Nje dite me nje familje shqiptare nga Kosova.

Mbad disa viteve te ardhjes sime ne Suedi, me ra te njihesha si gjithe te tjeret me shume shqiptare nga viset e ndryshme, krahinat e ndryshme te Shqiperise se hershme te ngelura jashte kufinjve te Shqiperise shtet te sotem.
Domosdo ne kete bote ka shqiptare te keqinj por ata nuk mund te jene paraqitja e jashtme dhe e brendshme e shqiptareve te edukuar, te kulturuar me nje fryme atdhetare, progresiste dhe emancipuese.
Para disa kohesh ndersa punoja ne nje fabrike me rastisi te njihem me disa shqiptare dhe njeri prej tyre u be frymezues i shkrimit tim te sotshem.
E quajne Ymer dhe eshte nga Mitrovica.
Pamja e tij e jashtme te linte pershtypjen e nje burri te lodhur, te vuajtur jo aq shume nga puna por nga malli i madh i tij per vendlindjen dhe Nenen Shqiperi.
E sa kohe punomin sebashku, flisnim me endje e dashuri te madhe per gjithshka qe i perket kultures, tradites, historise shqiptare.
Duke pare me te vertete tek ai, karakteristikat e njeriut te thjeshte, te dashur , miqesor, te mencur e shume inteligjent, me erdhi ne mendje te bisedonim nje dite, gjere e gjate me njeri tjetrin, por kesaj rradhe jo ne pune dhe para pak javesh me ftoi ne shtepine e tij.
Gjesti i pare qe me beri kaq pershtypje, ishte ardhja e tij me makinen e tij se bashku me gruan e tij per te me marre mua sebashku me gruan time e cila eshte nga Suedia, me makine.
Nje veprim i tille me vuri shume ne mendime dhe ky veprim nuk kishte nevoje per urime dhe komplimenta.
Menyra me e mire sipas mendimit tim, ishte te mos flisja se me dukesh sikur do ja prishja cdo gje qe nisi me nje dashuri te vecante.
Mberijme ne shtepi e tij dhe aty sipas tradites, me uron mireseardhjen duke ftuar mikun e tij(mua)te parin per te hyre brenda.
Ulemi dhe sipas tradites, pyetemi me njeri tjetrin, e disa here Ymeri i zoti shtepise per te mos prishur rregullin,kulturen dhe traditen shqiptare, pyeste gruan time nganjehere ne suedisht(ajo vete flet pak shqip)se si i kishte nga shtepia e saj, vete ajo punonte dhe akoma me e cudtishme me dukej ky rregull i lashte i tradites mikepritese shqiptare(te harruar ose te dhunuar nga nihilizmi i shekullit te kaluar) sepse kush ka jetuar dhe jeton ne Suedi ose ne vende te tjera te Evropes, e di shume mire se te huajt edhe doren nuk ta japin, jo me per te folur dicka me shume.
Gruaja e Ymerit, nje njeri i dashur dhe virtuoze, na servir kafete dhe nga nje gote limonade.
E me pas ajo e mbush tryezen edhe me emblesira te ndryshme duke me lene akoma me te mahnitur dhe duke me ngacmuar thelle nostalgjine e dikurshme kur une isha i vogel e qendroja prane dajave te mi, gjyshes time, xhaxhallareve te mi, duke perjetuar momente te tilla kenaqesie dhe lumturie.
Nderkohe brenda ne shtepi ja behin edhe femijet e rritur te cilet me nje veprim lakmues vijne dhe na pershendesin duke na dhene doren e duke na uruar mireseardhjen ne shtepine tyre.
Njera nga vajzat e rritura te Ymerit, vjen dhe ulet prane gruas time dhe bisedojne sebashku duke larguar sadopak edhe vetmine qe mund te linde.
Ymeri sipas tradites qe nuk e kishte harruar(20 vjet kishte ai ne mergim) me jep dy cigare dhe vazhdon ritualin shqiptar me urime te ndryshme.
Nderkohe une ndihesha shume i turperuar, sepse une nuk dija shume gjera ne lidhje me traditen tone te hershme te trasheguar deri ne ditet e sotshme dhe isha i teri si ne xhemba.
Mbasi mbarojme kafete, njera nga vajzat e rritura ndihmon nenen e saj per te mbledhur filxhanet e kafese dhe gotat, embelsirat, duke na kujtuar se disa minuta me vone, ata do shtronin edhe gostine per nder te mireseardhjes se miqve nga Shqiperia(brenda kufinjve shtet).
Mbas disa minutave vjen edhe komshia tjeter, bashke me gruan e tij dhe femijet e vegjel, nje shqiptar po nga i njejti vend qe ishte edhe Ymeri.
