Një trajtim i shpejtë i depresionit - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lajm i rëndësishëm për miliona vetë që luftojnë depresionin – 1 në10 amerikanë marrin barna kundër depresionit dhe ky trajtim zgjat me javë apo muaj.

Por në Institutin Kombëtar amerikan të Shëndetit, neuro-shkencëtarët po provojnë një grup të ri barnash kundër depresionit që mund të ofrojnë një mënyrë të re për luftimin e depresionit brenda një kohe shumë të shkurtër; jo javë e muaj, por vetëm disa orë.
Ilaçet tipike që përdoren sot kundër depresionit vënë në shenjestër serotonin në tru – një kimikat që kontrollon lumturinë, dhe rezultatet e trajtimit me këtë grup barnash mund të shihen vetëm pas 4 deri 6 javësh. Ndërsa ilaçi i ri, që është duke u eksperimentuar, vepron krejt ndryshe pasi në shenjestër vë sistemin glutomate në tru, duke ndikuar tek neuronet që kontrollojnë gjendjen shpirtërore a psikologjike, dhe rezultati apo ndryshimi i gjendjes së pacientit mund shihet brenda pak orëve.

b.gif
 
Top