Nje artikull qe duhet diskutuar: Greqia: Bashkimi me “Vorio Epirin”, ëndërr e parealizueshme

Publikohet një studim që i jep fund pretendimeve

Një studim i bërë publik ditët e fundit bën të ditur se Greqia po braktis ambiciet për pretendimet e të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” dhe prej vitesh ka ndryshuar strategjinë, duke e këmbyer atë me depërtimin e biznesit grek në Shqipëri. Dalja në disa media e këtij studimi, që në fakt nuk është bërë publik, është cilësuar si një “tradhti” nga partitë nacionaliste, të cilat kanë akuzuar qeverinë se, për hir të interesave ekonomike, po shet interesat e “vëllezërve verio-epiriotë”.

Sipas burimeve që i referohet gazeta e njohur greke “Elefterotipia”, Ministria e Jashtme e Greqisë i kërkoi ELIAMEP-it, përkatësisht Fondacionit për Politikë të Jashtme dhe Europiane që të studiojë mundësitë e bashkimit të Epirit të Veriut me Greqinë, duke marrë parasysh dhe mundësitë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Një ekip me 12 ekspertë, kryesisht diplomatë dhe gazetarë kanë ardhur në Shqipëri për të parë si mund të arrihet në mënyrë paqësore bashkimi i të ashtuquajturit “Epiri i Veriut” me Greqinë. Referencat që dalin nga një raport sekret, që nuk është bërë publik nga ELIAMEP, në lidhje me interesat kombëtare të Greqisë, mbërritën në Shqipëri dhe u drejtuan nga ambasadori i asaj kohe i Greqisë në Shqipëri, Alessandro Mallias, të cilët arritën në konkluzionin se “Greqia nuk duhet të shqetësohet nga një bashkim me “Epirin e Veriut”, pasi është krejt e pamundur që labët dhe çamët t’i bashkohen interesave kombëtare të Greqisë.

Por nga ana tjetër, studimi i ELIAMEP sugjeron që investimet e biznesit grek, që janë përfshirë në Shqipëri, duhet të penetrojnë thellë në ekonominë shqiptare. Por pikërisht kjo mund të luajë një rol që të zgjojë dyshimet për një rritje të pretendimeve territoriale të Greqisë në Jug të Shqipërisë. Kjo është e shpjegueshme se ndërsa plani grek për zhvillimin ekonomik në Ballkan ka futur në Shqipëri 600 milionë dollarë që nga viti 200, rreth 95% e kësaj shume është investuar në zonën Tiranë-Durrës dhe vetëm 5% në zonën e të ashtuquajturit “Epir i Veriut”. Është për t’u nënvizuar se realisht, në biznesin grek në Shqipëri janë punësuar thuajse totalisht personel shqiptar, të trajnuar në universitetet greke, në mënyrë të veçantë në Selanik dhe Janinë, personel që i shërben interesave ekonomike greke në Tiranë. Një vit më parë një parti nacionaliste në Greqi, përkatësisht LAOS ka debatuar me qeverinë greke të PASOK, të drejtuar nga George Papandreu, duke e akuzuar për shitjen e interesave greke, duke favorizuar biznesin në kurriz të “vëllezërve të tyre të Vorio-Epirit”. Vrasja e një të riu në Himarë në verën e kaluar bëri që të shtohen presionet e Athinës ndaj Tiranës, ndërsa që dy muaj më parë një grup biznesmenësh grekë, të shoqëruar nga vëllai i Kryeministrit të Greqisë, Nikos Papandreou, morën pjesë në përurimin e një spitali privat grek në Tiranë, duke deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë ndodhen në nivelin më të lartë se kurrë ndonjëherë.
Mese fundi greket e pranojne dhe e cilesojne te deshtuar Vorio-epirin si ceshtje
 

gene

Forumium praecox
Është për t’u nënvizuar se realisht, në biznesin grek në Shqipëri janë punësuar thuajse totalisht personel shqiptar, të trajnuar në universitetet greke, në mënyrë të veçantë në Selanik dhe Janinë, personel që i shërben interesave ekonomike greke në Tiranë.

Te njejtin program ka edhe italia (referenca: TASKFORCEBALCANI)
 

gene

Forumium praecox
Eshte pjese e planit mandi
Investim ne fomimin e studenteve shqipetare ne itali dhe pastaj kthim per punesim/kontroll ne pika strategjike te ekonomise (jo vetem ku ka investime italiane).
Kjo nuk do te thote qe dikush do te vije te te imponoje se duhet te punosh per italine. Mjafton fakti qe, psh, midis nje bashkepunimi me nje firme italiane apo me nje greke ti je i prirur natyrshem te zgjedhesh italianen.
E kam lexuar kete planin online andej nga viti 2000 por u kujtuan shpejt e shpejt ta heqin. Krijuar nga confindustria dhe ministria e jashtme per gjithe ballkanin dhe per cdo sektor.
 

Al-Punk

Still here
Hm, ke te drejte, ne nje fare menyre vendet e medha tentojne te perhapin kulturen e tyre ne vendet e tjera. Per kete qellim ka dhe nje BBC ne Shqip, nje VOA ne Shqip, nje Deutsche-Welle e me rradhe...
Sdq menyra e te shkruarit te jepte nje perceptim me "konspirativ"
 

gene

Forumium praecox
Kam pershtypjen se cdo shtet ka hartuar strategji te tilla (mbase edhe shqiperia)
 

Hank

Valoris scriptorum
Normalisht Ambasadat kane nje seksion te caktuar kulturor per kete qellim. Me sa di kemi dhe ne, por nuk e di a bejne gje pervec Solitar ne PC.
 
Top