Dhe sa me shume shtoheshin te ardhurit ne gosti, aq me shume une ndihesha i skuqur dhe i turperuar.
Nderkohe ja nisim bisedes me Ymerin.
Ishte shume i mallengjyer qe prane tij tashme ai kishte nje shqipetar te Shqiperise dhe nderkohe mundohej shume te mbante brenda vetes se tij emocionet e medha qe kishte ate moment.
Dhe e nis diskutimin duke rikujtuar kohet para se te vdiste babai i tij dhe me thote se asokohe para se ti vdiste babai, amaneti i tij i vetem ishte te shihte te shihte Shqiperine dhe shqipetaret e tij te izoluar per me shume se gjysem shekulli.
Dhe nderkohe ndez nje duhen duke u munduar te kaperceje kete situate prekese dhe ne fund me thote, po ja more shqiptar i Shqiperise ku u takuam.
Mali me malin nuk piqet e shqiptari me shqiptarin piqet.
Dhe nderkohe gruaja e tij thyen pak monotonine e vetme qe ndodhi ne ate moment por qe ndoshta beri te shuheshin emocionet dhe me pas muhabeti te vazhdonte rrjedhshem, duke na servirur nje raki shume te forte(nga ajo raki qe vetem burrat e vjeter te mocem e kane pas pire)duke shtruar mbi tryeze meze ashtu sic mbaja mend une kur isha i vogel e duke vershuar mezet e tjera te gatshme si ne raste dasmash.
Deshira e ketij njeriu bujar, me tipare dhe me nje kulture per ta pasur lakmi ishte te bridhte tere Shqiperine e te mos linte vend pa shkelur
Dhe me thote se shpejti do kem kenaqesine te shkel cdo pjese te kesaj toke te mohuar dhe te izoluar per me shume se gjysem shekulli .
E keshtu me ate veshtrimin e tij te qete por te rende prej burri dhe njeriu qe rrjedh gjak te paster shqiptari, me thote se kam qene ne Shqiperi por ne fakt u perplasa me nje realitet te hidhur jo prej njerezve por prej policeve fukarenj te cilet rrezikojne jeten cdo dite ne perballje me kriminelat.
Njeri nga ata police e kish ndalur ne Durres teksa po kalonte me makinen e tij per ne drejtim te Kosoves dhe i kerkonte para te thata dhe keshtu pa turp.
Nga revoltimi me thote Ymeri, u nxeha me kete njeri te paedukuar dhe te pakulturuar dhe i thote se ne nuk kemi hyre ne Shqiperi sot per te mos u kthyer me ne kete vend, ndaj dhe ju duhet te mesoheni te prisni njerezit e aq me shume shqiptaret tuaj matane kufirit shtet.
Por polici kembengulte rende dhe Ymeri i thote se sa leke do, duke arritur te kuptoje se polici nuk kishte se me cfare te ushqente femijet e tij te varfer.
Per nje moment Ymeri nderpret muhabetin duke ngritur goten e rakise per mireseardhjen time dhe vazhdon.
Mbas hapjes se Shqiperise ne vitin 1990 more vella i Shqiperise, kane ardhur shume shqiptare te Kosoves e kane bere nga cudite me te ndryshmet dhe opinioni qe u krijua per ne, qe shume i rende.
Me nje shikim te rende me thote se ata qe jane shqiptare e duan Shqiperine, nuk bejne keshtu gjerash dhe me thote, kur gjithshka te kthjellesohet e te rregullohet, ne shesh do dalin shume gjera e me pas ne do e zhdukim ngadalengadele ate opinion te keq e te rende per njeri tjetrin dhe do krijojme e kultivojme nje kulture largpamese dhe do dime te edukojme edhe brezat e ardhshem.
Une jam katolik nga Mirdita dhe Ymeri kete gje e dinte para se te me ftonte ne shtepine e tij me ka thene keshtu:
I dashtu vella shqiptar une jam laik e feja eshte dicka personale e cdokujt e kur ne flasim ketu, gjaku yne na bashkon, gjuha, traditat, kultura e dashuria per vendlindje e per njeri tjetrin.
Para ketij njeriu te ditur, te mencur, shume inteligjent dhe te zgjuar atdhedashes e patriot, une isha askerkushi por nderkohe isha njeriu me i lumtur ne bote qe arrita te njoh njerez te tille, per te cilet historia ka shkruajtur ne menyre te vazhdueshme.
Vazhduam deri vone te flisnim, te toknim gotat per kenaqesine tone te munguar per shume dekada e me pas duke vazhduar ritualin e tradites tone te lashte klasike, me percjell me nderim dhe respekt deri aty afer qendres se autobuzeve sikur une te isha nje vella i tij i mohuar prej te tjereve per me shume se 50 vjet.
Aleks Lleshi Mirdite.