Një votë për dy politikanë

Një votë për dy politikanë

Analistët grekë vlerësojnë se zoti Karamanlis është më afër grekut të mesëm, ndërsa zoti Papandreu dëshiron ta ndryshojë grekun e mesëm. Zoti Karamanlis është veçanërisht dinamik, por qeverisja e tij u karakterizua nga një inerci e madhe</p>


Më 4 tetor, qytetarët grekë do të votojnë për qeverinë e re, natyrisht edhe për Kryeministrin që do të jetë kreu i ekzekutivit të Greqisë.Në zgjedhje marrin pjesë dhjetëra parti, dhjetëra kryetarë, por zgjedhja e grekëve për Kryeministër dhe jo për votën kufizohet te Kostas Karamanlis dhe Jorgos Papandreu.
Dy personalitete të jetës politike greke, me pasues, dashamirës e kundërshtarë, me miq e armiq, të shpallur e të fshehur. Dy personalitete me divergjenca politike e ideologjike, të cilat janë të njohura e të ditura tashmë, por edhe me ndryshime në karakter. Të dy premtojnë një revolucion politik, ekonomik, social, moral dhe paqësor, por njëri ishte në pushtet vitet e fundit, ndërsa tjetri ende nuk është provuar.Dy politikanë që vijnë nga familje me tradita në jetën politike të Greqisë, ndoshta mundet të quhen si pasardhësit e “fundit” të dinastive që kanë dominuar për gati një shekull jetën politike e ekzekutive të Greqisë.
Jo pak herë analistët grekë kanë paraqitur ndryshimet në personalitetin e dy politikanëve kryesorë të Greqisë.Kostas Karamanlis konsiderohet si orator i lindur e me një “paraqitje skenike” të shkëlqyer, ndërsa zoti Papandreu nuk shquhet për oratori, por konsiderohet si një “forcë e qetë”, shumë i vendosur për të arritur objektivat që i ka vënë vetes.Kostas Karamanlis konsiderohet nga analistët grekë si politikani klasik grek, që ha shumë, pi goxha, është shakaxhi. Nuk e ka problem të ulet në pjektoret e famshme të Athinës, të hajë biftekë e suvlake dhe të akuzojë “Davaxhinjtë e pushtetit”, që uzurpojnë gjithçka.Është nga ata njerëz që ka oratori, i kupton gjërat dhe thotë nëpër kafene: “Ah sikur të isha unë Kryeministër, të shikonit se çfarë do të bëja!”.Karakteristikë e Kryeministrit Karamanlis është se nuk para i pëlqen udhëtimet e gjata, në përgjithësi nuk i pëlqen fare udhëtimet. Preferon të rrijë në shtëpi me gruan e fëmijët, se sa të shkojë nëpër takime ndërkombëtare.
Nga ata që e njohin konsiderohet si tip i këndshëm për shoqërim, por është vërtetuar se shoqëritë nuk di ti zgjedhë, gjë që vërtetohet edhe nga skandalet e mëdha, në të cilat ishin pleksur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Lideri socialist, Jorgos Papandreu, kandidati më potencial aktualisht për postin e Kryeministrit, është diametral-isht i kundërt: nuk ha shumë, nuk pi fare, nuk thotë anekdota. Preferon shumë sportet, vrapin, çiklizmin, notin, në vend që të rrijë i ulur në ndonjë tavernë. Në kundërshtim me zotin Karamanlis, Jorgos Papandreu dëshiron e preferon të udhëtojë shumë jashtë shtetit, është president i Internacionales Socialiste dhe ndihet veçanërisht mirë dhe lirshëm me liderët e huaj. Është karakteristike për tu shënuar se në mes të fushatës elektorale, zoti Papandreu gjeti kohën që të shkonte për dy ditë në SHBA, për të folur në Samitin e G20 dhe të propozojë disa masa për ndryshimin e sistemit global ekonomik dhe të qeverisjes politike me synim kufi zimin e pabarazive. Po atë ditë që foli në Samitin e G20, zoti Papandreu shkoi të vizitonte Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut, i ftuar në një banket nga ish-presidenti Klinton.</p>


Miqtë e Kryeministrit aktual, zotit Kostas Karamanlis, janë funksionarë par-tiakë të Demokracisë së Re dhe shumicën e tyre ai i njeh qysh kur ishte i ri dhe anëtar i Forumit rinor të Demokracisë së Re në Athinë e Selanik. E kundërta ndodh me zotin Papandreu. Ndër miqtë e tij të ngushtë renditen edhe shumë personalitete të huaja, me rrezatim e infl uencë të madhe, si nobelisti Amartia Shen, arkitekti me famë botërore Xhuzepe Asebrilio, i cili me projektin e tij ndryshoi rrënjësisht pamjen e Barcelonës me ras-tin e Lojërave Olimpike.
Zoti Karamanlis për të mos humbur elektoratin e djathtë nga fashisti Karaxhaferris, u tërhoq në një “gjueti shtrigash”, me operacione policore me viktima emigrantët, për të kënaqur “ndjenjën e pasigurisë së grekëve”, ndërsa zoti Papandreu, qysh kur erdhi në krye të PASOK-ut, ishte shumë i hapur e i afërt me emigrantët. Madje shumë prej tyre i përfshiu edhe në Këshillin Kombëtar të partisë së tij.
Zoti Karamanlis u është shmangur prononcimeve të drejtpërdrejta në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ndërsa zoti Papandreu ka deklaruar hapur se me ardhjen e tij në pushtet do tu japë të gjithë fëmijëve të lindur në Greqi nënshtetësinë, ndërsa emigrantëve të ligjshëm të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.Analistët grekë vlerësojnë se zoti Karamanlis është më afër grekut të mesëm, ndërsa zoti Papandreu dëshi-ron ta ndryshojë grekun e mesëm. Zoti Karamanlis është veçanërisht dinamik, por qeverisja e tij u karakterizua nga një inerci e madhe.
Zotin Papandreu nuk e kemi parë ende të qeverisë. Zoti Karamanlis deklar-on se nuk e ka frikë koston politike kur duhet të ndërmarrë vendime e të veprojë në të mirë të popullit e Greqisë. Por zoti Karamanlis nuk guxoi jo të rithemelonte shtetin, ashtu siç kishte premtuar, por as të dëbonte miqtë e tij të ngushtë që ishin të implikuar në skandalet më të mëdha në jetën politike e ekonomike të Greqisë në pesë vitet e fundit që ai qeveris.
Në të kundërt, zoti Papandreu nuk ngurroi të dëbonte deputetë, anëtarë e funksionarë të lartë të partisë së tij, qoftë edhe miq të tij, të cilët ishin të implikuar në skandale, ose që ekzistonin edhe dys-hime se ishin të implikuar në skandale.Zoti Papandreu nuk ngurroi të largonte nga partia dhe grupi parlamentar i PASOK-ut edhe ish-kryeministrin Kostas Simitis, si edhe shumë funksionarë të tjerë të lartë dhe fi toi në luftën e ashpër për kreun e partisë kundrejt kandidatit tjetër, E. Venizelos.Në vija të përgjithshme ky është profili i dy personaliteteve, për të cilat do të votojnë qytetarët grekë më 4 tetor dhe që do ti qeverisë nga 5 tetori.Dhe grekët ndërmjet këtyre të dyve do të zgjedhin e do të marrin.(Shqip)</p>
LlnXIpd9VOQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23160. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23160
 
Top