olti
Neo
Nje artikull i 'Reportazh'!
Ndoshta e keni lexuar, apo ndoshta ekziston nje teme e tille tashme ne forum, mgjth une po e sjell kete artikull qe m'u duk shume interesant.
Dhëndurë dhe nuse shqiptare! Sfidë në Bari. Martesat me meshkujt dhe femrat sh qiptare, aktualisht më të preferuarat për barezët. Statistikat janë kokëforte. Shqiptarët, piratë zemrash në qytetin e Barit. Gjithçka fillon me një njohje të thjeshtë. Më pas historia mes gruas (burrit) bareze dhe burrit (gruas) shqiptar përfundon në altar. Një fakt që i bën disi xhelozë dhe frikëson paksa vendalinjtë e qytetit italian. Bashkëshorti shqiptar: më i lakmueshmi ndër konkurrentët e tij, ndodhet në vendin e parë në hierarkinë e përzgjedhjes së femrës bareze. Ai lë pas grekët, britanikët dhe afrikano-veriorët. Bashkëshortja shqiptare: ndjeshmëria dhe besnikëria, dy nga cilësitë më të spikatura që i karakterizon ato, ka bërë që meshkujt barezë të lënë kokën pas tyre. Por, ndërsa martesat mes meshkujve të vendit të shqiponjave dhe femrave bareze lind vetëm nga dashuria, një grua shqiptare nuk pranon të martohet lehtë. Mashkulli barez duhet t’i ofrojë asaj, veç të tjerash, edhe mbështetjen dhe garancinë pasurore. (me sa duket kjo është një tjetër veti që italianët parapëlqejnë tek ato). Për këtë shqiptaret janë gati t’u falin edhe disa vite më shumë bashkëshortit italian, në një kohë që meshkujt shqiptarë u falin moshën nuses së tyre bareze, për hir të dashurisë. Këto janë konkluzionet e një studimi në lidhje me martesat e përziera (kur një nga bashkëshortët është i huaj), të celebruara brenda këtij 10-vjeçari të fundit, 1992-2001, në Bari. Studimi është kryer nga profesoresha Xhovana da Molin, pedagoge e Historisë Sociale e Demografisë Historike dhe Sociale në Departamentin e Shkencave Historike dhe Gjeografike të Universitetit të Barit, dhe dr.Antonela Maria Delre. Duke iu referuar këtij studimi, brenda tre viteve të fundit martesa italo-shqiptare është më e përhapura.
Shqiptarët
Dashuria, kjo ndjenjë hyjnore, është i vetmi shkak që i bind femrat bareze të martohen me meshkujt shqiptarë. Ky është konkluzioni i një testimi të bërë mes femrave bareze në lidhje me shkakun se çfarë i bën ato që të martohen me meshkujt shqiptarë. Sipas statistikave, rreth 40,4 për qind (170) e grave bareze martohen me një të huaj. Nga këta, dhëndurët shqiptarë dhe ata grekë janë më të preferuarit, 32,3 për qind. Më pas vijnë bashkëshortët europianë, ku spikasin anglezët, me 26,5 për qind, ndërsa 12,3 për qind janë afrikano-veriorë. Mosha mesatare e meshkujve shqiptarë që martohen, është 27 vjeç ,ndërsa e gruas bareze 28 vjeç. Sipas studimit, 60,8 për qind e femrave bareze përzgjedhin bashkëshortë të cilët zhvillojnë një punë intelektuale ose atë të nëpunësit. Rreth 23 për qind e të huajve që punojnë dhe jetojnë në Bari, janë punëtorë të thjeshtë, zanatçij e bujq, ndërsa 16,6 për qind zhvillojnë një punë intelektuale.
Shqiptaret
Përse femrat shqiptare janë më të preferuarat për bashkëshortët barezë? Kjo është pyetja që profesoresha e studimit të martesave të përziera, Xhovana da Molin, është përpjekur t’u japë një përgjigje. “Gruaja shqiptare është më e ndjeshme dhe më besnike”, shpjegon ajo. “Nëpërmjet martesës, femra shqiptare kërkon mbështetje dhe garanci ekonomike. Një shqiptare është gati të martohet edhe me një person që është pak më i madh në moshë, por që të ketë një stabilitet ekonomik”, vazhdon pedagogia. Sipas statistikave, nga 59,6 për qind (251) e martesave të përziera mes një mashkulli barez dhe një femre të huaj, 51 për qind vijnë nga Europa Lindore, ku dominojnë shqiptaret dhe më pas polaket, sllavet dhe ruset; 12 për qind janë amerikano-jugore, kryesisht braziliane; 10,7 për qind vijnë nga Europa Perëndimore dhe 7,6 për qind nga Amerika Qendrore, kryesisht kubane. Duke iu referuar të dhënave të studimit, gratë e huaja që martohen me meshkujt barezë, vijnë nga 49 shtete të ndryshme. Mosha mesatare e femrës shqiptare është 32 vjeçe, ndërsa e bashkëshortit barez është 45 vjeç. Bashkëshortët barezë në përgjithësi zgjedhin si shoqe të tyre të jetës një grua shtëpiake. 64 për qind e femrave të huaja nuk zhvillojnë një aktivitet që prodhon të ardhura. Zakonisht ato janë studente apo të papunësuara. Sipas statistikave që vë në dispozicion studimi i pedagoges së Universitetit të Barit, janë 421 martesa të përziera, të cilat janë celebruar brenda këtij 10-vjeçari të fundit. Nga këto, 67,9 për qind kanë lidhur kurorë në zyrën e gjendjes civile në këtë qytet, ndërsa 32,1 për qind janë martuar duke respektuar ritin fetar.
Studimi
Për të realizuar studimin në lidhje me martesat e përziera (kur një nga bashkëshortët është i huaj), studiuesit kanë zgjedhur pikërisht Barin, pasi në këtë qytet ka më shumë emigrantë se në çdo qytet tjetër të Italisë. Brenda tre viteve të fundit në Bari ka pasur një bum të martesave të përziera, ku numrim më të madh e zënë çiftet italo-shqiptare. Studimi është kryer duke u mbështetur në regjistrat e akteve martesore. “Megjithatë ka dhe raste të tjera si bashkëjetesa apo martesat jo të regjistruara, të cilat nuk janë përfshirë në këtë studim”, tregon profesoresh Xhovana da Molin. Mosha mesatare e çifteve të përziera është 34,6 vjeç për dhëndrin dhe 29,7 vjeç për nusen. Një diferencë 5-vjeçare mes tyre. 31,6 për qind e burrave barezë që celebrojnë një martesë të përzier varion nga 27 në 31 vjeç, ndërsa mosha e gruas është 22 deri në 26 vjeç. Nuk përjashtohen rastet e martesave mes 60-vjeçarëve dhe 40-vjeçarëve. Siç shihet edhe nga statistikat e mësipërme, martesat e përziera ndodhin kryesisht mes personave që i përkasin një kulture homogjene mes europianëve apo edhe mes europianëve dhe amerikano-jugorëve, pra që i përkasin një kulture latine. Puna shkencore e kryer nga profesoresha Xhovana Da Molin, pedagoge e Historisë Sociale e Demografisë Historike dhe Sociale në Departamentin e Shkencave Historike dhe Gjeografike të Universitetit të Barit dhe dr.Antonela Maria Delre është prezantuar në ditën e studimit të popullusisë që është mbajtur javën tjetër në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Barit.