radhës është regjistruar dy ditë më parë në familjen e pesionistëve Valla, që jeton në qytetin e Librazhdit. Sipas kryefamiljarit Llazi Valla, veteriner prej disa dekadash, ka qënë ora 15:30 e dy ditëve më parë, kur pas një "lëngimi" dyditor, shoqëruar dhe me merakun e pronarëve, gjeli ka lëvizur nga vendi duke lënë aty një vezë të madhe. Veza e gjelit, peshon 95 gram, ndërsa veza normale e një pule peshon 50-55 gram. U bëmë merak për gjelin, shton bashkëshortja e Llazit, Zenepja, pasi ndryshe nga ditët e tjera ai nuk po lëvizte dhe rrinte në vendin e tij të veçantë në kotec. Ajo tregon se kur ka parë se gjeli ka bërë vezë ka menduar se u përmbys bota. “Nuk kam dëgjuar dhe nuk më ka ndodhur një gjë e tillë, megjithëse kam mbajtur vazhdimisht gjela”,- thotë më tej ajo. Gjeli që ka bërë vezën me peshë 95 gramë është normal në pamje dhe peshë (si gjithë gjelat e tjerë), por pulat që kanë të njëjtën moshë me të (të dala nga një ngrohje), kanë një peshë deri 5-6 kg, ose dy deri në tre herë më shumë se pesha normale. Sipas pronarëve vezët e këtyre pulave janë të zakonshme. Specialistët e kontaktuar nga gazeta kanë shprehur habinë për këtë paradoks, duke e cilësuar "shpërthim mutogjeneze"(jashtë natyre), por që gjithsesi duhet saktësuar. Për të saktësuar këtë çudi, shprehet specialisti zooveteriner
Firdus Kurti, duhet të shihen organet e riprodhimit tek gjeli në fjalë. Njëkohësisht, specialistët nuk përjashtojnë dhe mundësinë e gjendjes gjenitale të dyfishtë të gjelit, njëra prej të cilave mund të jetë riaktivizuar një moment (bërja e vezës) si pasojë e prishjes së ekuilibrave biologjikë. Përtej një çudie, pronarët e gjelit dhe fqinjët e tyre këtë fakt, e përflasin si një ogur të dyfishtë. Një pjesë si ndjellës mbarësie, ndërsa të tjerë si ogur të keq. Gjithsesi, pronarët e gjelit që bëri vezën me peshë 95 gram, këmbëngulin se shpendi do të rrijë dhe jetojë me ta. Ndërkohë në qarkun e Elbasanit janë regjistruar shumë çudi të tilla tek kafshët shtëpiake, dhe ato janë shpjeguar nga specialistët me “prishjen e ekuilibrave biologjikë”.

Raste të tjera në qarkun e Elbasanit
Në dy raste mushka ka pjellë në fshatin Polis
Dele lind me 6 këmbë
Viçi lind pa organe gjenitale
Gjeli lind me dy kokë

(Marre nga "Shekulli")
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

Fillimisht postuar nga Djep:
[qb] ..........Ndërkohë në qarkun e Elbasanit janë regjistruar shumë çudi të tilla tek kafshët shtëpiake, dhe ato janë shpjeguar nga specialistët me “prishjen e ekuilibrave biologjikë”.

Raste të tjera në qarkun e Elbasanit
Në dy raste mushka ka pjellë në fshatin Polis
Dele lind me 6 këmbë
Viçi lind pa organe gjenitale
Gjeli lind me dy kokë

(Marre nga "Shekulli") [/qb]
Pas venies ne perdorim te Kombinatit Metalurgjik ne Elbasan, hyri paniku midis njerezve per shkak te ndohtjes se ambjentit, tymit qe mbyti Elbasanin dhe me vone pasojave qe filluan te kishin njerezit.
Po tani qe Metalurgjiku (mesa kam degjuar) nuk punon me? Do isha kurjoze te dija nga ana shkencore se persa kohe vazhdojne efektet e ndohtjes se ambjentit.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

Tema s'ka te beje me filozofine po e dergoj te Jeta Rreth Nesh..... :shrug:
 

Goca

Primus registratum
Re: Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

C`ma paska kall Djepi , kisha bo gati copy paste... :shrug:
 

mostro

Putraku
Re: Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

Ahaha sa e forte kjoja...gjeli qy bo veze.O djepi i lirise mos i ka vajt noten dashnorja dhe pasi kane bo gili-vili,i ka shlu dhe nji veze..
Para dy vjetesh pashe ne tv nje gjel deti lindur me tre a kater kembe,ne fier... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Nje gjel ben veze - Çudia e radhes ne Librazhd

delja nuk mund te beje gic sepse nuk ka bazen gjenetike per te formuar nje embrion te asaj rrace, por nje dele apo kafshe- shpend tjeter mund te jape prodhime ( te porsalindur - veze ) te deformuar, mumifikuar dhe shume probleme te tjera qe futen ne kapitullin e monstrave.
dublikimi i ADN, renditja e bazave purinike, translatimi apo dhe transkriptimi i saj behet me ndihmen e sistemeve enzimatike, rrezatimet apo ndotesit e tjere kimik...etj...demtojne keto sisteme enzimatike, prishin rradhen e duhur te zinxhirit te ADN E ARN dhe kemi shfaqjen e individeve te rinj mutant.
gjeli ne fjale ka qene hemafrodit...pra me organe te te dy sexeve...nje mundesi kjo ( sepse i duhet bere nekropsia )
mundesia e dyte eshte nje problem hormonal ...i cili futet gjithashtu ne problemet e mutacioneve gjenetike.

qe gjeli ben nje veze 95 gr nuk eshte se ka ndodhur ne shqiperi per here te pare....
dhe qe pulat jane kaq te zhvilluara dhe obeze tregon qarte per nje sasi te shtuar te hormoneve ne keta individe e per rrjedhoje manifestimi i ketyre performancave kaq te vecanta...
 
Top